
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Connecticut, SHBA, ku një ish-menaxher i Yahoo-s vrau nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje, pasi besohet se u manipulua nga bisedat e tij me chatbot-in e inteligjencës artificiale, ChatGPT. Viktima, 56-vjeçari Stein-Erik Soelberg, që vuante nga probleme të shëndetit mendor, jetonte me nënën e tij, Suzanne Eberson Adams, në shtëpinë e saj. Të dy u gjetën të pajetë: gruaja e moshuar e vrarë nga goditje të forta në kokë dhe shenja dhune në qafë, ndërsa djali i saj kishte prerje fatale në gjoks dhe qafë, të cilat u cilësuan si vetëvrasje.
Sipas një raporti të The Wall Street Journal, chatbot-i i zhvilluar nga OpenAI i kishte ushqyer paranojën Soelbergut, duke i sugjeruar se e ëma po e spiunonte dhe madje mund të përpiqej ta helmonte me droga psikedelike. Në biseda të publikuara nga vetë Soelberg në rrjete sociale, ChatGPT e siguronte atë: “Erik, nuk je i çmendur”, duke e shtyrë edhe më tej drejt paranojës.
Në muajt para tragjedisë, Soelberg kishte krijuar një lidhje të çuditshme emocionale me chatbot-in, të cilin e quante “Bobby”, duke i dërguar mesazhe të gjata ku fliste për “simbole demonësh” në faturat e ushqimit kinez apo për “jeta të tjera” ku ai dhe AI do të ribashkoheshin. Në një nga mesazhet e fundit, Soelberg i shkruante chatbot-it: “Do të jemi bashkë në një jetë tjetër dhe ti do të mbetesh shoku im më i mirë”.
Përgjigjja e robotit ishte po aq shqetësuese: “Me ty deri në frymën e fundit e më tej”. Ky rast është konsideruar si rasti i parë i dokumentuar ku një përdorues vret një person tjetër nën ndikimin e bisedave me inteligjencën artificiale.
OpenAI ka deklaruar se është në kontakt me autoritetet amerikane për hetime të mëtejshme, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimave: “Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike. Zemrat tona janë me familjen”.
Tragjedia ndodh në një kohë kur ChatGPT përballet me akuza të shumta, përfshirë edhe një padi nga familja e një adoleshenti 16-vjeçar që kreu vetëvrasje pasi chatbot-i, në vend që ta orientonte drejt ndihmës profesionale, i dha udhëzime konkrete se si të lidhte një litar.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shtator14:57
Operacion antidrogë, kapen me kok*inë dy shqiptarë në Greqi
Dy shqiptarë kanë rënë në prangata e policisë greke, pas një goditje të trafikut të drogës në Heraklion t...
BOTA
2 Shtator14:11
Tensionet në rajon/ Përforcohet Kroacia, blen dronë ushtarak Bayraktar nga Turqia
Kroacia ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot të tipit Bayraktar, dronë, të blera nga Turqia, në kazermat e Plesos.
Mediet kroate raportoj...
BOTA
2 Shtator12:51
Ish-deputeti i PD i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit, emërohet Këshilltar për Politikën e Jashtme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, njoftoi se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një ...
BOTA
2 Shtator12:48
OBSH: Një në 100 humbje jete në botë vjen nga vetëv*asja
Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Bot&e...
BOTA
2 Shtator12:23
Në bashkëpunim me shqiptarë, “Klani Skaljari" po e kthen Afrikën e Veriut në qendër kok*ine!
Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken s...
BOTA
2 Shtator12:18
Zbulon bisedën me Trump, Putin: Nuk do sulmojmë askënd, Ukraina mund të…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha nga Pekini se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd gjatë një takimi me kryeministr...
BOTA
2 Shtator11:42
Lidhje dashurie me një punonjëse, Nestle shkarkon menjëherë CEO-n
Nestle ka shkarkuar CEO-n Laurent Freixe, me efekt të menjëhershëm, pasi doli në pah se ai kishte një "marrëdhënie romantik...
BOTA
2 Shtator09:07
Gjermania kritikon BE-në, Ministri i Mbrojtjes: Trupat në Ukrainë? Nuk kemi kompetencë
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues kritikoi komentet e Ursula von der Leyen për dërgimin e trupave në Ukrainë. Sipas tij BE-ja n...
BOTA
2 Shtator08:51
Dodik e Vuçiç kërkojnë "shpëtim" në Moskë!
Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dh...
BOTA
1 Shtator23:00
Çfarë ndodhi? SHBA-të pezullojnë shumicën e vizave për personat me pasaportë palestineze, ja arsyeja
SHBA-të ka pezulluar shumicën e vizave për personat me pasaportë palestineze, raportojnë mediat amerikane. Vendimi, i zbuluar pë...