BOTA

Elon Musk dhe DOGE, reformatori radikal para largimit?

n.f Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 08:48

Elon Musk dhe DOGE, reformatori radikal para largimit?

SHBA- Elon Musk mund të japë dorëheqjen si këshilltar zyrtar i Trump. Çfarë mbetet nga një prej eksperimenteve më të kontestuara të reformës së administratës Trump? Multimiliarderi Elon Musk,  njeri i shout dhe këshilltar i qeverisë amerikane, sipas mediave amerikane ndodhet para largimit nga DOGE, Departamenti i Efikasitetit Qeveritar, i krijuar enkas nga Donald Trump. Sipas mediave, duket se presidenti amerikan e ka lënë të kuptohet këtë në një mbledhje të qeverisë dhe se do të luajë "rol mbështetës". Por Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë këtë, nuk ka asgjë zyrtare. Vetë Elon Musk flet për "fake news."

E sigurt është se roli i Musk ishte i kufizuar në kohë që në fillim: Si i ashtuquajturi "Punonjësi i posaçëm i qeverisë" ai lejohet të punojë për qeverinë për një maksimum prej 130 ditësh në vit pa iu nënshtruar rregullave më të rrepta etike ose detyrimeve të transparencës (p.sh. zbulimi i detajuar i pasurive dhe të ardhurave), për sa kohë që një leje përjashtimore e marrë më parë e lejon këtë. Megjithatë publikisht nuk dihet asgjë për një leje të tillë.

Kufiri kohor i parashikuar duhet të arrihet më së voni deri në fillim të qershorit. Prandaj, lamtumira e tij zyrtare me DOGE duhet të jetë vetëm çështje kohe - veçanërisht pasi, sipas sondazheve, Musk po bëhet gjithnjë e më shumë një figurë e padëshiruar në mesin e popullatës amerikane. Një shumicë e dukshme tani e hedh poshtë kursin e tij të reformës radikale.

Afërsi me presidentin dhe tensione në rritje

Elon Musk nuk ka qenë thjesht një këshilltar - ai pothuajse u bë njeriu në hije i presidentit. Vështirë se dikush tjetër në rrethin e Trump ishte kaq i dukshëm, kaq i pranishëm, kaq me ndikim. Qoftë në Zyrën Ovale, në vizita shtetërore apo në lojë golfi në fundjavë - Musk gjithmonë prezent. Trump madje kishte modele të reja Tesla të demonstruara në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një mbështetje për kompaninë me probleme.

Por në prapaskenë, pas rrahjes së supeve publikisht duket se zien. Zërat kritikë në Partinë Republikane kohët e fundit janë rritur. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ish-këshilltari, Steve Bannon e akuzojnë Musk për një stil egocentrik dhe vetëpromovim të ekzagjeruar. Eksperti Sascha Lohmann nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës (SWP) në Berlin nuk beson se do të ketë një përçarje midis Trump dhe Musk: "Musk herë pas here ka hasur në kundërshtim nga Trump - ai u paralajmërua të vepronte më me kujdes. Por të dy gjithmonë janë dakord për reduktimin e madhe të shtetit administrativ duke përdorur mjete radikale shumë përtej kufijve kushtetues”.

DOGE: Projekt reformues radikal

DOGE ishte përgjigja e Trump ndaj premtimit të bërë në fushatën elektorale për të "kulluar kënetën në Uashington". Me Musk, ai fitoi një aleat, qasja prej sipërmarrësi e të cilit premtoi reforma radikale.  Në një hapësirë ​​shumë të shkurtër kohore, sipërmarrësi Musk zbatoi masa drastike: më shumë se 20,000 vende pune në agjencitë federale u shkurtuan dhe 75,000 punonjësve të tjerë iu ofruan pagesa vullnetare të largimit. Fuzionimet strukturore, për shembull ndërmjet Shërbimit Postar të SHBA dhe Departamentit të Tregtisë janë në përgatitje e sipër. Shembulli më spektakolar i reformës radikale deri më sot: shkrirja e USAID-it, agjencisë shtetërore për ndihmë ndërkombëtare zhvillimore.

Në të njëjtën kohë u digjitalizuan procese të rëndësishme administrative duke përfshirë një projekt simbolik, por të diskutueshëm, dosjet e pensioneve në Pensilvani dhe listën e pagave të mbi 270,000 punonjësve federalë. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë pretendon se ka arritur kursime prej më shumë se 100 miliardë dollarë. Megjithatë, auditimet e pavarura janë ende në pritje dhe disa media kanë zbuluar tashmë mospërputhje në shifrat zyrtare. Procedura ishte efikase dhe e shpejtë, por edhe e rrezikshme sepse "mekanizmat klasikë të kontrollit u anashkaluan sistematikisht", sipas ekspertit Lohmann.

Angazhimi politik rrëzoi aksionet e Teslas

Përveç rolit të tij si këshilltar qeveritar, Musk është aktiv edhe si një donator i rëndësishëm politik pas zgjedhjes së presidentit. Ai sapo ka mbështetur kandidatin republikan për Gjykatën e Lartë në Wisconsin me 20 milionë dollarë - përfundimisht i pasuksesshëm, pasi demokratët ishin gjithashtu në gjendje të mobilizoheshin me sukses duke iu referuar Elon Musk.

Për vetë Musk, barra e përfshirjes së tij politike kohët e fundit është rritur ndjeshëm. Tesla raportoi një rënie prej 13 për qind në shitje për tremujorin e parë. Fakti që aksionet e Tesla-s u rikuperuan ndjeshëm menjëherë pas raportimeve për largimin e afërt të Musk tregon se sa stresues është bërë roli i tij në qeveri për punën e tij si shef i kompanisë.

DOGE pa Musk - dhe Musk pa DOGE?

Donald Trump ka theksuar disa herë se DOGE do të ekzistojë edhe pa Musk. Në të njëjtën kohë, ai e relativizoi pak rolin e Musk dhe vuri në dukje se vetë autoritetet janë në fund të fundit përgjegjëse për kursimet.

Ajo që Musk planifikon të bëjë pas tërheqjes së tij të mundshme mbetet e paqartë. Ai ndoshta fillimisht do të përqendrohet më shumë në kompanitë e tij përsëri. Megjithatë, një vazhdim i karrierës së tij politike duket se nuk përjashtohet. Sascha Lohmann nga SWP mendon se është e imagjinueshme që Musk të mbetet politikisht aktiv, sepse ai di të lëvizë "me shkathtësi midis pritjeve libertariane dhe atyre nacional-konservatore".

Me rolin e tij si reformator radikal, Elon Musk ka lënë një gjurmë të forta në politikën amerikane brenda vetëm pak javësh. Ai i ka tronditur institucionet kryesore shtetërore dhe ka polarizuar debatin politik. Për Trump, Musk dhe donacionet e tij kanë qenë prej kohësh mbështetës të vlefshëm. Por tani duket se ka shenja në rritje se aleanca mund të bëhet një barrë politike për presidentin në plan afatgjatë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan