Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

GAZA- Izraeli mbrojti sulmin ndaj një shkolle të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të kthyer në strehë për të shpërngulurit palestinezë, në qendër të Gazës. Izraeli thotë se gjashtë punonjësit e organizatës humanitare të OKB-së që ishin mes 18 të vrarëve, ishin anëtarë të Hamasit. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se do të ngrejë çështjen e mbrojtjes së punonjësve të organizatave humanitare me Izraelin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara Sekretari Blinken gjithashtu e kritikoi Hamasin, që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste, për "fshehjen" në vendet ku gjenden civilët.
Shkolla 'Al-Jawni' në Gazën qendrore është goditur disa herë nga sulmet ajrore izraelite që nga fillimi i përgjigjes ushtarake ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Sulmi i fundit, të mërkurën, vrau 18 njerëz.
OKB thotë se gjashtë nga të vrarët punonin për UNRWA, agjencinë e saj për refugjatët palestinezë, duke përfshirë edhe menaxherin e strehës. Rreth 12,000 njerëz janë strehuar në shkollë.
Izraeli mbrojti sulmin dhe tha se punonjësit e OKB-së ishin në fakt anëtarë të Hamasit.
“Kur një shkollë nuk është më shkollë, por bëhet qendër komandimi i Hamasit për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave tona dhe kundër popullit tonë në Izrael, atëherë ai bëhet objektiv legjitim”, thotë David Mencer, zëdhënës i qeverisë izraelite.
OKB-ja as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon akuzën e Izraelit se të vrarët ishin anëtarë të Hamasit.
Gjatë vizitës në Poloni të enjten, Sekretari Antony Blinken bëri thirrje përsëri për një armëpushim dhe kritikoi të dyja palët.
“Zonat që shfrytëzohen për qëllime humanitare duhet mbrojtur. Kjo është diçka që ne vazhdojmë ta ngremë me Izraelin. Në të njejtën kohë ne vazhdojmë të shohim Hamasin duke u fshehur dhe duke përdorur këto vende për të kryer operacionet e tij”, tha sekretari Blinken.
Izraeli ka akuzuar vazhdimisht punonjësit e OKB-së se janë të lidhur me grupet militante në Gazë.
“Ne e kemi dëgjuar këtë më parë, por nuk kemi parë prova. Mbetet për t'u parë nëse zyrtarët amerikanë i kanë parë ato prova. Por ajo që dimë është se kishte mijëra njerëz që ishin strehuar në këtë shkollë. Ne e dimë se është shkolla e gjashtë që vihet në shënjestër që nga 1 tetori nga ushtria izraelite dhe e dimë gjithashtu se ka rregulla lufte”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Ndërkohë, Turqia e fajëson Izraelin dhe njoftoi nisjen e hetimit të saj për vdekjen e Aysenur Ezgi Eygi-t, aktiviste turko-amerikane e cila u vra nga forcat izraelite javën e kaluar ndërsa protestonte në Bregun Perëndimor.
“Ne do të ndërmarrim çdo hap ligjor për të siguruar që gjaku i Aysenur Ezgi Eygi-t tonë të mos mbetet në tokë”, tha presidenti turk.
Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vazhduar për 11 muaj, pavarësisht trysnisë së Uashingtonit që palët të arrijnë një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Hamasi, grupi i përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se është gati të zbatojë propozimin amerikan pa kushte të reja nga asnjëra palë.
Pikat kryesore përfshijnë kontrollin e korridorit të Filadelfit, një zonë e ngushtë toke në kufirin e Gazës me Egjiptin. Shtetet e Bashkuara thanë të shtunën se një propozim më i detajuar për armëpushim do të bëhet në ditët e ardhshme./VOA
BULLGARI- Një avion ushtarak është rrëzuar gjatë stërvitjes, ku si pasojë humbën jetën dy pilotë. Konkretish...
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në B...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka larguar të premten prej listës së sanksioneve, Violetta Prigozhinan, nënën e liderit të ndjer&eu...
SHBA- Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata kinezë po zhvillojnë bisedime përpara zgjedhjeve presidenciale n&...
BRITANI E MADHE- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeminstri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të takohen sot në Shtëp...
UKRAINA- Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave që po mbaheshin nga Rusia në një shkëmbim të ri të burgosurish me Moskë...
RUSIA- Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë...
KINA- Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi sh...
Narin Guran TURQI- Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u ...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Pasi qeveria de facto e talibanëve shkëputi raportet me një numër misionesh diplomatike që operonin ja...