Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurdë në Siri, ku iu bërë thirrje ose të dorëzojnë armët ose "të varrosen" me ta. Deklarata e tij vjen teksa përleshjet vazhdojnë midis grupeve militante siriane të mbështetura nga Turqia dhe kurdëve pas rënies së Bashar al-Assad. Që nga rënia e Assadit, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde (YPG) duhet të shpërbëhet, duke argumentuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.
"Vrasësit separatistë do t'u thonë lamtumirë armëve të tyre ose do të varrosen në tokën siriane me ta," tha Erdogan gjatë një fjalimi para ligjvënësve nga partia në pushtet AKP. "Ne do të eliminojmë organizatën terroriste që po përpiqet të thurë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë," shtoi ai. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Turqia synon të hapë një konsullatë në Aleppo së shpejti. Presidenti turk ka shprehur sërish kritikat e tij kundër Bashar al-Asad, duke e quajtur "frikacak".
“Lufta e popullit sirian, plot vuajtje, arriti fitoren më 8 dhjetor. Regjimi u shemb, frikacaku Assad i shiti të gjithë dhe u largua nga Siria. Tani është hapur një faqe e re për këtë vend. Turqia bëri ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Kjo fitore është një sukses i madh. Populli sirian e shpëtoi vendin e tij nga një rrjet masakrimi. Populli sirian ka hyrë në rrugën e përcaktimit të së ardhmes së tij dhe ne jemi të lumtur për këtë. Jemi të lumtur kur shohim flamurin e Sirisë së Lirë dhe yllin e gjysmëhënës në Aleppo, Damask dhe Homs. Jemi të lumtur dhe të kënaqur kur shikojmë sytë e sirianëve të shtypur që shkëlqejnë me shpresë”, komentoi Erdogan.
Në një pikë tjetër të deklaratave të tij, presidenti turk foli edhe për vuajtjet e popullit sirian në vitet e fundit, duke iu referuar edhe Ajlanit të vogël.
“Ngjarjet në Siri nisën më 15 mars 2011, kur një fëmijë u arrestua, u torturua dhe u martirizua për diçka që kishte shkruar në një mur. Pavarësisht këshillave tona, regjimi i Asadit i shtypi protestat në mënyrë të përgjakshme. Edhe pse ishte e mundur t'i jepej fund konfliktit, ai vazhdoi të shtypte popullin e tij. Siria është zhytur në kaos të madh me më shumë se 13 vjet masakra. Qytetet, fshatrat dhe vendet historike u bombarduan. Një milion nga vëllezërit dhe motrat tona u martirizuan ose nga masakrat e regjimit ose nga sulmet e organizatave terroriste. Më shumë se 12 milionë sirianë janë larguar nga shtëpitë dhe atdheu i tyre. 3.6 milionë nga këta persona të zhvendosur kërkuan strehim në vendin tonë. Disa që dolën në rrugë për të shpëtuar jetën e tyre dhe për të ndërtuar një jetë të sigurt për familjet e tyre u mbytën. Disa u lanë të vdisnin në mes të detit. Ne kemi qenë dëshmitarë të mizorive të panumërta që i bëjnë njerëzit të turpërohen për njerëzimin e tyre. Si mund ta harrojmë atë foto të pafajshme të Ajlanit të vogël që është skalitur në kujtimet dhe zemrat tona si gozhdë? Si mund të harrojmë fëmijët që vdiqën në shkollat që u bënë gërmadha nga bombat me fuçi? Si mund t'i harrojmë gratë, dëlirësia e të cilave u shkel para burrave të tyre? Si mund ta harrojmë mizorinë e mbeturinave njerëzore të Sabihasë? Si mund të harrojmë vrasjet dhe torturat pa gjyq? Si mund ta harrojmë indiferencën e botës së qytetëruar ndaj tyre? Si mund të harrojmë mbështetjen e organizatës separatiste nën maskën e luftimit të ISIS? Si mund të harrojmë eklipsin e logjikës dhe ndërgjegjes së opozitës?”,tha presidenti turk.
SIRI- Autoritetet e reja të Sirisë kanë djegur sasi të mëdha narkotike sot, duke përfshirë një milion pilula kapt...
UKRAINË- Gjysmë milioni banorë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës mbetën pa ngrohje pas sulmit masiv të Rusisë n&eu...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska paraqesin kërcënim pë...
Mbreti i Spanjes, Felipe VI SPANJË- Mbreti i Spanjës Felipe VI përdori fjalimin e tij tradicional në prag të Krishtlindjeve pë...
KAZAKISTAN- Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Avioni Embraer E190AR operohej nga li...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka bërë thirrje për një negocim për t'i dhënë fund luftës n&eu...
SHBA- NASA ka publikuar disa pamje nga hapësira, teksa ndodhemi në atmosferë festash. Në imazhet e poblikuara nga NASA duke ajo ...
Londer LONDËR- Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi një makinë u fut n&e...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, pre...
SUDAN- Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën nga kolera javën e kaluar në veri të Sudanit Jugor. Sipas të dh&e...