Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesorë dhe qytetarë të tjerë kundër të cilëve janë zhvilluar procedura penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat e fundit. Ky veprim vjen dy ditë pasi Vuçiç njoftoi se do të falte individët e përfshirë në procedura penale pas pjesëmarrjes në protestat që pasuan shembjen fatale të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se faljet janë dhënë për të gjithë ata që janë arrestuar dhe akuzuar për pjesëmarrje në protestat që kanë ndodhur në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera në Serbi. Faljet përfshijnë individë të akuzuar për shkelje të rendit publik dhe paqes, si dhe për dëmtim të pronës publike dhe private gjatë protestave.
Sipas njoftimit nga Presidenca, janë falur gjashtë studentë: D. B. nga Novi Sadi, M. M. nga Novi Sadi, M. K. nga Novi Sadi, I. B. nga Pozhega, R. S. nga Sremska Kamenica dhe M. S. nga Zhabali. Vuçiç gjithashtu ka falur një dekan – N. J. nga Nishi, dhe R. J. nga Novi Sadi. Gjithashtu, janë falur katër drejtorë shkollash: B. M. nga Shabaci, M. E. nga Bogatiqi, M. I. nga Shabaci, S. M. J. nga Shabaci, si dhe një punëtor ndihmës në shkollë, V. M. nga Prokuplja.
Vendimet për falje janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për procedurat e mëtejshme, thuhet në njoftimin e 29 janarit. Valët e protestave, të cilat kanë nxjerrë në rrugë dhjetëra mijëra qytetarë, u nxitën nga shembja e strehës së rinovuar të Stacionit Hekurudhor më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Studentët në bllokadë kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin. Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad.
Presidenti i Serbisë deklaroi më 27 janar se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur, derisa studentët po vazhdojnë protestat. Kryeministri i Serbisë, Miloš Vuçeviq, dha dorëheqjen më 28 janar, pas sulmit ndaj një grupi studentësh përpara zyrave të Partisë Progresive Serbe në pushtet, dhe të njëjtën ditë dha dorëheqjen edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Đurić./REL
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Hap&eum...
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje masive, ku niveli i uj...
SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fondeve amerikane në disa sh...
IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bisedime që do t...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...
SHBA - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbrojti të martën urdhrin e Presidentit Donald Trump pë...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin...
TIRANA- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme bëri publik sot, planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjat&eu...
SUEDI- Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit. Kr...
SERBIA- Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqyteti...