Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur në 3.5%. Megjithatë, institucioni financiar paralajmëroi se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit” të vitit 2024.
Banka Qendrore Europiane (BQE) uli normat e interesit edhe me 0.25 pikë përqindje të enjten. Institucioni financiar me bazë në Frankfurt uli normën bazë të depozitave në 3.5%, në linjë me pritshmëritë, duke ofruar lehtësim të mëtejshëm për familjet dhe bizneset e eurozonës.
“Të dhënat e fundit të inflacionit kanë qenë sipas pritshmërive,” tha BQE në një deklaratë.
Por banka paralajmëroi se rruga përpara nuk do të ishte e qetë, duke thënë se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit të këtij viti, pjesërisht për shkak të efektit të çmimeve të energjisë”.
Pas rritjes së normave të interesit me një ritëm rekord që nga mesi i vitit 2022 për të luftuar shtrenjtimin e çmimeve të konsumit, BQE ka filluar të lehtësojë presionin pasi norma e inflacionit ka rënë. Banka e kishte ulur normën e saj të depozitave në 3.75% në qershor.
Rritja dhe inflacioni në eurozonë
Këshilli që përcakton normat, i udhëhequr nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, duhet të balancojë shqetësimet për një perspektivë zhgënjyese të rritjes me nevojën që inflacioni të arrijë dhe të qëndrojë në objektivin 2% të bankës.
Inflacioni në eurozonë, që ka 20 anëtarë, ra në 2.2% në gusht nga 2.6% në korrik, pasi arriti kulmin në 10.6% në tetor 2022.
Çmimet e konsumit u rritën pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve me gaz natyror në Europë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke shtrenjtuar faturat e shërbimeve.
Rimëkëmbja nga pandemia e COVID gjithashtu çoi në mungesa të furnizimit me lëndë të para, duke nxitur më tej inflacionin, i cili më pas u përhap në shërbime. BQE dhe Rezerva Federale e SHBA u përgjigjën me rritje të shpejtë të normave të interesit.
Fed gjithashtu pritet të bëjë një ulje të parë në normën e saj standarde nga një nivel më i lartë 23-vjeçar prej 5.25% në 5.5% në takimin e 17-18 shtatorit./DW
Foto ilustruese ANGLI- Observatori Mbretëror Greenwich në Mbretërinë e Bashkuar ka shpallur fituesit e konkursit të 16-të&nbs...
Foto ilustruese KOSOVË- Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjsk...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara sinjalizuan të enjten se mund ta lejojnë Ukrainën që të godasë me raketa në br...
SHBA- Kamala Harris ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Charlotte të Karolinës së Veriut. Ajo u ngjit në skenë në...
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj 16 individëve të lidhur me udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Madur...
SHBA- Ish-manjati i filmave Harvey Weinstein është paditur me akuza shtesë për krime seksuale përpara rigjykimit të tij në ...
Vjosa Osmani GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar ditën e sotme me çmimin M100 Media Award, çmim q...
SHBA- Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump foli në debatin presidencial për dëshirën që lufta e Rusisë në Ukrain&eu...
Antony Blinken SHBA- Sekrateri amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni dëshiron ta shohë Kievin të fitojë konfliktin kund...