BOTA

"Ejani, sepse fëmijët tuaj janë tashmë këtu!" DW: Pse të rinjtë nga Evropa Juglindore po ikin në Perëndim?

M.B. Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 08:29
"Ejani, sepse fëmijët tuaj janë tashmë
Foto ilustruese

EUROPA- Një shaka cinike qarkullon prej vitesh në disa vende të Ballkanit: Si mund ta reklamoni Gjermaninë dhe Austrinë në rajon? Në një ftesë nga ndonjë agjenci udhëtimesh ndoshta do të shkruhej: "Ejani, sepse fëmijët tuaj janë tashmë këtu!"

Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimorështë prekur rëndë nga largimi i brezit të ri. Sipas të dhënave të Qendrës Federale Gjermane për Edukim Politik, pothuajse çdo i treti banor i Maqedonisë së Veriut tani jeton jashtë vendit. Situata është edhe më e keqe në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, ku pesha e emigrantëve në totalin e popullsisë është 42 dhe 50 për qind.

Autoritetet federale tërheqin vëmendjen për faktin se emigrantët kontribuojnë ndjeshëm në mirëmbajtjen e familjeve të tyre në vendlindje. "Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, remitancat përbëjnë rreth dhjetë për qind të Prodhimit Bruto."

Megjithatë aktivistja Sofija Todoroviç nga Beogradi është e bindur: "Na mungojnë këta njerëz të zgjuar. Pa ata njerëz të zotët, të talentuar, krijues, punëtorë dhe të orientuar drejt BE-së, e ardhmja e vendeve tona është gjithashtu në pikëpyetje". Todoroviç është drejtore e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut. Rrjeti, me zyra nëSerbi,Kroaci, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, lidh të rinjtë përtej kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Arsyet e ikjes nga vendet e Ballkanit

"Qeveria duhet të ndërtojë më pak ndërtesa dhe të investojë më shumë në arsim dhe edukim", thotë një shofer taksie në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ai nuk është më shumë se 30 vjeç, si rreth gjysma e bashkatdhetarëve të tij, sepse çdo i treti kosovar është nën 18 vjeç. Në të njëjtën kohë, në vendin që shpalli pavarësinë në vitin 2008, shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 19 për qind. Gjithnjë e më shumë të rinj kosovarë pyesin veten: Pse të punoni për një pagë mujore prej pak më shumë se 500 euro, kur mund të fitoni të paktën katër herë më shumë në Vjenë, Berlin apo Bazel? Në Prishtinë nuk mungojnë kurset e gjuhës gjermane. Nga ky vend ka ikur më shumë se gjysma e popullatës nga vendi, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

Sofija Todoroviç e njeh këtë problem, por beson se vetëm progresi ekonomik nuk do ta zgjidhë problemin e largimit. Ajo tërheq vëmendjen për një problem që shpesh neglizhohet në Perëndim: "Sfida më e madhe për të rinjtë në rajon është pasiguria. Ajo buron nga mungesa e besimit te institucionet dhe mungesa e sundimit të ligjit në këto vende, që i shqetëson shumë të rinjtë."

Paqëndrueshmëria dhe pasiguria politik

Në të vërtetë, situata politike në Ballkan është ende e pasigurt, edhe 30 vjet pas luftërave në Jugosllavi. Mosmarrëveshjet e Serbisë me Bosnjë-Hercegovinën, me Kosovën, Malin e Zi dhe Kroacinë, mosmarrëveshjet e Kroacisë me Malin e Zi dhe tensionet mes Maqedonisë së Veriut me vendet e tjera janë rritur së fundmi. Bëhet fjalë për nacionalizmin, ballafaqimin me të kaluarën dhe të drejtat e pakicave politike. Problemet janë të vjetra, ndërsa kërcënimet aktuale.

"Të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend ku çdo ditë ka raportime për shpërthimin e mundshëm të luftës. Ata nuk duan të jetojnë në një vend ku klima është e përshkuar me thashetheme se të gjithë po punojnë kundër nesh dhe që vazhdimisht kemi të mbrohemi”, thotë Todoroviç.

Atdheu i Sofija Todoroviç, Serbia, meriton një kapitull të veçantë. Krahas nacionalizmit të kudondodhur, këtu shtohet edhe sundimi autoritar i presidentit Aleksandar Vuçiq. Ai ka ndikim të madh në gjyqësor, në media dhe Kishën Ortodokse Serbe. Vuçiq përdor edhe marrëdhëniet e paqarta etnike në Ballkan. Todoroviç akuzon autoritetet politike se po i shfrytëzojnë "traumat që ende mbizotërojnë në rajon” për qëllime politike.

Çfarë duhet bërë që të rinjtë nga Evropa Juglindore të qëndrojnë dhe të përdorin energjinë e tyre të madhe për të ndihmuar në ndërtimin e vendit të tyre? Ne kemi nevojë për më shumë sundim të ligjit, më shumë drejtësi dhe më pak nacionalizëm, beson Todoroviç. Prandaj, nisma e saj fokusohet në edukimin politik, duke ofruar një pamje alternative të situatës.

"Ne tregojmë se paqja në rajon është e mundur, se ne mund të bashkëpunojmë me kolegët tanë nga vendet e tjera. Dhe se nuk duhet të përdorim përvojat e kaluara si armë kundër fqinjëve tanë, por mund t'i kthejmë ato në instrumente paqeje."/ DW

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan