Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BRUKSEL- Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 6-9 qershor. Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.
Parlamenti Evropian, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian. Ky institucion ka përgjigjegësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian, pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve. Për dallim prej parlamenteve kombëtare, Parlamenti Evropian nuk ka të drejtë të propozojë ligje, por mund të negociojë ligjet e propozuara prej Komisionit Evropian.
Parlamenti Evropian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen çdo pesë vjet. Deputetët e këtij instutucioni e zgjedhin më pas presidentin për një mandat dy vjet e gjysmë. Presidentja aktuale në shkuarje është Roberta Metsola e Italisë. Në 21 vende anëtare mund të votojnë shtetasit mbi moshën 18-vjeçare. Në Belgjikë, Gjermani, Austri dhe Maltë, mosha minimale është 16-vjeçare. Shtetasit e Greqisë, që kanë mbushur 17 vjet në vitin zgjedhor, do të mund të votojnë po ashtu, ndërsa në Hungari, individët e martuar mund të votojnë pavarësisht moshës.
Shtetasit e BE-së mund të votojnë në shtetin e tyre të origjinës, apo edhe prej jashtë. Votimi prej jashtë është i lejuar në të gjitha vendet anëtare, përveç në Çeki, Irlandë, Maltë dhe Sllovaki. Në Bullgari dhe Itali, kjo e drejtë u takon vetëm atyre që jetojnë brenda bllokut evropian. Shtetasit që jetojnë në ndonjë vend tjetër të BE-së mund të zgjedhin për të votuar prej shtetit të origjinës, apo për kandidatët e shtetit ku jetojnë. Votuesit mund të zgjedhin se për cilin kandidat të cilit vend do të votojnë, mirëpo nuk u lejohet që të votojnë në dy shtete në të njëjtën kohë.
Në disa vende anëtare, votuesit do të mund të zgjedhin një kandidat prej listave të ngushta pra nuk lejohet ndryshimi i rendit të kandidatëve të preferuar ndërsa në disa vende tjera, ata mund të zgjedhin kandidatët individualisht, përmes një sistemi preferencial. Varësisht prej ligjeve kombëtare, disa votues mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në ambasadat kombëtare, përmes postës, apo në mënyrë elektronike. Votuesit mund të zgjedhin kandidatë individualë apo delegatë të partive politike, varësisht prej shtetit. Pasi të zgjidhen, politikanët prej secilit vend mblidhen nëpër grupe evropiane, varësisht prej orientimeve politike, për të formuar Parlamentin.
Disa vende anëtare, përfshirë Gjermaninë, përcaktojnë që për zgjedhjet e Parlamentit Evropian mund të nominohen vetëm pjesëtarë të partive politike apo figura të lidhura me politikën. Individët e zgjedhur nuk mund të mbajnë pozita në qeveritë kombëtare apo trupa tjera politikë, sikurse Komisioni Evropian, Gjykata e Drejtësisë apo Gjykata e Audituesve. Mbi të gjitha, të gjithë kandidatët duhet të jenë shtetas të BE-së. Gjashtë prej 10 shtetasve të BE-së kanë shprehur interesim për të votuar në këto zgjedhje, ka treguar një sondazh i kryer prej Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, në prill.
Parashikimet e sondazhit tjetër Europe Elects tregojnë që prej 720 ulëseve në Parlamentin Evropian, grupi i Partisë Popullore Evropiane që i përket qendrës së djathtë do t’i fitojë 180 ulëse, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve që i takon qendrës së majtë pritet të fitojë 138 ulëse, ndërsa Rinovoni Evropën, parti liberale e qendrës, pritet të fitojë 86 ulëse. Konservatorët dhe Reformistët Evropianë pritet të fitojnë 75 ulëse, ndërsa Identiteti dhe Demokracia pritet të fitojë 68 ulëse. Partitë tjera më të vogla pritet të fitojnë së bashku 173 ulëse, sipas sondazhit.
Në zgjedhjet e kaluara ka ndodhur një ndryshim i madh në forcat partiake, pasi partitë e qendrës së djathtë dhe ato të qendrës së majtë kanë humbur një pjesë të votave kundrejt partive më të vogla. Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve kanë humbur 76 ulëse së bashku. Kjo nënkupton se ato kanë humbur shumicën, që e kanë gëzuar për kohë të gjatë. Diçka e tillë ka rezultuar me krijim të koalicioneve me grupet partiake të qendrës dhe ato pro BE-së, sikurse Rinovimi i Evropës dhe Të Gjelbrit. Dalja në votime atë vit pati arritur në 50.66 për qind shifrën më të madhe në 20 vjet çka përbën rritje prej 8 për qind prej vitit 2014. Një realitet i tillë tregon për një rritje të interesit publik në çështjet si ndryshimet klimatike, migrimi dhe pabarazia ekonomike./ REL
Borell GAZA- Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do t&e...
Posteri SERBI- Në një ndërtesë në rrugën Knez Mihailova në qendër të Beogradit, është shfaqur nj&eum...
Sulmi GJERMANI- Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë&nbs...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në ...
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. KOSOVA- Bashkimi Evropi...
Foto ilustruese KOSOVË- Firmat turke të ndërtimit deri më tani kanë përfunduar 30 projekte me vlerë 1.5 miliardë do...
Funerali i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny RUSIA- Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bër&...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Prishtinë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ki...
Joe Biden FRANCA- Presidenti Joe Biden udhëtoi drejt Francës të mërkurën për të përkujtuar 80-vjetorin e D-Day(njo...
Foto ilustruese BRITANI- Kartëmonedhat me Mbretin Charles III do të shfaqen sot në kuletat britanike, duke zëvendësuar g...