Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rishikim rrënjësor të marrëveshjes së mbrojtjes me Danimarkën, me synimin për të hequr të gjitha kufizimet ligjore dhe politike mbi praninë e saj ushtarake në Groenlandë. Sipas Bloomberg, Uashingtoni dëshiron të rishkruajë pikat kyçe të marrëveshjes, duke i dhënë vetes liri të plotë veprimi ushtarak në ishullin strategjik të Arktikut.
Marrëveshja origjinale e vitit 1951, e ndryshuar në vitin 2004, parashikon që SHBA duhet të konsultohet dhe të informojë Danimarkën dhe Groenlandën për çdo ndryshim të rëndësishëm në aktivitetet apo objektet ushtarake. Kjo klauzolë është pikërisht ajo që negociatorët amerikanë synojnë të dobësojnë ose të heqin, për të shmangur çdo angazhim detyrues.
Burime të njohura me bisedimet i thanë Bloomberg se SHBA po kërkon një formulim që garanton liri të plotë lëvizjeje dhe operimi, pa kufizime kohore apo operative. Megjithatë, detajet përfundimtare të marrëveshjes mbeten ende objekt negociatash. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, deklaroi se nëse marrëveshja finalizohet, Shtetet e Bashkuara do të arrijnë objektivat e tyre strategjike në Groenlandë “me kosto minimale dhe në baza të përhershme”. Ambasada daneze në Uashington nuk pranoi të komentojë zhvillimet.
Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar publikisht këtë linjë, duke njoftuar se ekziston një “kornizë për një marrëveshje të ardhshme” pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai theksoi se NATO do të përfshihet në proces dhe se brenda dy javësh do të bëhej e qartë nëse Danimarka ka dhënë pëlqimin e saj. Në një intervistë për Fox Business, Trump deklaroi se SHBA synon “akses ushtarak të plotë, pa afat kohor”, duke përfshirë vendosjen e sistemeve raketore dhe forcimin e pranisë së NATO-s në Arktik. Sipas Bloomberg, marrëveshja mund të përfshijë edhe të drejta minerare që synojnë përjashtimin e interesave kineze, në këmbim të angazhimit amerikan për të mos vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane.
Një marrëveshje e tillë mund të ndihmojë në zbutjen e asaj që konsiderohet si kriza më e rëndë në marrëdhëniet transatlantike që nga themelimi i NATO-s. Aktualisht, SHBA mban vetëm një bazë kryesore në Groenlandë, me rreth 150 ushtarakë dhe mbi 300 kontraktorë, një prani shumë më e reduktuar krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë. Megjithatë, mbetet e paqartë se deri në çfarë mase Danimarka dhe Groenlanda do të pranojnë zgjerimin e pakufizuar të pranisë amerikane. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se është e hapur për zgjerim të marrëveshjes, por vetëm “në mënyrë të duhur dhe respektuese”.
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Helsinki, ku një burrë 80-vjeçar u gjet duke jetuar në një bodrum t&...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet për veprim ushtarak kundër Iranit, ndërsa raportet për rri...
Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje...
SHBA-të dhe BE-ja shpresojnë të tërheqin 800 miliardë dollarë fonde publike dhe private për të ndihmuar në rind&eum...
Administrata Trump akuzohet sërish për sjellje të pandershme dhe propagandë politike, pasi Shtëpia e Bardhë publikoi në rrj...
Komentet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se trupat e NATO-s qëndruan larg vijës së frontit në Afganistan ishin "fyese dhe si...
Bisedimet e para trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar në Abu Dhabi, njoftojnë Emiratet ...
Babai i Paolo-s, nxënësit 14-vjeçar që u vetëvra në Itali, ka folur për herë të parë, duke thënë...
Policia gjermane ka arrestuar tre persona në një hangar (hapësirë ku qëndrojnë aeroplanët) ku ndodhej edhe avioni privat i ka...
"Ky samit vjen në një moment historik veçanërisht kompleks, i cili e detyron Evropën të zgjedhë nëse do të jet&eu...