BOTA

Bisedimet e reja për Ukrainën theksojnë përçarjet mes SHBA-së dhe Evropës

r.ll Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 10:09
Bisedimet e reja për Ukrainën theksojnë përçarjet mes
lideret e be

BRUKSEL- Një javë tjetër e mbushur me planifikime ushtarake dhe diplomaci do të nxjerrë sërish në pah përçarjet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë sa i përket politikës ndaj Ukrainës, me dy takime kyçe të njëpasnjëshme në selinë e NATO-s në Bruksel.

SHBA do të mungojë në takimin e parë dhe pritet të mos ketë ndonjë rol të rëndësishëm as në të dytin, pasi vendet evropiane synojnë të ecin përpara me planet e tyre.

Takimi i parë, më 10 prill, do të mbledhë Ministrat e Mbrojtjes nga siç njihet "koalicioni i vendeve të gatshme për veprim", që përfshin edhe vende jashtë Evropës si Kanadaja dhe Australia.

Ky grup prej 30 shtetesh u krijua në fillim të marsit pas një përplasjeje të ashpër mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Një nga objektivat kryesore të këtij koalicioni është formimi i një force ushtarake që do të dislokohej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje.

Por një problem i madh për krijimin e kësaj force është mungesa e mbështetjes nga SHBA. Shumë vende, përfshirë Britaninë, kanë deklaruar se kjo do të ishte e mundur vetëm me një "garanci nga SHBA" – që nënkupton mbështetje ajrore, logjistikë dhe inteligjencë.

Deri më tani, nuk ka sinjale të qarta nga SHBA-ja që do ta marrë këtë rol. Ish-komandanti i NATO-s në Evropë, Philip Breedlove, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk besonte se ekziston vullneti politik në Uashington për ta bërë këtë – por theksoi se Evropa duhet të ecë përpara me planet e saj gjithsesi.

“Nëse z. Putin sheh përtej gardhit një koalicion të madh të të gatshmëve, që përfshin Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, ai do të mendohet dy herë”, tha ai.

Nuk është ende e qartë nëse Gjermania do të marrë pjesë në ndonjë prani ushtarake në Ukrainë, pasi vendi ndodhet në një periudhë tranzicioni politik pas zgjedhjeve të shkurtit dhe është në proces formimi të një qeverie të re.

Britania dhe Franca po udhëheqin koalicionin, duke premtuar përkrahje ushtarake për misionin, dhe do të jenë mikpritës të takimit të 10 prillit.

“Unë mendoj se Evropa mund ta bëjë këtë vetë”, tha Breedlove.

“Ushtria ruse është e rraskapitur. Ajo ka nevojë urgjente për një periudhë paqeje që të riorganizohet dhe të ripajiset. Do të ishte dhurata më e madhe që mund t’ia jepnim Rusisë, po ta lejojmë të rindërtohet”, shtoi ai.

Deklaratat e tij përputhen me ato të ish-komandantit të ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i cili muajin e kaluar i tha REL-it se forcat evropiane kishin "gra dhe burra të pajisur mirë" që mund ta përballonin detyrën pa përfshirjen e SHBA-së. Megjithatë, përfshirja e SHBA-së mbetet ende një pikë kyçe në agjendë.

“Evropianët duhet ta bindin Trumpin që ta mbështesë këtë ide”, tha Jamie Shea, ish-zyrtar i lartë në NATO.

“Është e qartë që kjo do të jetë një forcë e vogël dhe jo në vijën e parë të frontit... Por pyetja e madhe është: a do të dislokohet ndonjëherë kjo forcë nëse nuk ka paqe dhe lufta vazhdon”, shtoi ai.

Një ditë pas bisedimeve të koalicionit të të gatshmëve, përçarjet transatlantike do të dalin sërish në pah në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i krijuar në vitin 2022 nga ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin drejtonte këto takime që kishin për synim koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas agresionit të plotë të Rusisë. Por pasardhësi i tij, Pete Hegseth, sipas të gjitha gjasave do ta anashkalojë takimin. Një deklaratë e Pentagonit më 4 prill tha se ai do të udhëtojë për në Panama.

Liderët e aleatëve tanë evropianë duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e kontinentit”, tha Hegseth në shkurt.

“Vlerat janë të rëndësishme. Por nuk mund të qëllosh me vlera. Nuk mund të qëllosh me flamuj apo me fjalime të forta. Nuk ka zëvendësim për fuqinë e vërtetë ushtarake,” shtoi ai, duke i bërë thirrje Evropës të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Hegseth i bëri këto komente një ditë pasi mori pjesë, por nuk e drejtoi, takimin e fundit të Grupit të Kontaktit.

“Mungesa e Hegseth-it nënkupton që SHBA-ja nuk ka asnjë paketë të re ndihme për të shpallur”, tha ish-zyrtari i NATO-s, Shea.

“SHBA-ja ka të ngjarë që ende po e lidh ndihmën me rezultatin e negociatave për marrëveshjen mbi mineralet me Ukrainën. E konsideroj Sekretarin Hegseth si mik. Por mendoj se është një gabim i madh që ai nuk merr pjesë”, tha Breedlove.

“Amerika duhet të vazhdojë të tregojë udhëheqje në Evropë”, shtoi Breedlove./REL

europe shba lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan