Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

MOLDAVI- Autoritetet në Moldavi thanë se kanë identifikuar më shumë se njëqind të rinj, që dyshohet se janë stërvitur në Rusi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, me qëllim destabilizimin e atij vendi. Policia moldave arrestoi katër prej tyre, u raportua më 17 tetor.
Kreu i Inspektoratit Kryesor të Policisë, Viorel Cernauțeanu, tha se të katërtit u arrestuan një ditë më parë dhe u dërguan në paraburgim për 30 ditë, raporton Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë.
Rreth 100 persona të tjerë janë “dokumentuar” dhe po hetohen, porse mbeten në kërkim. Dyshohet se ata planifikuan “destabilizimin” e Republikës së Moldavisë, pas zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit të 20 tetorit.
Cernauțeanu tha se disa të rinj kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me policinë.
Policia publikoi pamjet e kamerave të fshehta nga stërvitjet e supozuara në Rusi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ku mund të shihen të rinj në klasa, teksa “ushtrohen për protesta” dhe thërrasin slogane si “gjuha jonë është ruse”, “jo shtetësisë së dyfishtë” dhe “ne nuk duam të hyjmë në Evropë”.
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi nuk reaguan ende ndaj këtyre informacioneve. Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje agjencive policore në të dyja vendet.
Në videon, e cila supozohet se tregon skena nga një kamp stërvitor në Ballkan, të rinjtë shfaqen duke mësuar të bëjnë eksploziv dhe të përdorin dron.
Sipas policisë, të rinjtë janë rreth 20 vjeç dhe kanë udhëtuar drejt Rusisë për stërvitje nga qershori deri në tetor.
Disa prej tyre janë trajnuar edhe në kampet në Serbi dhe në Bosnje të grupeve ushtarake private ruse, Ferma dhe Wagner, njoftuan autoritetet moldave.
“Ata janë trajnuar për përçarje kombëtare, destabilizim të rendit kushtetues, taktika të sfidimit të agjencive të zbatimit të ligjit dhe përdorim të armëve, të cilat do t’i përdornin në protesta të organizuara ose me pretekstin e eliminimit të kandidatëve të caktuar apo manipulimit të zgjedhjeve”, tha shefi i policisë moldave.
Autoritetet në Kishinjev dhe disa qeveri perëndimore paralajmëruan në fillim të qershorit se Rusia dhe oligarku i arratisur nga Moska, Ilan Shor, planifikojnë të organizojnë trazira masive, nëse zgjedhjet presidenciale të Moldavisë dhe referendumi për anëtarësimin në BE përfundojnë me rezultate të pafavorshme për Kremlinin.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen së bashku me një referendum që do t’i pyesë votuesit nëse Moldavia duhet të ketë mundësi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Shtetet e Bashkuara përsëritën më 15 tetor se Rusia po përpiqet t’i minojë zgjedhjet, duke shpenzuar miliona dollarë për këtë qëllim.
BE-ja e kritikoi gjithashtu Rusinë dhe i bëri thirrje asaj që t’i ndalojë “provokimet dhe përpjekjet për ta destabilizuar Moldavinë”, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit.
Moldavia e siguroi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe nisi bisedimet e anëtarësimit me bllokun në fillim të këtij viti./REL
Lina FRANCË- Trupi i një adoleshenteje franceze, e cila u zhduk 13 muaj më parë, është gjetur pas një kërkimi ...
Foto ilustruese SHBA- Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dërguar në sh...
KOSOVË- Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri...
Foto ilustruese IZRAEL- Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetës...
BRAZIL- Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rr&eu...
yahya sinwar RAFAH- Organizatori i sulmit të 7 tetorit, Yahya Shinwar, lideri i Hamasit, dyshohet se është vrarë pas një sulm...
GJERMANI- Një luftanije gjermane që vepron si pjesë e misionit paqeruajtës UNIFIL të Kombeve të Bashkuara rrëzoi një d...
rita ora dhe liam payne SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të ish-yllit të "On...
BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse al...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një intervistë ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron p&...