Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
KOSOVË- Gjetja e mënyrave për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe ndërtimi i besimit, tërheqja e njësive speciale të Policisë nga veriu i Kosovës, njohja e dokumenteve të lëshuara nga organet e Serbisë si dhe vendimet e gjykatave serbe, janë disa nga rekomandimet që organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale (CASA) i ka drejtuar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim.
Këto rekomandime janë pjesë e një hulumtimi në kuadër të projektit “Reflektimi i interesave të serbëve të Kosovës për të formuluar propozime të politikave për një Kosovë multietnike”, i cili është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, me qëllim integrimin e serbëve të Kosovës.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi se anëtarët e komunitetit serb "po përjetojnë presion" nga Beogradi zyrtar kur bëhet fjalë për integrimin në shoqërinë e Kosovës, dhe shprehu shpresën se me angazhim më të madh të Qeverisë së Kosovës, jeta e tyre mund të "bëhet më e lehtë".
“Që ata të ndihen të mirëpritur, që [Kosova] është shtëpia e tyre tani, që është shtëpia ku duan të jenë. Besoj se komuniteti [serb] mund të bëjë shumë, veçanërisht kur ka mjete, ide dhe propozime që mund të përmirësojnë bashkëpunimin. Ky studim kontribuon në këtë”, tha Hargreaves.
Të dhënat për këtë hulumtim janë mbledhur, ndër të tjera, përmes pyetësorëve të cilëve iu përgjigjën 303 pjesëmarrës, deklarimeve anonime dhe forumeve publike që mblodhën përfaqësues të serbëve nga komunat me shumicë serbe, në veri dhe jug të lumit Ibër.
Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare CASA, tha se qytetarët në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kohët e fundit shpesh e shohin Policinë si "mjet për ndëshkim" ose "mjet që përdoret për qëllime politike", duke theksuar se kjo është pasojë e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.
Atëbotë, më shumë se 550 serbë e braktisën Policinë e Kosovës dhe ata u zëvendësuan kryesisht nga policë nga radhët e komunitetit shqiptar. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në nëntor të vitit të kaluar tha se kthimi i policëve që kishin braktisur funksionet nuk ishte i mundur, pasi një gjë të tillë nuk e lejojnë ligjet në fuqi. Ai kishte shpjeguar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës kishte pritur 30 ditë për të parë nëse policët serbë do të tërhiqnin dorëheqjet e tyre dhe se pas kësaj, kishte filluar procesi i rekrutimit të policëve të rinj.
Megjithatë, në hulumtimin e CASA-s theksohet se policët e rinj të rekrutuar nuk mund të zëvendësojnë ata që u larguan dhe rekomandimi i kësaj organizate për Qeverinë është që të mundësohet rikthimi i atyre që duan, duke zbatuar një verifikim të plotë të integritetit.
Në hulumtim thuhet po ashtu se fillimi i një fushate të re për punësim duhet të bëhet me mbështetje nga Qeveria e Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që të rritet përfaqësimi i serbëve në Policinë e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi fillimisht mbështeti largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, vitin e kaluar kërkoi rikthimin e tyre.
Po ashtu, një nga propozimet e dërguara Qeverisë së Kosovës është shqyrtimi i tërheqjes graduale të njësive speciale të Policisë së Kosovë nga komunat në veri, pas së cilës do të duhej të punohej edhe për ndërtimin e besimit.
“Klima aktuale politike e bën këtë shumë të pamundur, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, që minoi përpjekjet e komunitetit serb në Kosovë për të paraqitur praninë e njësisë speciale si të panevojshme dhe të tepruar”, thuhet në hulumtim.
Kosova ka dërguar njësi speciale në veri pas krizave që ndodhën pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, protestave të vazhdueshme dhe bllokadave. Situata kulmoi në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur në Banjskë të Zveçanit sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.
Hulumtimi “Reflektimi i interesave të serbëve të Kosovës për të formuluar propozime të politikave për një Kosovë multietnike” ka trajtuar gjithashtu sfidat me të cilat përballen serbët e Kosovës kur bëhet fjalë për administratën civile, nxjerrjen e dokumenteve ose kthimin e pronave. Disa prej tyre janë mosnjohja e dokumenteve të lëshuara nga Serbia, mosnjohja e vendimeve të gjykatave që punojnë sipas sistemit të Serbisë si dhe barriera gjuhësore.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në fund të vitit të kaluar mori vendimin që shtetësia dhe dokumentet e tjera mund të merren mbi bazën e dokumenteve që lëshohen nga organet serbe. Zbatimi i këtij vendimi është në proces dhe do të vazhdojë deri më 30 prill.
Kosova deri tani i ka konsideruar dokumentet që lëshohen nga organet e Serbisë për qytetet në Kosovë si të paligjshme.
Tijana Grujiq nga CASA tha se çështja e marrjes së dokumenteve të Kosovës dhe realizimi i të drejtave të tjera është një pengesë e madhe për integrimin në shoqërinë e Kosovës. Në këtë kontekst, ajo theksoi se shumë anëtarë të komunitetit serb përballen gjithashtu me problemin e kthimit të pronës, pasi Kosova nuk i njeh vendimet e gjykatave serbe të paintegruara nga viti 1999 deri në vitin 2017.
Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve kanë arritur një marrëveshje për integrimin e sistemit të drejtësisë, e cila u zbatua në vitin 2017.
Megjithatë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë diskutimit vlerësoi se sektori civil serb në Kosovë duhet t’i drejtojë rekomandimet për integrimin e komunitetit të tij edhe përfaqësuesve politikë dhe jo vetëm Qeverisë së Kosovës.
“Duhet të ketë mirëkuptim nga të dyja palët”, tha ai.
Disa organizata joqeveritare serbe në shkurt të vitit të kaluar kërkuan nga Qeveria e Kosovës që "t’i dëgjojë ata" dhe dërguan disa kërkesa, që thanë se do të duhej të përmirësonin jetën e serbëve, ndër të cilat ishte edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto kërkesa të sektorit civil serb erdhën pas vendimit të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit, valutës serbe me të cilën paguhen paga nga buxheti i Serbisë, dhe për të filluar mbylljen e institucioneve që operojnë në sistemin e Serbisë./REL
KOSOVË- Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numë...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rr...
KANADA- Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kanadaja do të vazhdojë të jetë në një luftë tregtare me Shte...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë pas fjalës së Emmanuel Macron, në të cilën presidenti francez e quajti Rusin...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten "ngrirjen" e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marrëves...
ANGLI- Banka Qendrore Evropiane, BQE ka ulur normat e interesit në të gjithë eurozonën 20-anëtare për herë të...
KOSOVË- Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij ins...
SHBA- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqend...
KANADA- Kanadaja po i përgjigjet tarifave të Trump duke hequr uiskinë e Jack Daniel nga raftet e marketeve si dhe të gjithë...
SERBI- "Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare". Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbis&eum...