Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregti gjatë një takim prej katër orësh me zyrtarët e administratës së Presidentit Trump, me shpresën për të shmangur një konflikt të mundshëm tregtar.
“Objektivi kryesor, siç na u prezantua dje nga partnerët tanë amerikanë, është reciprociteti”, tha për median të enjten Maros Sefcovic, komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike.
Sefcovic u takua të mërkurën me Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Kevin Hassett dhe Jamieson Greer, i emëruari i Presidentit Donald Trump si përfaqësues tregtar i Shteteve të Bashkuara.
Zotimi i Presidentit Donald Trump për tarifa reciproke ndaj importeve evropiane ka trazuar partneritetin e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Presidenti Trump ka thënë se tarifat amerikane do të jenë për përputhje me taksat që u vihen importeve amerikane.
Plani i Presidentit Trump për tarifa të drejta do të përfshijë gjithashtu tatimin mbi vlerën e shtuar, çka mund të rrisë taksat e importit dhe mund të nxisë një konflikt më të gjerë tregtar nëse BE-ja vendos masa hakmarrëse.
Një luftë e gjerë tregtare rrezikon të ngadalësojë ekonominë edhe të rrisë inflacionin, çka mund të krijojë sfida financiare për miliona familje. Në një rast të tillë kjo do të dëmtonte mbështetjen politike për Presidentin Trump, pasi votuesit e zgjodhën atë me premtimin për përmirësimin e ekonomisë.
Presidenti Trump ka propozuar gjithashtu tarifa të veçanta për sektorë të ndryshëm, si industria automobilistike, farmaceutika dhe pajisjet kompjuterike. Ndërkohë janë vënë tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit.
Presidenti amerikan i ka ngrirë tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë duke u dhënë një afat prej 30 ditësh për bisedime të mëtejshme dhe zbatimin e kërkesës për të bërë më shumë kundër imigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së drogës. Taksat e importit, që ka gjasa të dëmtojnë industrinë amerikane të automjeteve dhe sektorë të tjerë, mund të fillojnë të zbatohen në mars.
Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha gjatë konferencës së shtypit se delegacioni meksikan kishte zhvilluar bisedime me të dhe me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick për të zgjidhur çështjet.
“Ne duam një tregti të drejtë”, tha zoti Hassett.
Komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike, Maros Sefcovic, tha se kishte diskutuar me partnerët amerikanë mbi kapacitetin industrial të Kinës, kryesisht për çelikun. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për të trajtuar këtë problem, në vend që të luftojnë me njëra-tjetrën./ VOA
SHBA- Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të miratuar një bu...
IZRAEL- Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në...
SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetësime dhe kanë...
VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Françeskut , i cili është...
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzuar asetet e ngri...
BERLIN- Votuesit gjermanë do të shkojnë të dielën në qendrat e votimit për të zgjedhur një parlament të ri q...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta ...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se priste një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Ba...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bëri një deklaratë të mërkurën, ndërsa përshëndeti ven...