
Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), John Ratcliffe ka paralajmëruar Rusinë të mos sulmojë vendet anëtare të NATO-s gjatë një vizite në Moskë, raportoi sot “Wall Street Journal” dhe “Politico”, duke cituar burime anonime.
Ratcliffe vizitoi të martën Moskën, por deri tani janë bërë të pakta detajet për përmbajtjen e bisedimeve të tij.
Sipas “Politico”, paralajmërimi i Ratcliffe lidhej me mundësinë e një përshkallëzimi të konfliktit në vendet lindore të NATO-s, veçanërisht në rajonin e Baltikut.
Ai i kërkoi gjithashtu Kremlinit të reduktojë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Iranin.
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi vizitën e Ratcliffe gjatë një programi radiofonik, por mohoi që ajo të kishte lidhje me një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s apo me konfliktin në Iran. Sipas Trump, vizita ishte “pjesërisht rutinë”.
“Ne do të donim që lufta në Ukrainë të përfundonte”, tha Trump.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi gjithashtu se Ratcliffe kishte udhëtuar në Moskë për bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të sigurisë.
Peskov theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ishte takuar me Ratcliffe.
Kjo besohet të jetë vizita e parë e Ratcliffe në Moskë, që prej marrjes së drejtimit të CIA-s.
Vizita e fundit e njohur e një drejtori të CIA-s në Rusi ishte në vitin 2021, kur William Burns udhëtoi drejt Moskës dhe u takua me Putinin.
Burns u dërgua atje nga presidenti i atëhershëm amerikan Joe Biden në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë.
Megjithatë, Putini nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Gusht15:22
Makina e oficerit rus shpërthen në Shën Petersburg, ushtari humb jetën
Një makinë që transportonte një oficer ushtarak rus dhe bashkëshorten e tij shpërtheu sot në Shën Petersburg, duke shk...
BOTA
27 Gusht14:45
Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën për ndihmën ndaj Ukrainës: Po luajnë me zjarrin!
Rusia po kërcënon të godasë objektet ushtarake britanike në Ukrainë në përgjigje të përdorimit nga Kievi t&e...
BOTA
27 Gusht14:31
Gjermani, mbi 15.800 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit
Më shumë se 15,800 njerëz kanë vdekur në Gjermani këtë vit, një numër rekord ky, nga shkaqe që lidhen me tem...
BOTA
27 Gusht14:14
Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen
Bill Gates ka paralajmëruar për ndryshimet e thella që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri, duke e cil&eum...
BOTA
27 Gusht14:09
Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rikthyer në vëmendje rrezikun nga virusi i Nilit Perëndimor, në një ...
Piranjat News
BOTA
27 Gusht11:37
Reuters: Si u shndërrua 'ekskursioni i vogël' i Trump në një moçal
Gjashtë muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, lufta që Presidenti Donald Trump e ka quajtur një "e...
BOTA
27 Gusht11:26
Shkaktoi aksident me Lamborghinin e tij luksoz, futbollisti i njohur rrezikon…
Raheem Sterling është në telashe të rënda me drejtësinë angleze. Futbollisti i njohur është akuzuar zyrtarisht p&...
Piranjat News
BOTA
27 Gusht10:27
VIDEO/ Trump "fshin" Liqenin Ontario nga një Hartë dhe shkruan Liqeni i Amerikës
Në mënyrën e tij të zakonshme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka postuar një video të re në rrjetet socia...
BOTA
27 Gusht09:57
Francë/ Makina përplas turmën pranë një bari, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Caen, në Francën perëndimore, ku një automjet ...
BOTA
27 Gusht09:20
Nafta bie për të katërtën ditë radhazi, çmimi ra mbi 7% këtë javë
Çmimet e naftës vijuan rënien për të katërtën ditë radhazi, ndërsa tregjet po vlerësojnë mundësi...