
MAQEDONI E VERIUT- Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia për në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase shkruajnë se kjo ngjarje është lënë në heshtje nga autoritetet për thuajse një javë. Në momentin që organizata për emigrantët, “Second tree”, ka vënë alarmin, ka ardhur edhe reagimi nga autoritetet vendase.
Sipas një versioni zyrtar të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, emigrantja u vra nga një polic, pasi një prej personave që ndodhej me të ishte konfliktuar me efektivin dhe kishte tentuar t’i marrë armën. Gjatë përleshjes, efektivit i është shkrepur arma e zjarrit dhe ka mjaftuar një plumb që Fatmata të bjerë në tokë e pajetë.
Organizata “Second Tree”, e cila punon në kampet e refugjatëve në pjesën veriore të Greqisë, në llogarinë e saj zyrtare në twitter shkruan se Fatmata u vra nga një polic maqedon.
“Fatmata ka vdekur. Ajo u qëllua nga policia në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Ajo sapo kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte mohuar azilin. Ajo ishte e ngrohtë, entuziaste dhe e gëzuar. Nëse nuk do ta dinit, as që do ta merrnit me mend se ajo jetoi në një kamp refugjatësh, ishte 23 vjeçe. Ajo ishte plot jetë, gjithmonë e gatshme për të ndarë forcën dhe energjinë e saj dhe i pëlqente të kërcente. Ajo kërceu dhe këndoi “me majë të zërit”, siç e përshkruan motra e saj Brintina. Mendoni për atë, sepse kështu do ta kujtojmë. Ajo ishte pjesë e organizatës sonë”, shkruan Second Tree.
“Fatma kishte edhe bashkëshortin e saj me vete në momentin që po kalonin kufirin. Me Abubakarin njihej që fëmijë. Ata shpesh e quanin njëri-tjetrin “gjithçka e imja”. Dy muaj para se të vritej, Fatmata i tha Abubakarit se ishte shtatzënë, por duke qenë se nuk kishin dokumente dhe para, nuk bënë kurrë një test shtatzënie. Ai ishte i pranishëm kur u qëllua Fatma. Ai thërriste emrin e saj, lutej për ndihmë, thonë nga organizata “Second tree”, duke shtuar se ka edhe një video ku Abubakar përqafon Fatmën teksa ajo po vdiste nga plaga me armë zjarri,”- vijohet më tej në reagim.
Menjëherë më pas, bashkëshorti i Fatmës u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për një ditë pa asnjë lajm për gruan e tij. Mediat maqedonase shkruajnë se atij i është ofruar që ta lënë në kufi me Serbinë që të vazhdojë jetën, por ai ka deklaruar se “kërkon drejtësi për Fatmën”.
Giovanni dhe Juliet nga organizata “Second Tree” tani janë me Abubakar në Maqedoninë e Veriut. Ai ende nuk e di se ku ndodhet trupi i Fatmës dhe kërkon ta shohë.
Bashkëshorti i Fatmatës tregon momentet e fundit që ka kaluar me të para se ajo të vritej. Dëshira e Abubakarit, siç ka bërë të ditur organizata, është që bota ta dijë këtë rast. Të njëjtën dëshirë ka edhe familja e Fatmasë, e cila ishte më e vogla nga pesë vëllezërit e motrat.
Deri më tani janë arrestuar vetëm dy persona të dyshuar për veprën e kontrabandës me emigrantë.
Raporti për ngjarjen e 20 prillit:
Policia ka ndaluar transportuesit ilegal të emigrantëve dhe ndërkohë që policët kanë tentuar të arrestojnë njërin prej tyre, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe gjatë sulmit është shtënë një plumb nga arma e policit, e cila ka shkaktuar pasoja fatale duke përfunduar në trupin e një gruaje emigrante e cila ishte në karrigen e pasme të automjetit. Për të hetuar përgjegjësinë e punonjësit të policisë, prokuroria ka ngritur çështjen dhe ka lëshuar urdhër për ekspertizë të vijave papilare të armës zyrtare, si dhe gjurmë të tjera, në bazë të të cilave do të konstatohet se kush ka qëlluar me armë zjarri që i shkaktoi vdekjen e emigrantes.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Prill10:00
Tronditëse në Itali/ Gjenden të vrarë me thikë në fyt një çift i moshura në banesë, arrestohet djali i tyre
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesë...
BOTA
25 Prill22:15
Perceptimi publik global i udhëheqjes së Rusisë u ul ndjeshëm në vitin 2022
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar, qëndrimet ndaj udhëheqjes së Rusisë në nivel gl...
BOTA
25 Prill21:28
Me pistoletë ari në bagazhe/ Arrestohet amerikania në Sidnej
Një grua amerikane është arrestuar në Australi pasi në bagazhin e saj u gjet një αrmë e veshur me flori 24 karatë...
BOTA
25 Prill21:27
Deputeti ukrainas shpjegon pse abstenoi për Kosovën në KiE
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë. Vendimi u mor dje nga Komiteti M...
BOTA
25 Prill21:15
Brnabiç anulon vizitën në Greqi, mediat greke: Mitsotakis arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë
GREQI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit që fillon nes&eum...
BOTA
25 Prill20:24
Ndërsa Izraeli mbush 75 vjet, flamuri shpalos ndasi të thella
Flamuri kombëtar bardhë e blu, me yllin e Davidit në qendër, është shndërruar në simbolin e protestave kundër qev...
BOTA
25 Prill20:07
Banka Botërore: Shqipëria e dyta në rajon për rritjen ekonomike në 2022
Shqipëria është vendi i dytë, pas Malit të zi, me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë vitit 2022, sipas një...
BOTA
25 Prill18:15
Vera po vjen! Videoja zyrtare për atraksionet e Italisë kishte imazhe të... Sllovenisë. 9 mln euro përfunduan në "kosh"
ITALI- Ministria e Turizmit e Italisë është përballur me sulme pasi publikoi një video promovuese për të tërhequr turi...
BOTA
25 Prill17:20
Lista Serbe bojkotoi, KQZ në Kosovë shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në veri! Vetëvendosja dhe PDK ndajnë pushtetin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në v...
BOTA
25 Prill16:01
Emigrantët në Itali: Rreth 1600 të shpëtuar në Mesdhe në dy ditët e fundit
Italia shpëtoi rreth 1600 emigrantë në 47 varka në Mesdheun qendror gjatë dy ditëve të fundit dhe i çoi n&...