Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz tha të dielën se ka ardhur koha për të kuptuar se nga vijnë me dhjetëra dronë misterioz që po fluturojnë mbi shtetet lindore amerikane, si dhe nëse pas tyre fshihen qëllime keqdashëse. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CBS ai tha se kësaj çështjeje i "duhet shkuar deri në fund".
Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë. Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë. Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara.
Waltz tha se dronët po qëndrojnë në qiell për një kohë e mund të jenë të rrezikshëm. Ai vlerësoi administratën e Presidentit Joe Biden mbi përpjekjen për të zbutur frikën dhe për të zgjidhur çdo mister në lidhje me dronët, por nuk ofroi asnjë shpjegim mbi rastin. Senatorja demokrate Amy Klobuchar tha për rrjetin televiziv CBS se rreth kësaj çështjeje "nevojitet më shumë transparencë".
Nju Xhersi është shteti nga ku janë bërë më shumë njoftime për dronë. Të shtunën, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) theksuan se shumica e njoftimeve të fundit mbi dronë, kanë qenë avionë me pilot, që nuk përbënin asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Një zyrtar i FBI-së u tha gazetarëve se agjencia po punonte me 50 partnerë shtetërorë e të qeverisë federalë dhe se kishte përcaktuar se nga më shumë se 5,000 njoftime për dronë, më pak se 100 meritonin hetime të mëtejshme.
I njëjti zyrtar tha se nuk është gjetur asnjë provë për aktivitet në shkallë të gjerë me dronë, duke shtuar se shumë prej njoftimeve i referoheshin ‘korridoreve të rregullta të fluturimit’. Ai shtoi se hetimet po vazhdojnë me rastet e mbetura, duke analizuar të dhënat e radarëve dhe informacioneve të zbulimit.
"Ne nuk mund t’i injorojmë njoftimet (për dronë)", tha zyrtari. "Ne po bëjmë çmos për të gjetur origjinën e këtyre aktiviteteve, por mendoj se ka pasur një zmadhim të situatës lidhur me numrin e dronëve që supozohet se janë parë”.
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se dronë janë parë mbi bazat ushtarake në Nju Xhersi, siç është ‘Picatinny Arsenal’ (objekt ushtarak që përdoret për kërkime dhe prodhim armësh), por nuk janë gjetur prova se pas tyre fshihet një qeveri e huaj.
Megjithatë zyrtarët e sigurisë kombëtare nuk kanë qenë në gjendje të thonë se kush qëndron pas dronëve misterioz. Zyrtarët në shtetet bregdetare lindore kanë shprehur shqetësim mbi këto zhvillime. Në një postim në mediat sociale të premten ish-guvernatori i Marilendit Larry Hogan, njoftoi se kishte parë "dhjetëra dronë të mëdhenj në qiell" mbi rezidencën e tij në këtë shtet.
“Publiku po shqetësohet dhe stresohet gjithnjë e më shumë mbi mungesën e plotë të transparencës dhe qëndrimin shpërfillës të qeverisë federale”, shkruante ai.
Presidenti i zgjedhur Trump sugjeroi të shtunën se administrata Biden nuk po tregohej transparente lidhur me njoftimet për dronë duke shtuar se objektet fluturuese duhet të rrëzoheshin. Ligjvënësi republikan nga Nju Xhersi, Christopher Smith tha të premten në një deklaratë se qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj çështjeje kishte qenë "shpërfillës”
Zyrtarët amerikanë thanë të shtunën se administrata u kishte dërguar zyrtarëve të Nju Xhersit radarë pajisur me një "sistem kamerash me rreze infra të kuqe" për të gjurmuar objektet. Javën e kaluar, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se pas një hetimi rreth njoftimeve për dronë, nuk ishte zbuluar ndonjë aktivitet i paligjshëm.
“Përkundrazi, pas rishikimit të pamjeve në dispozicion, duket se shumë nga pamjet e njoftuara janë në të vërtetë avionë me pilot, që janë operuar në mënyrë të ligjshme”, tha Kirby./ VOA
Trump SHBA- Donald Trump ka thënë se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy “duhet të bëjnë një marrëveshje”...
vendngjarja SHBA- Të paktën 3 persona janë vrarë pas një të shtëna në një shkollë në Madison, të...
vendngjarje SHBA- Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollën e krishterë...
Netanyahu-Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thotë se ka pasur një “bisedë shumë të mirë...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është ende në bisedime me palën siriane për statusin e baz...
Ekonomia ishte një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Si&c...
spiuni kinez BRITANI- Spiuni i dyshuar kinez që ishte i lidhur me Princin Andrew më në fund është identifikuar si Tengbo Yang...
Chrystia Freeland KANADA- Ministrja e Financave e Kanadasë, Chrystia Freeland ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, duke përmendur ...
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur votëbesimin në parlament, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23...
sulmet GAZA- Më shumë se 50 njerëz u vranë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në të gjithë Rripin e Gaz&e...