Kthjellime dhe vranësira, në zonat malore priten reshje shiu! Ja si do të jenë temperaturat
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë...
DASHI Ka ende disa tensione në punë që po ju pengojnë të çoni përpara projektet ashtu siç dëshironi. Nuk ju m...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Franca pritet të refuzojë një ftesë për të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bord të Paqes për Rripin e Gazës të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, sipas një zëdhënësi presidencial.
“Ashtu si shumë vende të tjera, Franca është ftuar të bashkohet me ‘këshillin e paqes’, dhe aktualisht po shqyrton kuadrin ligjor të propozuar së bashku me partnerët e saj”, tha të hënën zëdhënësi i Presidentit Emmanuel Macron.
"Megjithatë, Franca nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën në këtë kohë", shtoi ai.
Ai tha se statutet e bordit të planifikuar, shkojnë përtej fushëveprimit të Rripit të Gazës. Ato gjithashtu ngrenë pyetje të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me respektimin e parimeve dhe strukturës së Kombeve të Bashkuara, të cilat nuk duhen vënë në dyshim në asnjë rrethanë, vazhdoi zëdhënësi.
"Franca mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj një armëpushimi në Gaza, dhe një perspektive të besueshme politike për palestinezët dhe izraelitët. Ajo gjithashtu do të vazhdojë të mbrojë multilateralizmin efektiv", tha ai.
Ftesa për në Bordin e Paqes morën gjithashtu Presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti argjentinas Javier Milei dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Komiteti është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të Trump për Gazën, i cili parashikon një fund të përhershëm të luftës dhe çarmatimin e Hamasit, të cilin milicia palestineze e kundërshton.
Bordi do të mbikëqyrë një komitet të ri ekspertësh palestinezë që menaxhojnë drejtimin e përditshëm të Gazës.
Vetë Trump kryeson bordin. Sipas Shtëpisë së Bardhë, komiteti ekzekutiv i bordit përfshin gjithashtu ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff./ DPA News.
Një mësues i krishterë ungjillor, i përfshirë në një debat mbi mënyrën se si t'i drejtohej një studenti transg...
Banditë të armatosur kanë rrëmbyer më shumë se 150 të krishterë në sulme të njëkohshme në një n...
Danimarka dhe Grenlanda kanë diskutuar mundësinë e të paturit të një misioni të NATO-s në Grenlandë dhe Arktik, tho...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha parlamentit të vendit se Turqisë dhe Katarit nuk do t’u lejohet të vendosin asnjë nga u...
Moti i keq po lëviz drejt Italisë qendrore dhe jugore, me një alarm të kuq në fuqi për pjesë të Sardenjës dhe Si&cc...
Tre muaj pas vjedhjes së shekullit në Luvër, një video e papublikuar më parë tregon hajdutët duke zbrazur vitrina...
“NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në rajonin e ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se blloku do të "mbajë qëndrimin" ndaj kërcëni...
37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, banues në Tavullia të Italisë, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themel...