Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
ANGLI- Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë në përpjekjen për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, Kryeministri britanik Keir Starmer shkoi në Romë këtë javë për të mësuar më shumë rreth suksesit të Italisë për trajtimin e migracionit, pasi një numër i madh njerëzish mbërrin me varka të vogla në Britani përmes Kanalit të La Manshit.
Në një kamp të improvizuar afër portit francez Calais, një grup emigrantësh, kryesisht sudanezë, presin për mundësinë e parë për të shkuar në Britani. Javën e kaluar tetë persona u mbytën duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla. Emigrantët, të cilët kërkuan të mos identifikohen, thonë se janë të vendosur për të shkuar në Britani.
“Të gjithë këtu kanë frikë, por ne duhet ta përballojmë këtë rrezik, sepse duam të arrijmë në Britani. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, thotë një emigrant sudanez.
Më shumë se 22 mijë emigrantë e kanë bërë këtë vit udhëtimin me varka të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Më shumë se 800 njerëz mbërritën të shtunën e kaluar.
Kjo është kthyer në një çështje të madhe politike. Kryeministri Keir Starmer shkoi në Itali të hënën për të mësuar nga suksesi i saj në uljen e emigracionit nga Afrika e Veriut.
“Ju keni bërë përparim të jashtëzakonshëm duke punuar me vendet përgjatë rrugëve të migracionit, duke u marrë me nxitësit e migrimit në vendet prej nga vijnë emigrantët dhe duke luftuar bandat. Si rezultat, ardhjet e parregullta në Itali nga deti janë ulur me 60% që nga viti 2022. Pra, jam i kënaqur që po thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë.
Italia ka bërë marrëveshje shumë milionë dollarëshe me Libinë dhe Tunizinë për të ndaluar emigrantët të largohen nga brigjet e tyre. Organizatat për të drejtat e njeriut i akuzojnë këto vende për abuzim me emigrantët.
Roma nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar për të dërguar mijëra azilkërkues atje.
“Nëse funksionon, siç shpresoj se do të ndodhë, kjo mund të bëhej një mënyrë e re për t'u marrë me fluksin e migracionit”, thotë Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë. Kritikët vënë në dyshim qasjen e Italisë.
“Organizata ‘Amnesty Internationa’l ka dyshime nëse qasja italiane është në përputhje me detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Ajo që ne shpresojmë është se vende si Britania e Madhe të kenë një sistem funksional azili, një sistem që do t'i shqyrtonte kërkesat siç duhet, por me shpejtësi dhe do të trajtonte në mënyrë njerëzore emigrantët, që në shumë raste, po ikin nga situata të tmerrshme”, thotë Sacha Deshmukh, drejtues i organizatës “Amnesty International” në Britani.
Britania do t’i jap Francës afro 600 milionë dollarë për tre vjet për të rritur kontrollin e brigjeve franceze. Megjithatë, numri i emigrantëve vazhdon të rritet. Kryeministri Starmer tha se qëllimi kryesor mbetet kthimi i emigrantëve, që nuk i kanë plotësuar kushtet e azilit, në vendet e tyre të origjinës. Ai gjithashtu përmendi se qëllim mbetet edhe ‘shkatërrimi’ i bandave të kontrabandës./ VOA
Vucic SERBI- Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë pë...
KOSOVË- Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajt&eu...
BRUKSEL- Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që kryengociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi të...
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushatës zgjedhore ...
SERBI- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçi...
UELLS- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në punë për herë të parë që kur njoftoi se ka p&...
AUSTRALIA- Policia australiane ka njoftuar se depërtuar në aplikacionin 'Ghost', një program i koduar komunikimi global i ndërtuar pë...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka falënderuar gruan që pikasi autorin që dyshohet se po planifikonte atentat n...
SPANJË- Një turiste gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen të hënën, rreth 500 kilometra larg arkipelagut të Ishujve...
SHBA- Votuesit në SHBA shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshë...