Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%. Për të parë se si kjo do të ndikojë tek bizneset e vogla, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti vizitoi një biznes familjar për prodhimin e uiskit në Virxhinia.
Në kompaninë e distilimit ‘Catoctin Creek’ fillon procesi i prodhimit. Thekra lëshon aromën e bukës së pjekur. Becky dhe Scott Harris prodhojnë uiski nga thekra. Pijet nga thekra prodhoheshin në Virxhinia njëqind vjet përpara tarifave të para për vendet e tjera, që u vendosën nga presidenti i parë i vendit, George Washington.
Tashmë, tarifat nën drejtimin e presidentit aktual po vështirësojnë përpjekjet e kësaj kompanie për të shitur uiski thekre jashtë vendit.
“Kjo i bën eksportet shumë më të vështira, apo jo? Sepse kushdo që blen produktet e mia duhet të paguajë tarifën dhe kjo është diçka që blerësit nuk do ta bëjnë”, thotë Becky Harris.
Jo vetëm që ndikohet shpërndarja në Meksikë dhe Kanada, por edhe lëndët e para – si shishet e qelqit, megjithëse janë prodhuar në Amerikë.
Prodhuesit e mëdhenj zakonisht i blejnë shishet nga Meksika dhe Kina, por pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ata kaluan tek kompanitë amerikane.
“Shishet e prodhuara në Amerikë, mund të jenë të mjaftueshme edhe për dy muajt e ardhshëm, por më pas duhet t’i porosisim nga importi me një çmim më të lartë në mënyrë që të mbajmë produktin në qarkullim”, thotë Becky Harris.
Planet për shtrirjen e biznesit në Meksikë dhe Kanada u lanë mënjanë, ndërsa pronarët kanadezë të dyqaneve po heqin nga raftet uiskin e thekrës dhe pijet e tjera të prodhuara në Amerikë.
"Ishim në procesin e marrjes së një porosie nga Franca dhe distributori francez na tha se, ‘Jo, thjesht nuk është një kohë e mirë tani që produktet amerikane të shkojnë atje’," thotë Scott Harris.
Presidenti Donald Trump thotë se vendosja e tarifave do t’i motivojë udhëheqësit botërorë të ndalin fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe drogës.
“Kemi nevojë që Meksika dhe Kanadaja të bëjnë shumë më tepër se sa kanë bërë, dhe ata duhet të ndalin rrjedhën e fentanilit dhe drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Duhet ta ndalin”, tha Presidenti Trump.
Mbështetësit e presidentit i mirëkuptojnë tarifat.
“Tarifat, mendoj, janë të nevojshme për të patur ndikim. Dhe për t'i bërë gjërat të drejta kur bëhet fjalë që ne të blejmë artikuj nga vende të tjera, vende që blejnë nga ne”, thotë votuesi Michael Bernacki, mbështetës i Presidentit Trump.
Çmimet e aksioneve në bursën Wall Street ranë për dy ditë me radhë.
"Shpresa duhet të jetë që rënia e tregut të aksioneve do të bëjë që administrata të tërhiqet nga kjo politikë tregtare, sepse lufta tregtare është vërtet një humbje për të dyja palët", thotë Desmond Lachman, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.
Por deri atëherë, zoti Lachman thotë se cikli i tarifave dhe kundër-tarifave do të vazhdojë – pa u ndalur./ VOA
KANADA- Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kanadaja do të vazhdojë të jetë në një luftë tregtare me Shte...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë pas fjalës së Emmanuel Macron, në të cilën presidenti francez e quajti Rusin...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten "ngrirjen" e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marrëves...
ANGLI- Banka Qendrore Evropiane, BQE ka ulur normat e interesit në të gjithë eurozonën 20-anëtare për herë të...
KOSOVË- Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij ins...
SHBA- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqend...
KANADA- Kanadaja po i përgjigjet tarifave të Trump duke hequr uiskinë e Jack Daniel nga raftet e marketeve si dhe të gjithë...
SERBI- "Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare". Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbis&eum...
GJERMANI- Krerët e qeverive dhe shteteve të BE takohen në një samit krize për Ukrainën. Kancelari gjerman, Scholz edhe njëh...
SUEDI- Ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard ka njoftuar se anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të kontribuojë der...