
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës, transmeton Beta.
Siç tha ai, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar.
Ai përkujtoi se marrëveshja mes dy palëve është ligjërisht e detyrueshme dhe se tani shtrohet pyetja se si të zbatohet plotësisht.
Escobar tha se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq “mund të tregojnë guximin e nevojshëm politik për të ndërmarrë hapat e duhur”.
Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Maj09:37
Zgjedhjet në Greqi, Tsipras telefonon Mitsotakis për ta uruar
Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e Demokracisë së Re, Kyrikos Mitsotakis për fitoren e p...
BOTA
22 Maj09:33
Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili?
BRAZIL- Shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të fillojë nga një shpellë si kjo e Planaltinë...
BOTA
22 Maj09:32
Zgjedhjet/ Numërohen 99% të votave në Greqi, Tsipras pranon humbjen, Mitsotakis: Do e bëjmë tërmet politik
GREQI- Mblidhet sot të hënën Zyra Ekzekutive e SYRIZA-së për të diskutuar fajin për kolapsin zgjedhor, por edhe p...
BOTA
21 Maj22:56
Zgjedhjet në Greqi: ND 40.81%, SYRIZA 20.06%, ND triumfon me 20 pikë diferencë në 83% të territorit
Fitorja e madhe e Demokracisë së Re , e cila u shënua nga exit poll , konfirmohet nga rezultatet e shpallura për zgjedhjet e sotme nga Sin...
BOTA
21 Maj18:43
Moldavi, dhjetëra mijëra qytetarë tubim pro-evropian! Presidentja zotohet: Deri në 2030-ën do jemi pjesë e BE-së
Presidentja Maida Sandu ka akuzuar Rusinë se po kërkon të sabotojë integrimin e saj evropian duke nxitur protesta dhe propagandë anti...
BOTA
21 Maj18:10
Escobar: Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerë...
BOTA
21 Maj18:00
Analiza/ Kë do zgjedhë Turqia mes Erdogan dhe Kilicdaroglu
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që bota t’i pre...
BOTA
21 Maj17:00
Analiza e REL/ E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë! Si kanë ndikuar paratë e emigrantëve dhe investimet e huaja
Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rr...
BOTA
21 Maj16:10
Zgjedhjet në Greqi/ Der Spiegel: Kryeministri Mitsotakis duhet të dridhet
ATHINË- Një javë pas Turqisë, në Greqi mbahen zgjedhjet. Skandalet dhe një aksident i rëndë treni tronditën besim...