
Bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit u ndërprenë, megjithëse armëpushimi vazhdon midis fqinjëve të Azisë Jugore.
Zëdhënësi i talebanëveZabihullah Mujahid tha se negociatat kishin dështuar për shkak të këmbënguljes së Islamabadit që Afganistani të marrë përgjegjësinë për sigurinë e brendshme të Pakistanit, një kërkesë që ai e përshkroi si përtej “kapacitetit” të Afganistanit.
Por, tha ai, “Armëpushimi që është vendosur nuk është shkelur nga ne deri më tani dhe do të vazhdojë të respektohet.”
Të premten, Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, tha se bisedimet e paqes me Afganistanin në Stamboll, që synonin parandalimin e përplasjeve të reja kufitare, kishin dështuar , duke shtuar se armëpushimi do të zbatohej për sa kohë që nuk do të kishte sulme nga toka afgane.
Trupat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr për pak kohë të enjten përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, në të njëjtën ditë që bisedimet e paqes rifilluan në Stamboll.
Ushtritë e fqinjëve të Azisë Jugore u përleshën muajin e kaluar, duke vrarë dhjetëra persona, në dhunën më të keqe që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021.
Të dyja palët nënshkruan një armëpushim në Doha në tetor, por një raund i dytë negociatash në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje afatgjatë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi grupet militante armiqësore ndaj Pakistanit që veprojnë brenda Afganistanit.
Për dekada të tëra, Pakistani dhe talebanët kanë pasur marrëdhënie të ngrohta, por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Përleshjet e tetorit pasuan sulmet ajrore pakistaneze në fillim të muajit në Kabul – ndër të tjera – që synonin kreun e talebanëve pakistanezë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Nëntor09:53
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?
Prania dinamike e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në takimin e Donald Trump me Viktor Orb&aac...
BOTA
8 Nëntor09:52
Gjendet një trupë i djegur/ Policia greke: Proçes i vështirë identifikimi shkak karbonizimi
Banorët e Vitoia në Athinë kanë mbetur të tronditur, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar brenda një makine t&eu...
BOTA
8 Nëntor09:51
Aksidenti ajror në Kentucky/ Ndërrojnë jetë 14 persona, vijojnë kërkimet për 9 persona të zhdukur
Një avion mallrash me destinacion Hawain u rrëzua të martën pasdite menjëherë pas ngritjes, duke shkatërruar ndërtesat...
BOTA
8 Nëntor09:27
Ushtria amerikane godet një anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge
Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, duke vrarë tre persona ...
BOTA
8 Nëntor08:29
Trump i jep Hungarisë përjashtim njëvjeçar nga sanksionet energjetike ruse
Donald Trump e ka përjashtuar Hungarinë nga sanksionet për shkak të blerjeve të vazhdueshme të naftës dhe gazit rus pë...
BOTA
8 Nëntor08:12
Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali
Ministria e Jashtme franceze u ka rekomanduar të premten shtetasve francezë që ndodhen në Mali të largohen përkohësisht nga...
BOTA
7 Nëntor23:59
‘Një takim 20-minutësh me një grabitqar të Tinderit më shkatërroi jetën për vite me radhë’
Një grua që u lidh në Tinder me grabitqarin Christopher Harkins thotë se iu nënshtrua kërcënimeve me vdekje dhe abuzimit q&eu...
BOTA
7 Nëntor23:40
Afrikanë nga 30 shtete luftojnë në Ukrainë
Mbi 1.400 qytetarë nga mbi 30 shtete afrikane po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, tha të premten ministri i Jashtëm ...
BOTA
7 Nëntor22:48
Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 2000 fluturime
Më shumë se 2,000 fluturime në Shtetet e Bashkuara u anuluan ose u vonuan të premten, si pasojë e kufizimeve të vendosura nga auto...
BOTA
7 Nëntor22:36
SHBA i heq sanksionet presidentit sirian, Ahmet al-Sharaa para vizitës në Shtëpinë e Bardhë
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të...