Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kundër anti-semitizmit. Në 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të Aushvicit, ministri shqiptar i punëve të jashtme, Igli Hasani, pohoi në tubimin për Ditën e Kujtesës se nevojiten veprime konkrete në shërbim të humanizmit, sigurisë, tolerancës dhe drejtësisë. Shqipëria renditet ndër të paktat vende, që strehoi hebrejtë e përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ku numri i tyre pas luftës ishte shumë herë më i madh se sa ai para nisjes së saj.
Dita e Kujtesës së Holokaustit është në Shqipëri një ditë reflektimi mbi mësimet që sjell historia për të sotmen. Në tubimin “Ndërtimi i një të ardhmeje tolerance” për 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqëndrimit Aushvic Birkenau, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi përkushtimin e palëkundur dhe konkret të Shqipërisë kundër anti-semitizmit, që e cilësoi si një kërcënim i rëndë aktual e me rrënjë të thella, dhe qëndron pro humanizmit e kundër urrejtjes dhe diskriminimit.
Ai tha se Holokausti mbetet një dëshmi e fuqishme e urrejtjes, diskriminimit, dhe dehumanizimit të njeriut, ku 6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.
“Përkujtimi i Holokaustit nuk është thjesht një akt ceremonial, por është një thirrje e fuqishme për veprim, është një apel që kërkon angazhimin tonë të pandalshëm në luftën kundër anti-semitizmit dhe çdo forme tjetër diskriminimi, që ende vazhdojnë të përshkruajnë realitetin e botës tonë edhe sot e kësaj dite”, tha zoti Hasani.
Shqipëria ishte i vetmi vend europian i pushtuar ku pas Luftës së Dytë Botërore popullsisa hebreje u shumëfishua në krahasim me shifrat e paraluftës, duke strehuar, fshehur dhe shpëtuar nga vdekja qindra hebrej, dhe duke u bërë një vatër shprese e solidariteti për shumë të tjerë.
Drejtuesi i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave, prof.dr. Hamit Kaba, tha në tubim se edhe nga shumë studiues të huaj cilësohet si i jashtëzakonshëm qëndrimi mbështetës ndaj hebrejve i Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një shtet i ri krijuar vonë, një popull i vogël dhe me disa besime fetare.
“Mbrojtja e hebrejve në Shqipëri është në radhë të parë vepër e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi e të këtij populli, është produkt i kodit të nderit, të besës. Nga kjo frymë e përgjithshme tolerance ndaj të tjerëve, përfshi dhe hebrejtë, nuk duhen përjashtuar as ata që drejtonin shtetin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse listat e hebrejve të Shqipërisë u kërkuan nga gjermanët si kudo në vendet e tjera, por ato nuk u dorëzuan prej tyre”, tha zoti Kaba.
Studiuesit theksuan se mësimet e historisë janë të dobishme sot më shumë se kurrë, ndërsa vërehen valë shqetësuese të anti-semitizmit në shumë rajone të botës dhe imunitet nuk ka ndaj kësaj dukurie, që mund të shmanget përmes kujtesës dhe edukimit.
Shqipëria mikpriti pak ditë më parë Konferencën Ndërkombëtare për qëndrimin kundër urrejtjes dhe përqafimin e të drejtave, ku shfaqi angazhimin e thellë në luftën kundër antisemitizmit dhe në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor./VOA
SHBA - Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbrojti të martën urdhrin e Presidentit Donald Trump pë...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin...
TIRANA- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme bëri publik sot, planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjat&eu...
SUEDI- Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit. Kr...
SERBIA- Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqyteti...
KOSOVË- Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët n&eu...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka premtuar se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Por një pjesë e uk...
pamje nga kufiri BJELLORUSI- Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse ...
steve witkoff IZRAEL- I dërguari special i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka vizituar ditën e djeshme Gazën. Kjo sh&e...
Foto ilustruese GJERMANI- Bundestagu voton sot pasdite me emër për propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së...