U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
LINDJE E MESME- Punëtorët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 35 persona të dielën, si dhe kanë goditur tendat e personave të zhvendosur në qytetin jugor Rafah. Shumë persona tjerë është raportuar të jenë përballur me flakët e zjarrit. Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë numrin më të madh të të vdekurve dhe plagosurve.
Për këto sulme raportohet dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është strehuar, para se të niste ofensiva izraelite aty, më herët gjatë këtij muaji. Dhjetëra mijëra njerëz vazhdojnë të jenë ende në Rafah, ndërsa shumë të tjerë kanë ikur.
Pamjet prej skenës së sulmit ajror izraelit kanë shpërfaqur shkatërrim të madh. Ushtria izraelite e ka konfirmuar sulmin dhe ka thënë se ka goditur instalime të Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe që ka vrarë dy militantë të lartë të grupit. Sulmi ajror është realizuar disa orë pasi Hamasi ka thënë se ka nisur një mori raketash prej Gazës deri në Tel Aviv të Izraelit, si shenjë qëndrese pas më shumë se shtatë muajve, prej kur ka nisur ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.
Izraeli nuk ka raportuar për ndonjë viktimë apo dëm nga raketat e Hamasit dhe ka thënë se disa prej tyre janë kapur dhe shkatërruar në ajër. Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit ka lënë të vrarë rreth 36.000 palestinezë. Izraeli e fajëson Hamasin, me arsyetimin se po operon në zona të banueshme. Hamasi e ka nxitur këtë luftë më 7 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi në tokën izraelite.
Në atë sulm, militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë marrë peng 250 të tjerë. Hamasi ende i mban peng rreth 100 persona. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu beson se Izraeli duhet të marrë kontrollin e Rafahut për të eliminuar batalionet e mbetura të Hamasit dhe që të arrijë “fitore të plotë” ndaj militantëve, të cilët së fundi janë rigrupuar në pjesë tjera të Gazës./ REL
Milan Radoiçiç KOSOVA- Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, vitin e kaluar, tronditi komunitetin lokal dh...
Sulm UKRAINË- Të paktën 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin ukrainas të Kh...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sit përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit. S...
Aksidenti TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi Jugore ku kanë humbur jetën 10 persona. Mësohet se nga ...
Trump SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump u përball me reagime forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane të shtunë...
Macron GJERMANI- Emmanuel Macron dëshiron t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve me Gjermaninë, me vizitën e ...
Foto ilustruese IZRAEL- Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale(ICC), Karim Khan në një intervistë të botuar...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit Biden ka nisur një përpjekje të re për të trajtuar epideminë e mbidozës...
Foto ilustruese PAPUA GUINEA- Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave...
Pikniku PARIS- Më shumë se 4,000 njerëz janë mbledhur në Champs-Élysées për një piknik gjigant falas t&eum...