Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
SHBA- Ushtria amerikane konfirmoi se një ushtar amerikan u arrestua javën e kaluar gjatë vizite të paautorizuar në qytetin portual rus të Vladivosktokut, një nga dy amerikanët e ndaluar së fundmi në Rusi.
Zëdhënësja e ushtrisë, Cynthia Smith, tha të martën se rreshteri Gordon C. Black, i stacionuar në Korenë e Jugut, kishte marrë urdhrin për ndryshim të përhershëm të stacionit të dislokimit më 10 prill dhe vendosjen në Fort Cavazos në Teksas.
Në vend që të kthehej në Shtetet e Bashkuara, zoti Black udhëtoi me avion përmes Kinës për në Vladivostok për "arsye personale".
“Blcak nuk kërkoi leje zyrtare dhe Departamenti i Mbrojtjes nuk e autorizoi udhëtimin e tij në Kinë dhe Rusi”, tha zëdhënësja Smith.
Zyrtarët amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se duket se ai kishte shkuar në Rusi për t’u takuar me një grua me të cilën kishte lidhje romantike.
Zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, u tha gazetarëve të martën se ushtria po e heton incidentin dhe se çdo leje për në Rusi ishte "rreptësishtë e ndaluar", në bazë të udhëzimeve të Departamentit të Mbrojtjes.
Shtëpia e Bardhë tha të martën se konfirmoi "dy raste të veçanta" të shtetasve amerikanë të arrestuar në Rusi, pa identifikuar të arrestuarin e dytë.
Zyrtarët rusë e identifikuan amerikanin e dytë si William Russell Nycum. Ai u arrestua 10 ditë më parë në Moskë nën akuza për huliganizëm, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.
“Departamenti i Shtetit po kërkon në mënyrë aktive qasje konsullore për të dy individët. Asnjëri prej tyre nuk ndodhet në Rusi në emër të qeverisë amerikane”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ruse e informoi ambasadën amerikane në Moskë më 3 maj se zoti Black ishte arrestuar një ditë më parë në Vladivostok nën akuzat për vjedhje të pronës private.
Zëdhënësja e ushtrisë, Cynthia Smith, tha se ushtria aktualisht nuk kishte të dhëna të tjera për rastin e zotit Black i cili po mbahet në një objekt paraburgimi deri në daljen e ardhshme para gjykatësit.
Sipas Radios Evropa e Lirë, llogaria në TikTok e partneres romantike të zotit Black, me origjinë nga Vladivostok-u, Aleksandra Vashchuk, përmban video të shumta të çiftit në Korenë e Jugut. Zoti Black shihet në një video i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane tek puth kameran e një gruaje, me sa duket zonja Vashchuk, ndërsa ajo flet në rusisht.
Radio Evropa e Lirë thotë se zonja Vashchuk e cilëson zotin Black si burrin e saj. Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se zyrtarë anonimë thonë se zoti Black akuzohet se kishte vjedhur nga e dashura e tij.
Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Michael McCaul, tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga raportet për ndalimin.
“Putini ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë”, tha zoti McCaul në një postim në rrjetin X. “Një paralajmërim për të gjithë amerikanët, siç ka thënë Departamenti i Shtetit, nuk është e sigurt të udhëtosh në Rusi”.
Në mesin e të arrestuarve janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i gazetës “The Wall Street Journal”. Dy gazetarët, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i hedhin poshtë akuzat si të motivuara politikisht. Rusia po ashtu ka burgosur amerikanin Paul Whelan, drejtuesi i lartë i një korporate në Miçigan, i dënuar për spiunazh në vitin 2020 me 16 vjet burg. Ai dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i hedhin poshtë akuzat ruse./VOA
Gordana Siljanovska Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme...
KiE KOSOVË- “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhs...
SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin in...
Donald Trump SHBA- Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ul&eum...
James Cleverly BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa pr...
Izet Mexhiti SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, k...
Bogdanga Kuzeska MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
foto ilustruese SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
foto ilustruese EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...