I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
DANIMARKË- Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë. Aty gjenden sasi jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të rralla që momentalisht furnizohen kryesisht nga Kina.
Ajo që e bën Groenlandën të rëndësishme është pozicioni gjeografik pasi shtrihet në Arktik mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Evropës. Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ishulli që 80 për qind të territorit të tij e ka të mbuluar me shtresë akulli është një rajon ku moti po ngrohet katër herë më shpejtë se në pjesë tjera të botës, sipas shkencëtarit mbi mjedisin në Universitetin e Nju Jorkut, David Holland. Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit po krijon mundësinë për të shfrytëzuar tokën jashtëzakonisht të pasur të Groenlandës.
Aty ka minerale të vlefshme dhe të rralla të nevojshme për industrinë e telekomunikacionit. Shumë prej këtyre mineraleve sigurohen kryesisht nga Kina. Aty ka uranium, por edhe dhe një sasi të madhe nafte e gazi natyror që dikur ishte i paarritshëm, por që tani janë shtuar gjasat për ta marrë.
Banorët e kryeqytetit danez Kopenhagën reaguan me habi të mërkurën pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha se donte të merrte nën kontroll ishullin në Arktik, një territor autonom i Danimarkës.
“Është një gjë e çuditshme të kërcënosh vendet aleate dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë po bën ai”, tha pensionistja daneze Brigitte Jakobsen.
“Më duket jashtëzakonisht qesharake. Nëse do diçka nga Groenlanda, kjo nuk e respekton faktin që jemi vende aleate”, thotë Jeppe Finne Sorenson, banor i Kopenhagës.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili e merr detyrën më 20 janar, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump.
Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në ishullin e pasur me burime natyrore të martën që ka disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës.
“Nuk jam i shqetësuar. Ai thotë gjëra të tilla dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mos prekemi shumë nga ajo që thotë, thjesht përpiquni ta shpërfillni”, thotë banori tjetër i Kopenhagës Brian Kristensen.
Në vitin 2019, Presidenti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Groenlandës nga Uashingtoni.
“Asnjëherë nuk është tërësisht e qartë se çfarë do të thotë Trumpi. Ai mund ta ketë seriozisht tani. Herën e fundit, para tetë vjetësh, kur tha diçka të ngjashme ne të gjithë menduam se ishte qesharake. Ai duket se e ka seriozisht tani, ndoshta thjesht po përpiqet të na bëjë trysni për diçka duke shfrytëzuar Groenlandën”, thotë banori i Kopenhagës, Jeppe Sorenson.
Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet. Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze. (For WEB) Marrëdhëniet e Groenlandës me Danimarkën kohët e fundit janë tensionuar për shkak të akuzave për keqtrajtim të banorëve të ishullit nën sundimin kolonial.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për ta kontrolluar Groenlanden për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë edhe për nga dy muaj në paraburgim dy të dyshuarit p...
Trump GROENLANDË- Udhëheqësi i Grenlandës, Mute Eggende do të takohet sot me mbretin danez në Kopenhagë pasi presid...
SHBA- Elvis Presley, ylli i parë i rokut në botë, sot më 8 janar do të mbushte 90 vjet. Këngëtari ikonë i muzikës...
Foto KOSOVË- Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në ...
SHBA- Burime pranë Melania Trump-it kanë zbuluar çfarë mendon në të vërtetë Zonja e Parë e ardhshme për mi...
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sulmoi sot miliarderin Elon Musk për ndërhyrje në politikën evropiane, duke e a...
virus GREQI- Greqia ka regjistruar rastin e dytë të prekur me virusin e ri kinez HMPV. Bëhet fjalë për një paciente 60-vje&cc...
mot me debore BRITANI- Moti dimëror po shtrëngon kontrollin e tij në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, me temperat...
Donald Trump-Jean-Noël Barrot FRANCË- Franca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojn&eu...
Gaza GAZA- Të paktën 19 palestinezë, duke përfshirë tetë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite n&eum...