“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shfaqur një gatishmëri të re për të bërë lëshime në disa pika kyçe të negociatave që deri tani kanë kërcënuar të vonojnë procesin e brishtë të paqes me Moskën, duke ia “kaluar topin” Rusisë. Kështu vlerëson CNN në një analizë të saj.
Gjatë një takimi të pazakontë, të hapur dhe të gjerë me gazetarët të martën, Zelensky dha detaje të reja mbi një plan me 20 pika, të cilin e përshkroi si “një dokument themelor për përfundimin e luftës, një dokument politik mes nesh, Amerikës, Europës dhe rusëve”.
Presidenti ukrainas foli gjithashtu për garancitë e sigurisë mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane, të cilat pritet të jenë një element kyç i çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Zelensky tha se pret një përgjigje nga Moska të mërkurën, pasi pala amerikane të ketë bashkëpunuar me Kremlinin.
Drafti i marrëveshjes me 20 pika përfaqëson një version të shkurtuar të planit fillestar me 28 pika, të cilin SHBA-të e kishin diskutuar më herët me palën ruse.
Donetsku dhe zonat e çmilitarizuara
Në deklaratat e tij, Zelensky përshkroi atë që pala ukrainase e konsideron një kompromis të pranueshëm për tërheqjen e trupave nga disa pjesë të rajonit të Donetskut në lindje të Ukrainës, të cilat aktualisht nuk janë nën kontroll rus. Këto zona përfshijnë të ashtuquajturën “zonë fortesash”, me qytete të fortifikuara si Kramatorsk dhe Slovjansk, që aktualisht pengojnë çdo avancim të mundshëm rus më thellë në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina duhet të dorëzojë praktikisht të gjithë Donetskun që një plan paqeje të funksionojë. Nga ana e tij, Zelensky theksoi se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj në mënyrë të barabartë me territorin nga i cili do të tërhiqeshin trupat ukrainase, duke krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth disa linjave aktuale të frontit.
“ Nëse krijojmë një zonë të lirë ekonomike këtu, që në thelb do të ishte një zonë e çmilitarizuar – pra, forcat e rënda largohen nga kjo zonë – dhe distanca, për shembull, është 40 kilometra (mund të jetë 5, 10 apo 40 km), atëherë nëse Kramatorsku dhe Slovjanski janë zona jonë e lirë ekonomike, rusët duhet të tërheqin trupat e tyre përkatësisht 5, 10 apo 40 kilometra”, deklaroi Zelensky.
Pikat kryesore të planit
Ndër pikat kryesore të planit të paraqitur nga Zelensky përfshihen:
Konfirmimi i sovranitetit të Ukrainës dhe një marrëveshje mosagresioni mes Rusisë dhe Ukrainës;
Garanci sigurie për Ukrainën nga SHBA, NATO dhe shtetet europiane, të cilat sipas Zelenskyt do të “pasqyronin Nenin 5” të NATO-s për mbrojtjen kolektive. Këto garanci do të përfshinin reagim ushtarak dhe rikthim të sanksioneve ndaj Moskës në rast të një pushtimi të ri rus, por do të hiqeshin nëse Ukraina sulmon Rusinë pa provokim;
Një paketë zhvillimi për rimëkëmbjen ekonomike pas luftës, përfshirë krijimin e një Fondi të Zhvillimit të Ukrainës për investime në teknologji, qendra të të dhënave dhe inteligjencë artificiale, si dhe investime amerikane në sektorin e gazit natyror. Zelensky vlerësoi humbjet ekonomike nga lufta në rreth 800 miliardë dollarë;
Një kompromis për funksionimin e centralit bërthamor të Zaporizhias, aktualisht nën kontroll rus, i cili sipas propozimit do të menaxhohej nga një ndërmarrje e përbashkët SHBA–Ukrainë, me 50% të energjisë për Ukrainën dhe pjesën tjetër të shpërndarë nga SHBA;
Tërheqja e trupave ruse nga rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Sumy dhe Kharkiv;
Një marrëveshje ligjërisht detyruese, zbatimi i së cilës do të monitorohej nga një Këshill Paqeje nën drejtimin e presidentit amerikan Donald Trump;
Një armëpushim i plotë që do të hynte në fuqi sapo të gjitha palët të bien dakord për marrëveshjen.
Referendumi dhe zgjedhjet
Kontrolli i territorit mbetet pika më e ndërlikuar e çdo marrëveshjeje. Zelensky foli edhe për mundësinë e një referendumi në Ukrainë për të formalizuar përfundimin e luftës.
“Njerëzit më pas do të mund të zgjedhin: a na përshtatet ky përfundim apo jo?”, tha ai. Sipas tij, një referendum kërkon të paktën 60 ditë dhe një armëpushim real gjatë kësaj periudhe, përndryshe procesi nuk do të ishte legjitim. Ai shtoi se në zonat nën kontroll rus nuk mund të garantohet një votim i drejtë, ndërsa në territoret e kontrolluara nga Kievi, çdo proces zgjedhor duhet të zhvillohet në kushte të sigurta.
Ukraina po përballet me presion për të mbajtur zgjedhje sa më shpejt pas një marrëveshjeje paqeje. Putin ka deklaruar prej kohësh se qeveria në Kiev nuk është legjitime. Mandati presidencial i Zelenskyt përfundoi në vitin 2024, por zgjedhjet nuk mund të zhvillohen nën ligjin ushtarak të vendosur pas pushtimit rus, masa që janë miratuar edhe nga parlamenti ukrainas.
Roli i SHBA dhe reagimi i Moskës
Përpjekja për paqe e administratës Trump, e udhëhequr nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po ecën ngadalë javët e fundit. Gjatë fundjavës, delegacione ukrainase dhe ruse u takuan veçmas me përfaqësues amerikanë, bisedime që Witkoff i cilësoi “konstruktive dhe produktive”.
Të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se emisari rus Kirill Dmitriev e ka informuar presidentin Putin për rezultatet e vizitës së tij në Miami dhe se Moska do të përcaktojë hapat e ardhshëm bazuar në këto informacione, duke vijuar kontaktet përmes kanaleve ekzistuese. Peskov nuk dha detaje të mëtejshme.
Parlamenti i Algjerisë ka miratuar unanimisht një ligj që e shpall kolonizimin e shtetit të Afrikës së Veriut nga Franca krim dhe ...
Për Benjamin Netanyahun dhe Izraelin, një ishte ngjarja më e rëndësishme e vitit që mbaron pas pak ditësh: bombardimi i obj...
Ambasadori i Polonisë në Francë Jan Emerick Rosyszewski, është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve ...
Ciro Andolfi , i lindur në vitin 1976, u gjet brenda një vendi të fshehtë dhe u arrestua nga Karabinierët e Njësisë Hetimore ...
Mbi 435 kilogramë kokainë me pastërti të lartë dhe me vlerë mbi 70 milionë euro në tregun e zi, u sekuestruan në po...
Një grua i tha FBI-së se ishte dërguar në ishullin e Epstein kur ishte 13 vjeç. Në një email të dërguar në ...
Kina ka ndërmarrë një tjetër hap vendimtar në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot të përparuara, duke përfunduar me suk...
Bashkimi Evropian dënon kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qytetarë dhe për z...
Është bërë i ditur emri i një adoleshenti britanik i cili u godit me thikë për vdekje në Portugali. Policia kriminale e ...
Autoritetet turke kanë publikuar detajet e komunikimit midis pilotit të avionit fatal Falcon 50 gjatë fluturimit afërsisht 20-minutësh....