Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MAQEDONI E VERIUT - "Vrasës, vrasës”, "Kërkojmë drejtësi” – qytetarët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë të revoltuar pas aksidentit në lokalin e natës Pulse, ku humbën jetën 59 vetë. Për të shfryrë zemërimin ata shkatërruan edhe një kafene që i përkiste pronarit të klubit të natës dhe sulmuan kompaninë e tij të logjistikës, duke thyer xhamat dhe duke prishur një automjet dhe orenditë.
Qindra demonstrues të zemëruar u mblodhën edhe para bashkisë për të kërkuar sqarime dhe pasoja. Nën tronditjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga zjarri dhe presionit të qytetarëve të zemëruar kryetari i bashkisë, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen.
Por procesi i analizës së fatkeqësisë sapo ka filluar. Ekspertët thonë se shkaqet e zjarrit janë komplekse dhe lidhen me disa dekada korrupsioni dhe mosrespektimi të ligjeve dhe rregulloreve.
Lakmia vret
Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Shkupit, Goran Markovski, shpreson se incidenti tragjik do të sjellë ndryshime në vetëdijen e publikut dhe të përgjegjësive. Ai tha në televizionin kombëtar TV24 se diskoteka nuk kishte as sistem automatik të fikjes së zjarrit, as ndërprerje automatike të rrymës elektrike apo dalje emergjente. Sipas Markovskit pronari i diskotekës kishte dashur të kursente kostot për masat e sigurisë.
"Lakmia po vret tani edhe fëmijët tanë. 70 deri në 80 për qind e objekteve që përdoren për qëllime të tilla në Maqedoninë e Veriut nuk janë në përputhje me rregulloret përkatëse." - tha Markovski.
Erozion i sistemit
Ekspertët janë të bindur se incidenti mund të ishte shmangur nëse do të ishin respektuar rregullat. Ministri i Brendshëm, Pançe Toskovski, konfirmoi se klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme pune. Kësaj i shtohet edhe fakti se struktura e çatisë ishte prej druri dhe azbesti - dhe poshtë saj kishte një përzierje sfungjeri dhe pëlhure, gjë që bëri që zjarri të përhapej brenda sekondave.
"Gjatë ndërtimit të objektit kishte pasur improvizime," tha për mediat lokale Vladimir Simonovski, zëvendës-shef i departamentit të zjarrfikësve në Shkup.
Në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut po vlon zemërimi për mosrespektimin flagrant të rregulloreve ligjore, rritjen e korrupsionit dhe sistemin e dominuar nga dy partitë kryesore të vendit. Duke përshkruar gjendjen prokurori Ljupço Kocevski tha se në Maqedoninë e Veriut sundon një "erozion i plotë i sistemit”.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Maqedonia e Veriut u rendit në vitin 2024 në vendin e 88-të nga 180. Kjo paraqet një keqësim në krahasim me vitin 2023, kur Maqedonia e Veriut renditej e 74-ta.
Ekspertët bëjnë thirrje për ndryshime
Goran Markovksi nga Universiteti i Shkupit thotë se "Në çdo rast aksidenti del se ka probleme me dokumentacionin dhe lejet, ndaj është e dukshme që sistemi ka dobësi”. Diskoteka në Koçan nuk duhej kurrë të lejohej të funksiononte për një periudhë kaq të gjatë pa masat përkatëse të sigurisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shkoi në vendin e aksidentit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toskovski, paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
"Ajo që ndodhi është më shumë se veprimtari kriminale”, tha kreu i qeverisë një ditë pas aksidentit në Shkup. "Unë do ta quaja një vrasje masive që u lejua të ndodhë nga dikush - për shkak të parave, për shkak të korrupsionit.
Pa ndryshime fatkeqësi të tilla do të përsëriten
Drejtori i Institutit për Demokraci në Shkup, Marko Trosanovski, thotë se korrupsioni është modus operandi në shoqërinë maqedonase. "I gjithë sistemi është ndërtuar mbi klientelizëm, prandaj nuk bazohet në procedura të rregulluara, por në ryshfet dhe interesa të tjera”, tha ai në një intervistë për DW. "Korrupsioni është i përhapur, që nga mësuesit nëpër shkolla që mbyllin sytë dhe japin nota të mira e deri tek inspektorët që lëshojnë leje për një lokal nate që nuk i plotëson aspak kriteret."
Rezultati është tragjedi si fatkeqësia e Koçanit. Trosanovski mendon se fatkeqësi të tilla do të përsëriten, nëse në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon asgjë. "Ne kemi nevojë për ndërgjegjësim publik dhe një ndryshim në kulturë poltike në mënyrë që partitë politike të emërojnë njerëz me integritet në vend të besnikëve."
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëjnë thirrje për hetim të shpejtë dhe efikas të rastit dhe ndëshkim të autorëve. Aktualisht janë 23 vetë që dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë e klubit të natës Pulse. Mes tyre një ish-ministër, një sekretar shteti dhe drejtues të autoriteteve të ndryshme. Mësohet se ata kanë lëshuar licenca dhe leje për diskotekën./DW
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka nisur një operacion të ri tokësor në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të forcave t...
EUROPA- Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht p...
foto ilustruese SHBA- Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë t...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështjesh për t'i d...
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka lexuar një deklaratë të SHBA-së në lidh...
NORVEGJI- Një turist i "varrosur" nga një ortek në veri të Norvegjisë është nxjerrë i gjallë në nj...
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka akuzuar kompanitë amerikane të teknologjisë Google dhe Apple për thyerjen e rregullave të saj dixhital...
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka f...
KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osma...
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Partis&e...