Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

BOSNJE- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese, të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilat ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS).
Ndër këto ligje përfshihet edhe ai për Regjistrin e Posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Më herët gjatë ditës, Klubi i Boshnjakëve në Këshillin e Popujve, organ legjislativ i Republikës Sërpska (RS), nuk e aktivizoi mekanizmin e interesit jetik kombëtar, i cili do të mundësonte potencialisht parandalimin e hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon punën e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale të shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës në atë entitet.
Ligjet u miratuan nga Kuvendi i Popullit të RS më 27 shkurt, si organi kryesor legjislativ. Këshilli i Popujve, në fakt, nuk është një dhomë e barabartë me Kuvendin Popullor të RS-së, por një institucion i veçantë i pushtetit legjislativ, që shqyrton ligjet vetëm nëse një ose më shumë klube të popujve kërkojnë shqyrtimin e shkeljes së interesit jetik kombëtar.
Pas vendimit të Klubit të Boshnjakëve, u krijuan kushtet që këto ligje jokushtetuese, të cilat ndalojnë punën e institucioneve gjyqësore të shtetit të Bosnjës në RS, të nënshkruhen nga presidenti i RS, Milorad Dodik. Ai veçse kishte paralajmëruar se do ta bënte këtë dhe pasi nënshkroi dekretin për shpalljen e tyre, ligjet do të hyjnë në fuqi një ditë pas pas botimit në Gazetën Zyrtare të RS.
Pas hyrjes në fuqi, mbetet mundësia e kontestimit të këtyre ligjeve para Gjykatës Kushtetuese të Bonjës ose e anulimit të tyre nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar, Christian Schmidt, në përputhje me të ashtuquajturit “fuqitë e Bonit”.
Fuqitë e Bonit përfshijnë të drejtën e përfaqësuesit të lartë për të miratuar ose ndryshuar ligje dhe direktiva, për të shkarkuar zyrtarë, për të vendosur sanksione, për të kundërshtuar vendimet e institucioneve, për të ndryshuar të gjitha kushtetutat përveç asaj shtetërore, si dhe për të krijuar ose shfuqizuar institucione.
Me projektligjin për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e veprimtarisë së institucioneve jokushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, të miratuar më 27 shkurt, parashikohet ndalimi i punës dhe veprimeve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës në Republikën Sërpska.
Shfuqizimi i njëanshëm i kompetencave shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës në një pjesë të territorit të saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e këtij shteti.
Kodi Penal i Bosnjë dhe Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burg dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që në mënyrë të paligjshme përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnjës ose të rrëzojë institucionet e saj më të larta.
Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës, si dhe SIPA, janë themeluar bazuar në ligje të miratuara në Asamblenë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës dhe të konfirmuara në Dhomën e Popujve të shtetit. Për t’u shfuqizuar, sipas Kushtetutës së Bonjsë, për këtë duhet të shprehet edhe Parlamenti i shtetit.
Deputetët e Kuvendit të RS-së kanë miratuar gjithashtu ndryshime në Kodin Penal të entitetit, me të cilat parashikohet ndjekja penale e të punësuarve në institucionet e Bosnjës që jetojnë në RS, nëse nuk zbatojnë vendimet e autoriteteve të entitetit.
Dodik i nënshkroi këto ligje pas vendimit të Gjykatës së Bosnjës më 26 shkurt, e cila e dënoi atë në shkallën e parë me një vit burg dhe ndalim nga ushtrimi i funksionit për gjashtë vjet. Më herët, ai ishte shpallur fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Millosh Llukiq, u shpall i pafajshëm. Liderët e R-sëS, përpara shpalljes së dënimit, kishin kërcënuar me “vendime radikale” dhe braktisjen e të gjitha institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës nëse Dodik do të dënohej./ REL
foto ilustruese KOSOVË- Ka përfunduar mbrëmjen e sotme procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 sh...
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë dërgon sot (të mërkurën) në një gjykatë federale në Virxhinia perso...
SHBA- Kongresmeni demokrat dhe ish-kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, ka ndërruar jete dje, 4 mars në moshën 70-vjeçare,. Turn...
foto ilustruese HAGË – Ministri i Jashtëm i Sirisë u zotua të mërkurën se vendi i tij do të shkatërrojë...
foto ilustruese UASHINGTON – Administrata e Presidentit Donald Trump shpërbëri dy komisione ekspertësh që punonin me qeverin&eum...
SHBA- Instituti Norvegjez Nobel njoftoi sot se janë gjithsej 338 nominime për Çmimin Nobel të Paqes të këtij vi...
SHBA- Një në dy finlandezë nuk i beson Shteteve të Bashkuara si një aleat të besueshëm të vendit t...
zelenskyy, trump UKRAINË- Një takim mes SHBA dhe Ukrainës do të zhvillohet në të ardhmen e afërt, tha ndihmësi krye...
foto ilustruese SHBA- Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur ...
papa VATIKAN- Papa Françesku ka dhënë mesazhin e tij për besimtarët katolikë për fillimin e Kreshmës dhe t&e...