Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Ekspertët në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë që gratë të kontrollohen një herë në dy vjet për kancerin e gjirit, duke filluar nga mosha 40 vjeçare. Rekomandimi u bë nga Grupi i Punës për Shërbimet Parandaluese, një grup ekspertësh të pavarur të fushës së mjekësisë nga mbarë Shtetet e Bashkuara që bën rekomandime për shërbimet klinike parandaluese. Ky grup pune me ndikim në mjekësi thotë se ekzaminimi i hershëm synon të trajtojë dy probleme në rritje, shtimin e rasteve të kancerit të gjirit tek gratë nën moshën 40 vjeçare dhe shkallën e lartë të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit tek gratë me ngjyrë.
Një ekip ekspertësh amerikanë të fushës së mjekësisë rekomandon se kontrolli i grave për kancer gjiri duhet të fillojë në moshën 40 vjeçare, duke u bërë rregullisht një herë në dy vjet. Rekomandimi i mëparshëm ishte që mamografia të bëhej një herë në dy vjet për moshat nga 50 në 74 vjeç. Ndërsa përmirësohet trajtimi, shkalla e vdekjeve nga kanceri i gjirit ka pësuar rënie. Në Shtetet e Bashkuara rreth 240,000 raste diagnostikohen çdo vit dhe rreth 43,000 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit.
Dr. John Wong me Universitetin Tufts është nënkryetar i grupit të punës që bëri rekomandimet. Ai thotë se kontrolli i hershëm është nxitur nga rritja e numrit të grave nën moshën 40 vjeç që preken nga kanceri i gjirit. Që nga viti 2015, numri i rasteve është rritur me 2% në vit. Mamogramet do të ndihmojnë në trajtimin e një tjetër çështje të rëndësishme. Shkalla e vdekjes nga kanceri është 40% më e lartë tek gratë me ngjyrë, të cilat preken nga forma më agresive të sëmundjes në moshë më të re.
“Gratë me ngjyrë preken më shpesh nga forma më agresive e kancerit në moshë më të re. Në bazë të modeleve shkencore specifike për to, rekomandojmë fillimin e mamografisë në moshën 40 vjeçare. Ky është hapi i parë i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për të ulur rastet”, thotë zoti Wong.
Ai thekson rëndësinë e trajtimit të duhur dhe sa më shpejt të jetë e mundur për gratë me ngjyrë që diagnostikohen me kancer.
“Ekzistojnë studime të përshtatshme që sugjerojnë trajtime efikase për të ulur shkallën e vdekshmërisë. Presim dhe kërkime shtesë për të hedhur dritë lidhur me shkallën e lartë të vdekshmërisë dhe se si mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.
Këshillat e reja nuk vlejnë për gratë që kanë patur kancer gjiri ose ato me rrezikshmëri të lartë për arsye gjenetike. Në këtë listë përfshihen edhe gratë që kanë patur terapi të theksuar rrezatimi në gjoks në moshë të re. Mamografia nuk funksionon aq mirë për gratë me inde të dendura të gjoksit, por megjithatë zoti Wong rekomandon kontrollin.
“Gratë me inde të dendura në gjoks kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe mamografia nuk funksionon aq mirë tek ky grup. Ndaj nevojiten kërkime shtesë për të kuptuar nëse duhen metoda të tjera ekzaminimi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të lartë nga kanceri i gjirit dhe zbulimin e kancerit të gjirit në një fazë më të hershme, që mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.
Ekspertët thonë se ekzistojnë pikëpyetje mbi përfitimet që mund të sjellë mamografia për gratë mbi 75 vjeç. Në raste të rralla studimet përfshijnë kategorinë e grave mbi moshën 75 vjeç. Ekipi i ekspertëve po bën thirrje për më shumë hulumtime.
Marrë nga VOA
foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite mbylli sot shkollat në disa zona, ku shirat e dendura shkaktuan përmbytje të shpejta dhe bllo...
Foto ilustruese SHBA- Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjasht&eu...
MEKSIKË- Disa mysafirët të ftuar në një dasmë në Meksikë filluan të kenë simptoma të ndryshme dhe pasoj...
Foto ilustruese SHBA- Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara thonë se do të dë...
SPANJË- Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove nga përdoru...
foto ilustruese BRITANI- Emigrantët e identifikuar që do të deportohen në Ruandë kanë filluar të ndalohen nga autoritete...
GAZA- Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se disa kolonë izraelitë sulmuan dy nga autokolonat e saj të ndihmave humanitare ndërsa po ...
Foto ilustruese KOSOVË- Një efektive policore nga Rahoveci në Gjakovë është shpallur e zhdukur. Mediat e Kosovës raporto...
Foto ilustruese LONDËR– Një oficer policie, britanik, është akuzuar për një vepër terrorizmi, pasi dyshohet se ka ...
Millosh Vuçeviç SERBI- Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Prog...