Qyteti i Gazës është pothuajse tërësisht i zbrazur nga popullsia civile palestineze, sipas vlerësimeve të fundit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), raporton gazeta izraelite Times of Israel.
Sipas të dhënave të IDF-së, rreth 900,000 nga 1 milion banorët që jetonin në qytet para fillimit të ofensivës së madhe ushtarake janë zhvendosur drejt jugut të Rripit të Gazës, në përpjekje për të shmangur përplasjet e dhunshme dhe bombardimet.
Evakuimi masiv erdhi pas urdhrave të përsëritura nga Izraeli që civilët të largoheshin nga zona e qytetit dhe të zhvendoseshin në një “zonë humanitare” të përcaktuar më herët në jug të territorit.
IDF thotë se shkalla e evakuimit është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa ushtria izraelite ka vazhduar përparimin në drejtim të lagjeve të brendshme të qytetit, në kuadër të operacioneve të saj kundër Hamasit.
Situata humanitare në jug të Gazës mbetet alarmante, me qindra mijëra të zhvendosur që jetojnë në kushte të vështira, mes mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe ndihmës mjekësore.
Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim të madh për ndikimin e ofensivës mbi civilët, duke bërë thirrje për ndalimin e luftimeve dhe sigurimin e qasjes së ndihmave humanitare.
Ndërkohë, IDF ka paralajmëruar se operacionet e saj do të vazhdojnë derisa, sipas saj, të eliminohen kapacitetet ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës dhe më gjerë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Tetor09:31
Akuzat e ngritura ndaj tij për "Shqipërinë e Madhe"/ Përgjigjet Ali Ahmeti: Po të doja, Maqedoninë do ta ndaja kur kisha 15 mijë ushtarë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentua akuzat e ngritura ndaj tij, që e cilësojnë si ndjekës të i...
BOTA
5 Tetor09:23
Tentativa e VMRO-së për të hequr Gjuhën Shqipe në RMV/ Ali Ahmeti: Dëmton të drejtat e shqiptarëve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur në detaje për zhvillimet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut...
BOTA
5 Tetor09:21
"Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk janë minoritet"/ Ali Ahmeti: Një pjesë e pandashme e shtetit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të konsiderohen si...
BOTA
5 Tetor08:59
“Përjetuam gjithçka”/ 25 vjet nga 5 tetori i Serbisë, protestat që rrëzuan regjimin e Millosheviçit (video)
Njëzetepesë vjet pas protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, autorja dhe skenaristja Anja Mijoviq është s&eu...
BOTA
5 Tetor08:46
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit arrestohet në Greqi, Rumania kërkon ekstradimin e tij
Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Maqedonia” t&eu...
BOTA
5 Tetor08:43
Britania e Madhe goditet nga stuhia “Amy”/ Shënohet një viktimë, kaos në transport dhe energji
Një burrë ka humbur jetën, si dhe një paralajmërim i ri për mot të keq është shpallur në të gjithë M...
BOTA
5 Tetor08:26
Shembet një shkollë në Indonezi/ Vdesin 37 persona, 26 të tjerë janë ende nën rrënoja
Rreth 37 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një shkolle në ishullin Java të Indonezisë, njoftuan autoritetet vendase t...
BOTA
5 Tetor08:16
Protesta në Izrael, kërkohet marrëveshje për kthimin e pengjeve nga Gaza
Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur në një protestë masive në qendër të Tel Avivit, në përvjetor...
BOTA
5 Tetor08:06
Çfarë po ndodh? Trump vendos 300 trupa të Gardës Kombëtare në Çikago
Presidenti Donald Trump ka autorizuar vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago, duke përmendur “krimin jasht&...
BOTA
4 Tetor22:58
Trump, i prerë: Hamasi të bjerë dakord me propozimin për tërheqje!
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë në Truth Social, duke sugjeruar se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve &eu...