Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bisedime që do të përqëndrohen në zbatimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaz, si dhe për negociatat për fazën e ardhshme të marrëveshjes.
Para vizitës, Witkoff nënvizoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila u dha fund luftime 15 mujore dhe çoi në lirimin, deri më tani, të shtatë pengjeve që mbaheshin nga Hamasi dhe të 300 të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli.
Në ditët e ardhshme priten lirime të tjera të pengjeve dhe të të burgosurve.
Vizita e zotit Witkoff ndodh para vizitës së planifikuar në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti amerikan Donald Trump e ftoi Netanyahun për bisedime më 4 shkurt.
Faza e parë e armëpushimit parashikohet të zgjasë 42 ditë, një e katërta e së cilës tashmë ka kaluar. Ajo parasheh lirimin e 33 pengjeve nga Gaza si dhe vazhdimin e negociatave rreth detajeve të fazës së dytë të marrëveshjes, që përfshin lirimin e pengjeve të tjera dhe përfundimin e luftës me tërheqjen e forcave izraelite.
Këto negociata pritet të fillojnë javën e ardhshme.
Palestinezët në Gazë janë lejuar të kthehen në disa zona, që për një kohë të gjatë ishin bllokuar nga forcat izraelite, përfshirë në pjesën veriore të Gazës, ku Kombet e Bashkuara thanë të martën se mbi 375,000 persona ishin kthyer gjatë kësaj jave.
Rreth 1 milion banorë të Gazës janë larguar nga kjo zonë në fillim të luftës dhe të zhvendosurit tani po kthehen në një zonë të shkatërruar nga operacionet e ushtrisë izraelite kundër Hamasit.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Kombet e Bashkuara po ashtu do të lehtësojnë hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë. Zyra humanitare e OKB-së njoftoi të martën se sasia e ndihmës që po dërgohet në Gazë është “zgjeruar dukshëm”, përfshirë në zona ku punonjësit e ndihmave nuk kishin arritur të depërtonin më parë.
“Vlerësimet në terren tregojnë për një nivel të madh shkatërrimesh të infrastrukturës së ujit dhe kanalizimit, sidomos në pjesën veriore të Gazës, që tregon për një nevojë kritike për të shtuar përpjekjet për rehabilitimin dhe pastrimin e tyre për të përmbushur nevojat bazike njerëzore”, deklaroi agjencia.
Rindërtimi i Gazës është pjesë e fazës së fundit të marrëveshjes së armëpushimit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se kush do ta qeverisë territorin, i cili është sunduar nga Hamasi që nga viti 2007.
Gjatë një telefonate të martën me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit Badr Abdelatty, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nënvizoi nevojën për të punuar së bashku “për planifikimin e fazës pas konfliktit për t’u siguruar që Hamasi mos të qeverisë më kurrë Gazën, apo të mos jetë më në gjendje të kërcënojë sërish Izraelin”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari ishin ndërmjetësit kryesorë në negociatatat e muajve të fundit që siguruan marrëveshjen e armëpushimit.
Ditëve të fundit, sugjerimet e përsëritura të Presidentit Trump për të larguar me forcë një numër të madh palestinezësh nga Gaza dhe për t’i dërguar ata në Egjipt dhe Jordani janë kritikuar.
Palestinezët dhe shtetet arabe, përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë, e kundërshtuan idenë e zotit Trump për të pranuar palestinezët, mes shqetësimeve se zhvendosja e tyre do të bëhej e përhershme.
Lufta në Gazë filloi më 7 tetor të vitit 2023, pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe rrëmbimin e 250 pengjeve.
Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 47,300 personave, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Ushtria izraelite thotë se kjo shifër përfshin edhe 17,000 militantë të vrarë./VOA
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...
SHBA - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbrojti të martën urdhrin e Presidentit Donald Trump pë...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin...
TIRANA- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme bëri publik sot, planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjat&eu...
SUEDI- Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit. Kr...
SERBIA- Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqyteti...
KOSOVË- Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët n&eu...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka premtuar se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Por një pjesë e uk...
pamje nga kufiri BJELLORUSI- Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse ...
steve witkoff IZRAEL- I dërguari special i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka vizituar ditën e djeshme Gazën. Kjo sh&e...