Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
GJERMANIA- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit. Gjatë një telefonate të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas njoftimit të Berlinit, Scholz ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Gjermania ka riafirmuar mbështetjen e tij për këtë proces. Ai [Scholz] ka qartësuar obligimet e Serbisë për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit”, u tha në njoftim.
Këtë marrëveshje, së bashku me Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia e kanë arritur vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por ndërmjetësi ka thënë se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët. Blloku evropian ka thënë se palët nuk kanë nisur zbatimin e saj. Marrëveshja prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Ndërkaq, Vuçiç përmes një postimi në Instagram, tha se me Scholz ka biseduar për situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Udhëheqësi serb tha se ka informuar kancelarin gjerman “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për themelimin e Asociacionit, më 2013 dhe 2015. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke thënë se duhet të harmonizohet përmes akteve nënligjore.
Megjithatë, qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës refuzuan ta zbatojnë marrëveshjen, duke shprehur frikë se asociacioni i tillë njëentik mund të ndikojë në funksionalitetin e duhur të shtetit. Gjermania, së bashku me shtetet e tjera në BE, por edhe Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka thënë se ekzekutivi që ai udhëheqë refuzon që të pranojë që Asociacioni të jetë kusht për pranimin e vendit në organizatën e Këshillit të Evropës.
“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti më 8 maj.
Vuçiq, gjatë bisedës me Scholz po ashtu i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në rrugën e integrimit evropian.
“E ritheksova se Serbia vazhdimisht avokon për intensifikimin e aktiviteteve diplomatike në kontekstin e të gjitha konflikteve aktuale dhe çështjeve të hapura që rëndojnë Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e ka demonstruar gjithmonë në të gjitha forumet dhe iniciativat”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Në procesin e zgjerimit të BE-së aktualisht ndodhen dhjetë shtete, përfshirë gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor. Prej shteteve që janë në këtë proces, nëntë kanë statusin e vendit kandidat, ndërsa vetëm Kosova nuk e ka atë status. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar nga Bashkimi Evropian./ REL
Ulf Kristersson SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve b&...
Dinari KOSOVË- Duke nisur nga sot, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha tranzitore e...
Vuçiç SERBI- Profesori në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit, Drashko Bjelica është shprehur së fundmi se pres...
Kurti KOSOVË- Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para t&eum...
Sergei Lavrov MOSKË- Ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi sot se nëse Perëndimi dëshiron të...
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë të hënë 25-vjetorin e Masakrës s&e...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut qeveria e re do të marrë në dorë situa...
Foto ilustruese KOSOVA- Komuna e Dragashit javën e kaluar ka bërë kërkesë që procesi i regjistrimit të popullsisë &...
Përmbytjet INDONEZI- Ekipet e shpëtimit gjetën më shumë trupa të hënën pas përmbytjeve në ishullin ...
Buenos Aires BUENOS AIRES - Aktivistët e komuniteti LGBTI+ kanë reaguar ashpër pas vrasjes së tre grave fundjavën e kaluar n&...