Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të lejojë transferimin e 2.8 miliardë eurove, të përfituara nga shitja e klubit Chelsea FC nga Roman Abramovich, për qëllime humanitare në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur të mërkurën kryeministri britanik Keir Starmer, duke paralajmëruar se oligarku rus mund të përballet me veprime ligjore nëse nuk e zbaton këtë vendim.
Që nga viti 2022, kur Abramovich u detyrua ta shesë Chelsean nën presionin e qeverisë britanike pas pushtimit rus të Ukrainës, fondet nga kjo shitje kanë qenë të ngrira. Tani, përmes një licence të posaçme, Britania ka autorizuar përdorimin e tyre – por vetëm për një qëllim: ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Koha po mbaron për Roman Abramovich që ta përmbushë zotimin e bërë në momentin e shitjes së Chelseat dhe ta transferojë shumën prej 2.5 miliardë funtesh (2.8 miliardë euro) për një kauzë humanitare në Ukrainë”.
“Kjo qeveri është e gatshme ta zbatojë këtë vendim edhe përmes gjykatave, në mënyrë që çdo qindarkë të arrijë te ata, jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta ilegale e Putinit”, deklaroi Starmer në Dhomën e Komunave.
Sipas licencës së re, të gjitha të ardhurat duhet të shkojnë për ndihmë humanitare në Ukrainë, ndërsa përfitimet e mundshme në të ardhmen mund të përdoren edhe për viktima konfliktesh në vende të tjera. Megjithatë, fondet nuk mund të përfitojnë Abramovichin apo persona të tjerë nën sanksione.
Abramovich u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar në kuadër të masave ndaj oligarkëve rusë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, çka çoi edhe në shitjen e përshpejtuar të Chelseat. Që atëherë, paratë kanë mbetur të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve se a duhet të përdoren ekskluzivisht për Ukrainën apo edhe jashtë saj.
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, e cilësoi situatën si të papranueshme: “Është e papranueshme që mbi 2.5 miliardë paundë, para që u takojnë popullit ukrainas, të qëndrojnë të ngrira në një bankë britanike”.
Qeveria britanike ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një fondacioni të posaçëm për shpërndarjen e këtyre mjeteve, i cili do të drejtohet nga Mike Penrose, ish-drejtor i UNICEF UK.
Roman Abramovich ka qëndruar larg vëmendjes publike që nga fillimi i luftës. Ai është sanksionuar për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe raportohet se jeton mes Moskës, Stambollit dhe Tel Avivit, ku nuk është subjekt i sanksioneve.
Sipas mediave, Abramovich ka qenë i përfshirë në negociata për shkëmbimin e të burgosurve të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjatë përpjekjeve për ndërmjetësim në javët e para të luftës në vitin 2022, ai kishte shfaqur edhe simptoma të një helmimi të dyshuar.
Në Australi po mbahen homazhet për viktimat, të cilët humbën jetën gjatë maskarës në plazhin e Bondit. Fune...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë mbështetjeje prej 160 milionë eurosh për fermerët, me qëllim z...
Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë s...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në një forcë t&e...
Arkeologët në Egjipt kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, duke nxjerrë në dritë rrënojat ...
Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, ka thënë të mërkurën presidentja e Komisionit t&eu...
Një profesor i Massachusetts Institute of Technology u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Massachusetts të hën&...
Plani amerikan i paqes me 28 pika për t’i dhënë fund luftës Rusi–Ukrainë ndodhet ende në fazën e negociatave, p...
Parlamenti Evropian miratoi sot një plan për të hequr gradualisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, raportoi Reuters. ...
Shtetet e Bashkuara po përgatitin një raund të ri sanksionesh mbi sektorin energjetik të Rusisë për të rritur presionin mbi...