Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
BJELLORUSIA- Liderët e Kinës, Rusisë, Turqisë, Pakistanit, të katër prej pesë ish-republikave sovjetike nga Azia Qendrore, si dhe liderë të tjerë shtetërorë, e vazhduan të enjten në Kazakistan samitin dyditor të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO).
SCO-ja është një grupim rajonal i promovuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit. Liderët e nisën ditën e dytë dhe të fundit të samitit duke e pranuar Bjellorusinë si anëtare të re. Ky vendim ishte i pritshëm dhe e avancon liderin autoritar Alyaksandr Lukashenka në rrugën e tij antiperëndimore, pas zgjedhjeve të kontestuara para katër vjetëve, të cilat nxitën protesta të papara rrugore dhe një luftë brutale ndaj tyre.
Lukashenka synoi anëtarësimin e Bjellorusinë në SCO për më shumë se një dekadë. Në tri vjetët e fundit, vendimet e tij për t’i “armatosur” emigrantët nga vendet e treta në kufirin e Bjellorusisë me fqinjët e saj nga Bashkimi Evropian dhe për t’i lejuar trupat ruse ta kryejnë pushtimin e plotë të Ukrainës nga territori bjellorus, e kanë larguar edhe më shumë Lukashenkan nga Perëndimi dhe e ka rritur varësinë e tij në Moskën.
Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO. Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”.
Analistët kanë thënë se Lukashenka do të shpresojë se anëtarësimi në SCO do ta rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin shumë të nevojshëm tregtar dhe ekonomik të Bjellorusisë me Kinën, duke e ulur njëkohësisht varësinë e regjimit të tij në Moskën.
SCO-ja është organizatë politike, ekonomike, e mbrojtjes dhe sigurisë, e themeluar nga Kina dhe Rusia më 2001. Me pranimin e Bjellorusisë, ajo tani ka 10 vende anëtare, përfshirë Indinë dhe Pakistanin, që iu bashkuan më 2017, dhe Iranin, që u anëtarësuar më 2023.
Katër nga pesë ish-republikat sovjetike nga Azia Qendrore janë anëtare po ashtu. Vetëm Turkmenistani nuk është pjesë e tij. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, u takuan në ditën e parë të samitit në Astana.
Mediat ruse e cituan Putinin duke thënë se SCO-ja “po e forcon rolin si njëri prej shtyllave kryesore të një rendi botëror të drejtë dhe shumëpolare”. Xi, i cili i ka dhënë Rusisë mbështetje diplomatike përballë kundërshtimeve nga Perëndimi gjatë pushtimit dyvjeçar të Ukrainës, e quajti Putinin “mik të vjetër” në Astana.
Ai përmendi “shpresat për miqësi ndër breza” si përgjigje për “ndryshimin e vazhdueshëm të situatës ndërkombëtare”./ REL
Rusi RUSI- Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat ...
Foto ilustruese KOSOVË- Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë...
Foto ilustruese AUSTRALI- Policia australiane njoftoi sot se ka gjetur mbetje që mund t'i përkasin një 12-vjeçari e cila u sulmua nga...
Angli ANGLI- Britanikët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të enjten, me Partinë Laburiste në...
Kanada KANADA- Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti dhe mbetën t...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina i ka rrëzuar 21 prej 22 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës, njoftoi Forca A...
Shpata FRANCË- Një shpatë e lashtë e njohur si versioni francez i 'Excalibur' legjendar të Mbretit Arthur &eum...
foto ilustruese SHBA- Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet së shpejti, nga 9 deri më 11 korrik. Radio Evropa e Lirë s...
joe biden SHBA- Pas performacës së tij shkatërrimtare në debatin televiziv javën e kaluar, presidenti Biden me sa duket për h...
Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të mërkurën me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër...