Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
SHBA- Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Leah Roberts, një endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boca Fertility, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore. Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë.
Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest. Por, Roberts thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor pengohen të kryejnë abort në shtatzënitë e paqëndrueshme që ata e dinë se mund të bëhet vdekjeprurëse, si p.sh. kur fetusit i mungojnë organet.
Përveç rrezikut fizik, ekziston edhe trauma psikologjike e detyrimit për të mbajtur një fetus që nëna e di se nuk do të jetë kurrë një fëmijë i shëndetshëm, tha Roberts.
“Ata i ndiejnë goditjet për muaj të tërë pasi u thuhet se nuk do të kenë kurrë një lindje të gjallë”, tha Roberts.
Ekipi i presidentit amerikan, Joe Biden, e fajësoi për ndalimin “ekstrem” ish-presidentin Donald Trump.
“Trump është i shqetësuar që votuesit do ta mbajnë atë përgjegjës për mizorinë dhe kaosin që krijoi. Ka te drejte. Trump hoqi të drejtat dhe lirinë e grave në Amerikë. Këtë nëntor, votuesit do t'i japin atij një mësim të vlefshëm: Mos u ngatërro me gratë e Amerikës”, tha Biden në një deklaratë për ndalimin e ri të abortit.
Roberts tha se ajo është e shqetësuar se kufizimet do të nxisin mjekët veteranë të largohen nga Florida, siç kanë bërë në shtetet e tjera që kanë miratuar ndalimin e abortit.
“Ne do të kemi më pak qasje në kujdesin për popullatën tonë të përgjithshme, edhe nëse është vetëm kujdesi bazë i maternitetit dhe kujdesi normal gjinekologjik sepse njerëzit po largohen”, tha Roberts.
Përveç kësaj, gratë do të duhet të udhëtojnë larg shtëpisë për të kryer abort. Gjykata e Lartë e Floridës, me pesë nga shtatë anëtarët e saj të emëruar nga guvernatori republikan Ron DeSantis, vendosi muajin e kaluar në mbështetje të ndalimit të shumicës së aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë, gjë që hapi rrugën për ndalimin e abortit gjashtëjavor. Ndalimi 15-javor, i nënshkruar nga DeSantis në vitin 2022, ishte zbatuar edhe gjatë kohës sa po kundërshtohej në gjykatë. Ndalimi gjashtë-javor, i miratuar nga legjislativi një vit më vonë, u shkrua në atë mënyrë që të mos hynte në fuqi deri në një muaj pas miratimit të ligjit të vitit 2022.
Shumica e shteteve të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ndalime ose kufizime për abortet që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi “Roe kundër Wade” në qershor të vitit 2022.
Marrë nga REL
MEKSIKË- Disa mysafirët të ftuar në një dasmë në Meksikë filluan të kenë simptoma të ndryshme dhe pasoj...
Foto ilustruese SHBA- Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara thonë se do të dë...
SPANJË- Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove nga përdoru...
foto ilustruese BRITANI- Emigrantët e identifikuar që do të deportohen në Ruandë kanë filluar të ndalohen nga autoritete...
GAZA- Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se disa kolonë izraelitë sulmuan dy nga autokolonat e saj të ndihmave humanitare ndërsa po ...
Foto ilustruese KOSOVË- Një efektive policore nga Rahoveci në Gjakovë është shpallur e zhdukur. Mediat e Kosovës raporto...
Foto ilustruese LONDËR– Një oficer policie, britanik, është akuzuar për një vepër terrorizmi, pasi dyshohet se ka ...
Millosh Vuçeviç SERBI- Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Prog...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, gjatë takimit të tyre në Pekin më 6 prill 2023. ...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshëndetur ekspozitën në Moskë si një “ide të shkëlq...