
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje.
Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.
“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos.
Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”.
Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.
Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Evropë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”.
Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.
“Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte.
Ai po ashtu kërkoi që Evropa dhe SHBA-ja që mospajtimet për Grenlandën t’i shpërqendrojnë nga lufta në Ukrainë, që Rusia e nisi afër katër vjet më parë.
“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, është thelbësor për sigurinë evropiane dhe të SHBA-së”, u shpreh ai.
Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.
Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Janar12:49
Alex Soros sulmon Presidentin Trump nga forumi i Davos-it: Duhet të bashkohemi kundër tij
Nga Paul Bois, BREITBART
Alex Soros, djali i miliarderit të njohur, aktivistit të majtë George Soros, vlerësoi kritikat që Guvern...
BOTA
21 Janar12:46
Kushtetuta është pengesë.../ Meloni i thotë “jo” Bordit të Paqes të Trump, aleatja e Ramës shmang Davosin
Italia nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raportoi t&eum...
BOTA
21 Janar12:37
Japonia rinis punën në fabrikën e energjisë bërthamore
Japonia ka rinisur Reaktorin nr. 6 në Fabrikën e Energjisë Bërthamore Kashiwazaki-Kariwa, gati 15 vjet pas katastrofës në Fukush...
BOTA
21 Janar12:26
Guvernatori i Kalifornisë i ashpër me evropianët: Qëndrimi i tyre ndaj Trump është i mjerueshëm
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi evropianët të martën për mosrezistencë të mjaftueshme ndaj kërkesave t...
BOTA
21 Janar11:57
Washingto Post: Pentagoni planifikon zvogëlim të pjesëmarrjes amerikane në NATO
Pentagoni po planifikon të zvogëlojë pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane në një sërë organesh këshillimore dhe...
BOTA
21 Janar11:42
Zelensky nuk mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, zbulohet arsyeja
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mes pritshmëriv...
BOTA
21 Janar11:19
Pas kritikave, Benjamin Netanyahu pranon ftesën për t’iu bashkuar Bordit të Paqes së Donald Trump
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, n...
BOTA
21 Janar10:32
Franca kërkon zhvillimin e një stërvitjeje të NATO-s në Groenlandë: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në të
Franca dëshiron që në Groenlandë të zhvillohet një “stërvitje e NATO-s” dhe shpreh gatishmërinë p&eum...
BOTA
21 Janar10:20
Ç’po ndodh në Spanjë? Pas përplasjes së trenave që la pas mbi 40 viktima, aksidentohen edhe dy të tjerë pranë Barcelonës
Shqetësim dhe tronditje të thellë kanë shkaktuar në Spanjë aksidentet e njëpasnjëshme hekurudhore, të cilat kan&e...
BOTA
21 Janar09:08
Italia do të refuzojë ftesën për Bordin e Paqes së Trump-it
Italia pritet të refuzojë hyrjen në Bordin e Paqes, nismën e promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me argumentin se bie ndesh m...