Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

UKRAINA- Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave që po mbaheshin nga Rusia në një shkëmbim të ri të burgosurish me Moskën, njoftoi të premten Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Shkëmbim u mundësua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i agjencisë ushtarake të zbulimit të Ukrainës.
“Një kthim tjetër i njerëzve tanë – një objektiv i përhershëm i yni për të cilin ne punojmë pa pushim për ta realizuar... Duhet t’i sjellim në shtëpi të gjithë njerëzit tanë, ushtarë e civilë”, tha Presidenti Zelenskyy në një postim në platformën sociale X, ndërkohë që njoftoi për shkëmbimin e 56 personave me Rusinë.
Shefi i kabinetit të zotit Zelenskyy, Andriy Yermak tha në platformën Telegram se në mesin e ukrainasve të liruar ishin shtatë civilë si dhe pjesëtarë të forcave të armatosura, të gardës kombëtare, policisë si dhe pjesëtarë të shërbimit kufitar. Ukraina nuk njoftoi se sa shtetas rusë janë liruar. Moska ende nuk ka komentuar për këtë shkëmbim.
Pamjet nga një vend i paidentifikuar, të publikuara nga Ukraina tregonin pjesëtarët e forcave të sigurisë që po priteshin me buqeta lulesh, përqafime dhe parulla ku shkruhej: “Ju faleminderit që qëndruat.” Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer shpesh të burgosur që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Shkëmbimi i të premtes është i dyti që kur Ukraina nisi sulmin e ndërkufitar në rajonin rus të Kurskut në fillim të gushtit.
Ukraina thotë se ka rrëmbyer të paktën 600 ushtarë rusë gjatë këtij operacioni dhe se përmes tyre do të sigurojë kthimin e ukrainasve të kapur nga forcat ruse. Zoti Yermak tha se disa nga ukrainasit e liruar kishin qenë pjesë e forcave që kanë mbrojtur Mariupolin dhe fabrikën e çelikut Azovstal në portin jugor, skenë e luftimeve të ashpra dhe që tani është pushtuar nga forcat ruse. Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets tha se deri më tani Ukraina ka siguruar kthimin e 3,569 personave që po mbaheshin nga Rusia që nga fillimi i luftës./ VOA
RUSIA- Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë...
KINA- Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi sh...
Narin Guran TURQI- Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u ...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Pasi qeveria de facto e talibanëve shkëputi raportet me një numër misionesh diplomatike që operonin ja...
Foto ilustruese KOSOVË- Aroma e burgerëve të një restoranti me pronar shqiptar nuk i josh shumë qytetarë të Mitrovic&eum...
pamje nga bastisjet KOSOVË Dy institucione të tjera paralele serbe janë vënë në shënjestër nga autoritetet sht...
Foto ilustruese GJERMANIA- Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndet&eum...
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdre...
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë, të angazhuar për Ballkanin, kanë paralajmëruar se Kosova mu...
Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...