Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet që javën e ardhshme të dorëzojë raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.
Një raport të tillë nga shefi i diplomacisë së BE-së e kishin kërkuar vendet anëtare në mënyrë që të vlerësohet nëse janë pjekur kushtet që Kosovës t’i hiqen masat. Këto burime nuk dinë se çfarë saktësisht do të përmbajë raporti dhe nëse Borrell do të rekomandojë heqjen e masave. Qeveria e Kosovës ka insistuar disa herë se ajo i ka përmbushur kërkesat, dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.
Ky raport ishte planifikuar të dorëzohej më herët, sepse vendet e BE-së kishin kërkuar që kjo të bëhet “sa më parë që të jetë e mundur”, por ishte shtyrë për shkak të veprimeve të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore postare të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Më 20 maj, autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si masë për vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", janë konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë para. Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet diplomatike se për shkak të zhvillimeve rreth mbylljes së objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, është kërkuar që këto veprime të merren parasysh në raportin e Borrellit. Këto veprime të autoriteteve të Kosovës ishin quajtur si “të njëanshme dhe të pakoordinuara me potencial që të nxisin tensione”.
“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të Kosovës, që sollën deri te përshkallëzimi i situatës. Masat ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ka ndikim negativ në terren, dhe në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport“, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Kur ishte zhvilluar debati për masat ndaj Kosovës në Komitetin për politikë dhe siguri, ku janë diplomatët e vendeve anëtare, shumica kishin propozuar që ato masat të hiqen tërësisht ndërsa disa shtete që ato të hiqen gradualisht. Por, tash diplomatët presin të shohin se çfarë do të përfshihet në raportin e Borrellit në mënyrë që të shprehin pastaj qëndrimet e tyre. Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës kur Kosova dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.
Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Masat tjera janë suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).
“Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorë (WBIF) nuk janë paraqitur për shqyrtim në bordin e këtij fondi. Kontratat e reja ku autoritetet e Kosovës janë përfituese tash për tash janë të ndalura. Projektet në vazhdim e sipër të BE-së nuk janë të ndikuara e as financimi i shoqërisë civile në Kosovë apo programet tejkufitare”, ka sqaruar ky zëdhënës./ REL
Fosile SHBA- Tre fëmijë me pasion për fosilet kanë habitur shokët e tyre të klasës pasi zbuluan kockën e fosil...
Ndërtesa e Al Jazeeras në Doha, Katar, 5 maj 2024. IZRAEL- Gjykata izraelite e ka mbështetur të mërkurën vendimin e qeveris&e...
Ndërtesa e Parlamentit Evropian. BRUKSEL- Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund t&...
Borell GAZA- Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do t&e...
Posteri SERBI- Në një ndërtesë në rrugën Knez Mihailova në qendër të Beogradit, është shfaqur nj&eum...
Sulmi GJERMANI- Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë&nbs...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në ...
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. KOSOVA- Bashkimi Evropi...
Foto ilustruese KOSOVË- Firmat turke të ndërtimit deri më tani kanë përfunduar 30 projekte me vlerë 1.5 miliardë do...
Funerali i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bër&...