Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
SHBA - Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë përsëri se do t’i bëjë Ukrainën dhe Rusinë t’i japin fund luftës gati trivjeçare.
Ai gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë talibanëve t’ia kthejnë SHBA-së pajisjet e saj ushtarake në vlerë miliarda dollarë, të cilat ishin lënë pas në Afganistan në vitin 2021.
“Unë do t’i jap fund luftës në Ukrainë, do ta ndal këtë rrëmujë në Lindjen e Mesme dhe do ta parandaloj Luftën e Tretë Botërore”, tha Trump në palestrën Capital Arena në Uashington të dielën, një ditë para se ta bëjë betimin si president.
Ai nuk shpjegoi se si do t’i arrinte këto.
Analistët thonë se do të jetë e vështirë përfundimi i luftës në Ukrainë së shpejti, sepse presidenti rus Vladimir Putin beson se ai po fiton dhe nuk është i nxitur për ta ndalur luftën.
Gjatë këtij tubimi, Trumpi bëri një përmbledhje të synimeve që ai pretendon se do t’i përmbushë gjatë katër vjetëve të ardhshme brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë forcimin e ushtrisë.
Trump do të betohet si presidenti i 47-të më 20 janar, në mesditë. Ceremonia do të mbahet brenda ndërtesës së Kongresit për herë të parë pas 40 vjetësh, për shkak të motit acar
Gjatë fjalimit të tij, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara po u japin talibanëve në Afganistan "miliarda dollarë në vit" dhe se ai do ta ndalojë këtë nëse grupi ekstremist nuk i kthen miliarda dollarë në pajisje amerikane.
"Dhe unë them, nëse do të paguajmë miliarda dollarë në vit, duhet t’u themi atyre se nuk do t'ua japim paratë nëse nuk na i kthejnë pajisjet tona ushtarake", tha Trump.
Shtetet e Bashkuara lanë në Afganistan pajisje ushtarake të vlefshme rreth 7 miliardë dollarë, kur u tërhoqën në gusht të vitit 2021, pasi talibanët rimorën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.
Rimarrja e pushtetit nga talibanët ka çuar në një rënie drastike ekonomike, ku më shumë se gjysma e afro 24 milionë banorëve të vendit kanë nevojë për ndihmë humanitare, si ushqim, sipas USAID-it, agjencisë amerikane për zhvillim.
Shtetet e Bashkuara ia kanë ndarë më shumë se 2.1 miliardë dollarë ndihmë humanitare Afganistanit që nga marrja e pushtetit nga talibanët, sipas USAID-it.
Që kur morën pushtetin, talibanët janë dënuar nga liderët perëndimorë, organizatat ndërkombëtare dhe aktivistët për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, veçanërisht kundër grave dhe vajzave./REL
Pamje nga azili SERBI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Serbi, në shtëpinë e të mo...
SHBA- Zonja e parë e ardhshme amerikane, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashk...
Foto ilustruese GJERMANI - Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku ...
Pengjet HAMAS - Ky është momenti emocionues kur Emily Damari dhe dy pengje të tjerë të Hamasit përqafuan më në...
SHBA- Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Pr...
SHBA- Donald Trump rikthehet sot në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...
Foto ilustruese GAZA- Pas lirimit të e pengjeve izraelite nga Hamasi raportohet se janë liruar të burgosurit e parë palestinez&eum...
Reperi IRAN- Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian A...
Uashington UASHINGTON-Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur Donald Trump pritën në të ftohtë dhe shi p&...
Trump SHBA- Të hënën më 20 janar, Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij t&...