Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
BRUKSEL- Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të enjten vonë. Në mars, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte thënë se Spanja dhe Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën, ishin pajtuar për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez përkrah shtetit izraelit, duke nënvizuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate. I pyetur nga radioja spanjolle RNE, nëse 21 maji është dita kur Spanja, Irlanda dhe vendet e tjera anëtare do ta njihnin një shtet palestinez, Borrell tha “po”, duke e përmendur edhe Slloveninë.
“Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”, tha Borrell, duke shtuar se Belgjika dhe vende të tjera me gjasë do ta ndjekin këtë hap, gjithashtu.
Më herët, ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, kishte thënë se vendi i tij kishte vendosur tashmë ta njohë një shtet palestinez, po pa treguar se kur saktësisht. Thirrjet për një armëpushim dhe për një përfundim të përhershëm të konfliktit palestinezo-izraelit janë rritur, posaçërisht pas rritjes së numrit të viktimave si pasojë e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE. Izraeli ka thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë “vlerësim për terrorizëm” dhe se kjo do t’i kufizonte mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Gazë përmes bisedimeve.
Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet ta mbështesë kërkesën e palestinezëve për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota i OKB-së, dhe ta dërgojë atë në Këshillin e Sigurimit për “rishqyrtimin e kësaj çështjeje pozitivisht”.
Transmetuesi shtetëror i Irlandës, RTE, raportoi të enjten se Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta kanë qenë duke e pritur votimin e OKB-së dhe se kanë menduar ta njohin së bashku atë më 21 maj. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha në fillim të kësaj jave vendi i tij do ta njohë shtetësinë e Palestinës deri kah mesi i qershorit. Prej vitit 1988, 139 nga 193 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë e Palestinës./ REL
Foto ilustruese ZVICRA- Samiti i ardhshëm i paqes për Ukrainën, oferta më ambicioze në vite nga Zvicra neutrale, thuhet se tr...
Foto ilustruese UKRAINA- Një sulm me dron në Ukrainë i vuri flakën një rafinerie nafte në rajonin Kaluga të Rusisë,...
Mikhail Mishustin dhe Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar riemërimin e Mikhail Mishustin si kryeministër të vendit. Lajm...
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez BARCELONA- Katalanasit votojnë të dielën në një zgjedhje rajonale që mund...
Foto ilustruese EUROPA- Ish-admirali i NATO-s në Evropë, James Stavridis, pohoi se vendet e aleancës duhet të neutralizojnë m...
Foto ilustruese TAJLANDË- Një grua tajlandeze po vuante nga dhimbjet e fytyrës dhe problemet e frymëmarrjes për më shum&...
OBSH LONDËR- Bisedimet për të hartuar një pakt global për të ndihmuar në luftimin e pandemive të ardhshme ka të...
Protesta SUEDI- Mbi 10 mijë protestuan në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin Europian t...
Foto ilustruese UKRAINA- Ukraina shkatërroi 10 dronë ndërsa Rusia nisi një sulm gjatë natës, por dy persona u plagos&eum...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, bisedon me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban (djathtas), para bisedimeve zyrtare mes tyre në Budapest, Hu...