Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata kinezë po zhvillojnë bisedime përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe rreth Tajvanit vazhdojnë të rriten. Një komandant i lartë kinez do të vizitojë komandën amerikane të Indo-Paqësorit në Havai javën e ardhshme, ndërsa zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes mbërritën në Kinë.
Në Tajvan, stërvitjet me raketa reale janë një mënyrë se si ishulli i pavarur përgjigjet ndaj inkursioneve të shpeshta të forcave kineze në hapësirën ajrore dhe ujërat e tij.
Për të mbajtur nën kontroll tensionet, qofshin ato mes Pekinit dhe Tajvanit apo ato mes Pekinit dhe Manilës në Detin e Kinës Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po shpeshtojnë kontaktet mes tyre.
Të dyja pikat e nxehta janë padyshim një shqetësim, që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i nxorri në pah këtë javë gjatë Dialogut Strategjik SHBA-Britani.
“Ne diskutuam edhe mbi përpjekjet e përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe lirinë e lundrimit dhe fluturimit në Detin e Kinës Jugore. Për ne, ruajtja e paqes dhe stabilitetit, ruajtja e status-kuosë është thelbësore. Kjo është thelbësore për vendet në mbarë botën”, tha ai.
Në Uashington, Kongresi po shqyrton një numër projekt-ligjesh, që kanë në shënjestër Kinën përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Një projekt-ligj i miratuar së fundmi nga Dhoma e Përfaqësuesve kërkon të frenojë një sulm të mundshëm kinez apo bllokadë të Tajvanit përmes sanksioneve ekonomike ndaj udhëheqjes së lartë të Kinës.
“Problemi qëndron tek qeveria kineze, jo populli i Kinës. Akti i Frenimit të Konfliktit në Tajvan e merr parasysh këtë, duke nxitur publikimin e pasurive të siguruara përmes korruspsionit nga udhëheqja më e lartë e Republikës Popullore të Kinës. Projektligji do të detyronte zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze të përballen me zemërimin e popullit të tyre”, thotë ligjvënësja republikane Young Kim, e cila është kryetare e Nënkomisionit të Indo-Paqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në Pekin, zyrtarët kinezë kanë kritikuar Dhomën e Përfaqësuesve për shqyrtimin e projekt-ligjeve të ashpra lidhur me Kinën këtë javë, duke u zotuar të përgjigjen me kundërmasa të forta nëse ato miratohen.
Pavarësisht këtyre tensioneve, të dy vendet po punojnë për të stabilizuar situatën. Analistët thonë se mbajtja e kanaleve të hapura të komunikimit ushtarak është thelbësore për shmangien e gabimeve.
“Zhvillimi i këtyre bisedave eliminon hamendjen nga analiza mbi arsyet e veprimeve të kinezëve dhe parashikimin e veprimeve të tyre të ardhshme. Kjo zvogëlon hapësirën për llogaritje të gabuara apo keqkuptime rreth qëllimeve të veprimeve të secilës palë”, thotë eksperti Ryan Hass nga Instituti Brookings.
Në vizitën e tij në Kinë në fund të muajit të kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, konfirmoi se presidenti amerikan Joe Biden do të flasë me udhëheqësin kinez Xi Jinping në javët e ardhshme./VOA
BRITANI E MADHE- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeminstri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të takohen sot në Shtëp...
UKRAINA- Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave që po mbaheshin nga Rusia në një shkëmbim të ri të burgosurish me Moskë...
RUSIA- Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë...
KINA- Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi sh...
Narin Guran TURQI- Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u ...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Pasi qeveria de facto e talibanëve shkëputi raportet me një numër misionesh diplomatike që operonin ja...
Foto ilustruese KOSOVË- Aroma e burgerëve të një restoranti me pronar shqiptar nuk i josh shumë qytetarë të Mitrovic&eum...
pamje nga bastisjet KOSOVË Dy institucione të tjera paralele serbe janë vënë në shënjestër nga autoritetet sht...
Foto ilustruese GJERMANIA- Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndet&eum...
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdre...