
Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë izraelite, sërish janë dorëzuar kufoma të gabuara.
Mbetjet e trupave të tre personave të vdekur, që dorëzoi së fundmi grupi islamist Hamas, nuk u përkasin pengjeve të zhdukur, njoftoi ushtria izraelite, duke ju referuar analizave dhe hetimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mbetjet mortore iu dorëzuan nga Hamasi të premten në mbrëmje përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, dhe ata ia përcollën ato më pas ushtrisë izraelite.
Izraeli akuzon Hamasin për gënjeshtra
Një ditë më parë, të enjten 30.10, Hamasi dorëzoi dy trupa pa jetë, të cilët u përkisnin vërtet izraelitëve Amiram Cooper dhe Sahar Baruch. Grupi islamist Hamas ka dorëzuar deri tani trupat e 17 nga 28 pengjet e vdekura. Ndryshe nga sa ishte rënë dakord në planin e paqes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën, organizata terroriste po i liron trupat ngadalë. Ajo e justifikon këtë me pretendimin se është e vështirë për t’i gjetur të vdekurit, sepse janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara. Izraeli e quan këtë një gënjeshtër të Hamasit.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Hamasi edhe më parë ka dorëzuar trupa palestinezësh në vend të mbetjeve të personave që u rrëmbyen si pengje. Në mes të tetorit Hamasi dorëzoi trupin e një palestinezi në vend të trupit të një pengu.
Edhe në muajin shkurt Hamasi dorëzoi trupin e një gruaje palestineze në vend të trupit Shiri Bibas, të marrë peng. Bibas ishte edhe shtetase gjermane. Organizata terroriste e pranoi më vonë një gabim të mundshëm dhe në fund dorëzoi trupin e saktë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Nëntor13:11
Produkte të papërshtatshme në faqen e saj/ Kompania ''Shein'' vihet nën hetim
Autoriteti mbikëqyrës i konsumatorit në Francë ka denoncuar gjigantin aziatik të modës së shpejtë Shein tek autoritete...
BOTA
2 Nëntor12:14
Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë
Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda sht&e...
BOTA
2 Nëntor09:08
Rriten tensionet/ Trump dërgon forcën e madhe ushtarake drejt Venezuelës,16 mijë trupa pranë Karakas-it
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, duke ngritur ndjeshëm temperaturën g...
BOTA
2 Nëntor08:36
Maqedonia e Veriut/ Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
Sot mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 3...
BOTA
2 Nëntor08:01
Sulm me thikë në një tren në Angli, 10 persona të plagosur, arrestohen dy të dyshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Autorët kanë plagosur me thikë dhjetë persona në një tren. Nuk dihe...
BOTA
1 Nëntor22:37
Përurohet muzeu më i madh në botë i 7 mijë vjetëve histori. Video dhe foto mbresëlënëse nga ceremonia në Kajro
Inaugurimi zyrtar i Muzeut të Madh Egjiptian u zhvillua të shtunën në Giza , duke shënuar fillimin e funksionimit të muzeut më...
BOTA
1 Nëntor22:02
Përvjetori i vrasjes së kryeministrit, mijëra izraelit mblidhen në Tel Aviv
Mijëra izraelitë u mblodhën në sheshin Rabin të Tel Avivit për të shënuar 30-vjetorin e vrasjes së kryeministrit Yi...
BOTA
1 Nëntor21:09
Investimet miliarda dollarëshe në Siri, DASH mbështet heqjen e sanksioneve
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se administrata Trump mbështet shfuqizimin e sanksioneve të ...
BOTA
1 Nëntor20:44
Grabitja 88 milionë euro, edhe dy të arrestuar në Francë
Dy të dyshuar të tjerë, përfshirë një grua, u akuzuan në lidhje me vjedhjen e bizhuterive historike me vlerë 102 milion&...
BOTA
1 Nëntor20:30
SHBA i hoqi sanksionet Milorad Dodikut/ A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?
Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë?
Adn...