Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të martën se Britania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen deri në vitin 2027, për të rritur sigurinë përballë agresionit të shpalosur nga Moska gjatë luftës tre-vjeçare në Ukrainë. Starmer i tha parlamentit se shpenzimet për mbrojtjen do të rriten me 17 miliardë dollarë në vit, duke rritur kontributin nga 2.3% të prodhimit të brendshëm bruto, në 2.5% dhe duke ulur për këtë qëllim fondet për ndihmën që u jepet vendeve të tjera.
Starmer u tha ligjvënësve se rritja e shpenzimeve për mbrojtjen ishte "përgjigja e një gjenerate" dhe "rritja më e madhe e qëndrueshme në shpenzimet për mbrojtjen, që nga fundi i Luftës së Ftohtë". Ai tha se masa ishte e nevojshme pasi "tiranët si [Presidenti rus Vladimir] Putin i përgjigjen vetëm forcës", siç tha ai.
“Duhet t’i qëndrojmë përkrah Ukrainës, sepse nëse nuk arrijmë një paqe të qëndrueshme, atëherë paqëndrueshmëria ekonomike dhe kërcënimet për sigurinë tonë, vetëm do të rriten”, tha Starmer, i cili do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump të enjten në Uashington.
“Ndërsa natyra e këtij konflikti ndryshon siç ka ndodhur në javët e fundit, ajo sjell përgjigjen tonë në një fokus më të mprehtë, një epokë të re në nivelin e të cilës duhet të ngrihemi, siç kemi bërë kaq shpesh në të kaluarën, së bashku dhe me forcë”, tha Starmer në parlamentin britanik.
Britania kishte njoftuar edhe më parë se do të rriste shpenzimet për mbrojtjen në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por pa caktuar një afat për këtë. Britania tashmë është një ndër 23 nga 32 vendet e NATO-s që kanë përmbushur objektivin kryesor të aleancës ushtarake të Perëndimit, për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Përpjekjet e zotit Starmer për të rritur shpenzimet në këtë fushë vijnë pasi vendet evropiane kanë shprehur shqetësime të reja në lidhje me vazhdimësinë e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, ndërsa Presidenti Trump po bën përpara me politikën e tij "Amerika e Para" si dhe po bën përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit nëpërmjet bisedimeve me Presidentin rus Putin.
Kryeministri Starmer ka ofruar dërgimin e trupave britanike në Ukrainë si pjesë e një force për të mbështetur armëpushimin, në rast se arrihet një marrëveshje mbi këtë çështje, por thotë se për të siguruar një paqe të qëndrueshme, do të nevojiteshin garanci nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump nuk është zotuar të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, duke thënë të hënën pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë se "Evropa do të sigurohet që asgjë të mos ndodhë". Javën e kaluar Presidenti Trump e quajti Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy një "diktator" pa zgjedhje referuar faktit që Kievi nuk ka mbajtur zgjedhje e planifikuara të mbaheshin në vitin 2024, për shkak të luftës./ VOA
GJERMANI- Dy politikanë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, të cilët u mënjan...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane n&...
Foto ilustruese ESTONI - Estonia ka njoftuar një iniciativë të re të inteligjencës artificiale (AI) që do t'u sigurojë s...
KONGO- Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve q&eum...
SHBA- Një tragjedi është shmangur në aeroportin Midway të Çikagos në SHBA të martën. Siç raportohet nj&e...
RUSIA- Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” të Shteteve t&...
Foto ilustruese TAIPEI, TAJVAN – Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një...
KINË- Tre vjet pasi filloi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Kina po vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit të Shtet...
SHBA- SHBA dhe Ukraina arritën një marrëveshje mbi mineralet të martën. Sipas Financial Times zyrtarët ukrainas thonë ...
VATIKAN- Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të...