Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...

Jugu i Italisë po përballet me ciklonin “Harry”, i cili po merr me vete çdo gjë që i del para. Stuhia ka prekur edhe Greqinë e Spanjën, duke mobilizuar autoritetet që të shpallin planet e emergjencave. Stuhia e fuqishme, e njohur si cikloni Harry, ka goditur rëndë jugun e Italisë, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta dhe dallgë të rrezikshme në brigjet e Siçilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë.
Si pasojë e motit ekstrem, zjarrfikësit italianë janë detyruar të kryejnë mbi 1 mijë e 650 operacione kërkim-shpëtimi gjatë tre ditëve të fundit, njoftuan autoritetet. Nga pamjet shihen ekipet e shpëtimit në portin e vogël Arenella në Palermo, duke kontrolluar zonën, pasi dallgë të fuqishme tërhoqën një automjet të parkuar drejt detit. Mjeti u fundos më pas, ndërsa drejtuesi arriti të dalë nga makina dhe të shpëtojë pa lëndime.
Stuhia ka sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rritje të nivelit të detit që prej 19 janarit, duke detyruar autoritetet të angazhojnë 1 mijë e 480 zjarrfikës në tre rajonet më të goditura. Siçilia ka regjistruar numrin më të lartë të ndërhyrjeve, me mbi 1 mijë e 13 operacione. Në Palermo, tetë persona, mes tyre dy fëmijë, u evakuuan nga banesat, pasi uji i detit përmbyti katet e nëndheshme të ndërtesave.
Në Sardenjë, zjarrfikësit kryen mbi 360 operacione, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të ishullit, me forca shtesë të angazhuara për të përballuar emergjencën. Ndërkohë, në Kalabri u përfunduan 293 operacione shpëtimi, kryesisht përgjatë bregdetit, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë krijuar probleme serioze në qarkullim dhe furnizim me energji.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës. Në Greqi, moti i keq ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit, me shira të rrëmbyeshëm, reshje dëbore dhe erëra të forta. Kjo situatë ka shkaktuar mbylljen e shkollave dhe kufizimin e transportit publik. E njëjta gjendje paraqitet edhe në Spanjë, ku stuhia Harry goditi bregdetin e Katalonjës, duke shkaktuar valë të mëdha që detyruan mbylljen e plazheve, ndërsa autoritetet aktivizuan planet e emergjencës.
Valët arritën deri në 2.5 metra lartësi, sipas zyrtarëve lokalë, të cilët i paralajmëruan banorët të shmangnin vijën bregdetare.
Pas fjalimit të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një bashkëbisedi...
Presidenti Donald Trump paralajmëroi Kanadanë se vendi fqinj duhet të jetë më “mirënjohës” ndaj Shteteve të...
Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur një pjesë të fjalimit të tij në Davos për të kritikuar kryetarin e Rezerv...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar deklaratat e forta në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur te NATO...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën,...
Bagazhe dore falas, vende pa pagesë për fëmijët nën 12 vjeç dhe kompensime më të larta për vonesa fluturimesh p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur te marr&eum...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka nisur fjalën e tij në Forumin e Davosit, duke thënë se Europa nuk është duke shkuar n&eu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Zvicër ku do t’i adresohet Forumit Ekonomik të Davosit, në nj&eum...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandë...