Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IZRAEL- Yahya Sinwar është udhëheqës i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Më 17 tetor, Izraeli tha se po verifikon raportimet e pakonfirmuara se Sinwari është vrarë gjatë operacioneve të tij ushtarake në Rripin e Gazës.
Sinwar, 62 vjeç, dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Sulmi i paprecedent nxiti luftën që Izraeli po kryen në enklavën palestineze. Sinwar u bë udhëheqësi kryesor i Hamasit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit të byrosë politike të grupit, i cili u vra në Teheran më 31 korrik në një sulm të dyshuar izraelit.
Ai paraprakisht kishte udhëhequr krahun ushtarak të Hamasit, apo Brigadën Iz al-Din Al-Kasam. Sinwar nuk ishte parë si personi i preferuar për të pasuar Haniyehun, i cili jetonte në Katar. Khaled Meshaal, ish-shefi politik i Hamasit dhe Khalil al-Hayya, një figurë e shquar në krahun politik të grupit, ishin parë si personat që mund të merrnin udhëheqjen e grupit.
Tradicionalisht, shefi politik i Hamasit gjendet jashtë vendit në mënyrë që të mund të udhëtojë dhe të mbajë kontakte me aleatët rajonalë, sikurse Irani dhe Hezbollahu, grupi libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun politik të tij. Sinwari besohet se gjendet në Gazë.
Një arsye e rëndësishme për emërimin e Sinwarit në krye të Hamasit, thanë ekspertët, është se ai ka raporte të ngushta me Iranin, i cili i ofron mbështetje financiare dhe ushtarake grupit. I njohur nga mbështetësit e tij edhe si Abu Ibrahim, Sinwar u lind në një kamp refugjatësh në qytetin e Han Junisit në Gazë.
Prindërit e tij, sikurse të Haniyehut, u larguan nga qyteti bregdetar Ashkelon gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948, luftë që rezultoi me krijimin e shtetit të Izraelit. Këtë ngjarje palestinezët e quajnë “nakba” apo katastrofa.
Sinwar iu bashkua Hamasit pak pasi grupi u formua më 1987 dhe krijoi organizatën famëkeqe për siguri të brendshme, Al-Majd, qëllimi kryesor i të cilës ishte të gjendet spiunë izraelitë brenda grupit. Ai fitoi reputacionin si njeri i dhunshëm dhe iu vu nofka “Kasapi i Han Junisit”.
Sinwar u kap nga forcat izraelite dhe u dënua me disa dënime me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash – përfshirë për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë – dhe qëndroi për më shumë se dy dekada në burg. Gjatë kohës sa ishte në burg, ai kishte organizuar greva për përmirësimin e kushteve të punës dhe u shndërrua në një udhëheqës në mesin e të burgosurve palestinezë.
Sinwar u lirua nga burgu më 2011, si pjesë e një këmbimi të burgosurve kur u liruan më shumë se 1.000 të burgosur palestinezë në këmbim të kthimit të një ushtari izraelit që mbahej nga Hamasi. Pak kohë pas lirimit, Sinwari e shoqëroi Haniyehun në një udhëtim në Teheran, ku ai u takua me liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei./REL
Vrases seriale ANGLI- Britaniku Ian Brady së bashku me Kira Hidley përdhunuan, torturuan dhe vranë 5 fëmijë në Mançe...
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi se Yahya Sinwar u vra nga ushtarët e IDF. Në një mesazh për homologët ...
SHBA- Zyratrët amerikanë thanë se misioni për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Shinwar u zhvillua dje. Vihet re se us...
Kamala Harris SHBA- Kamala Harris premtoi mbrëmjen e kaluar, se presidenca e saj nuk do të jetë vazhdim i presidencës së Joe...
FRANCË- Gjashtë departamente në Francë u vunë në alarm të kuq për përmbytje për shkak të reshjeve t&eum...
GREQI- Mjekët e spitaleve grek të cilët po zhvillojnë grevë 24-orëshe mbarëkombëtare, kanë bllokuar par...
emigrantet ne shengjin BRUKSEL- Planet për të shtrënguar rregullat mbi migracionin dominojnë axhendën e samitit të sotëm...
MOLDAVI- Autoritetet në Moldavi thanë se kanë identifikuar më shumë se njëqind të rinj, që dyshohet se janë st&eu...
Lina FRANCË- Trupi i një adoleshenteje franceze, e cila u zhduk 13 muaj më parë, është gjetur pas një kërkimi ...
Foto ilustruese SHBA- Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dërguar në sh...