Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve mposhti me shpejtësi një përpjekje të republikanes së njohur Marjorie Taylor Greene për të larguar republikanin Mike Johnson nga posti i kryetarit. Demokratët iu bashkuan republikanëve në një votim 359-43 për të mbajtur republikanin Johnson në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Veprimi i demokratëve shihet si një përpjekje për të shmangur një përsëritje të kaosit të muajit tetor, kur republikanët rrëzuan nga posti kryetarin republikan, Kevin McCarthy.
Përpjekja e ligjvënëses Greene shihet si një sfidë e rrallë republikane ndaj kandidatit për president, Donald Trump, i cili tha në një postim në mediat sociale të mërkurën se "nuk ishte koha" që republikanët të përpiqen ta largojnë kryetarin e tyre.
“E vlerësoj besimin e kolegëve të mi për ta mposhtur këtë përpjekje të gabuar”, tha zoti Johnson pas votimit. “Shpresoj se ky është fundi i përpjekjeve për të dëmtuar reputacionin, çka ka karakterizuar Kongresin aktual”.
Më herët, duke qëndruar pranë kolegut republikan Thomas Massie, ligjvënësja Greene e kritikoi zotin Johnson për një varg kompromisesh me demokratët, të cilët kanë shumicën në Senat.
“Justifikimet se, ‘kështu duhet të qeverisësh në një qeveri të ndarë’ (kur njëra parti nuk kontrollon Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin) janë të dobëta, të trishta dhe të papranueshme”, tha ligjvënësja Greene për kryetarin Johnson.
Ndërsa zonja Greene lexoi rezolutën që kërkonte shkarkimin, Dhoma e Përfaqësuesve shpërtheu në tallje dhe brohoritje. Demokratët thirrën me zë të lartë emrin e ligjvënësit Hakeem Jeffries, duke i bërë jehonë synimeve të demokratëve për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë votimeve të janarit të vitit 2021.
Zoti Johnson ka zemëruar shumë ligjvënës të vijës së ashpër brenda shumicës së vogël republikane 217-213, duke miratuar masa shpenzimesh dypartiake për të shmangur mbylljet e pjesshme të qeverisë dhe për të ndihmuar aleatët e SHBA-së, përfshirë Ukrainën, pa insistuar në masa të rrepta sigurie për kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, që kundërshtohen nga demokratët.
“Republikanët duhet të luftojnë kundër demokratëve të majtë radikalë dhe të gjithë dëmin që ata i kanë bërë vendit tonë”, tha zoti Trump në postimin e tij të mërkurën në median sociale. “Nuk jemi në një pozitë për ta larguar kryetarin. Në një moment të caktuar mund të jemi, por tani nuk është koha e duhur”.
Situata i ka forcuar pozitat e demokratit Jeffries, i cili ra dakord që ta shpëtonte zotin Johnson nga përpjekja republikane për ta larguar nga posti drejtues, pasi zoti Johnson i largoi pengesat në Kongres për miratimin e projektligjeve thelbësore të demokratëve.
Marrë nga VOA
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t'i përdor p&...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin...
foto ilustruese SHBA- Policia përdori spërkatës me piper gjatë një proteste ndërsa demonstruesit pro-palestinezë kishin ...
foto ilustruese POLONI- Polonia u vu në shënjestër nga hakerat nga një grup i lidhur me Rusinë këtë javë, tha ...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Rusinë të mërkurën kundër çdo lëvizjeje ushtar...
foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane konfirmoi se një ushtar amerikan u arrestua javën e kaluar gjatë vizite të paautorizuar në...
Gordana Siljanovska Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme...
KiE KOSOVË- “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhs...
SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin in...