Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Rusia e përmbylli një fushatë bombardimesh triditore më 26 maj me sulmin më të madh ajror të luftës mbi trivjeçare. Trump tha se deri tani e ka “mbrojtur” Rusinë nga masa të dhimbshme të pazbuluara, por la të kuptohej se po humb durimin pasi Putini po vazhdon t’i shpërfillë thirrjet e tij për armëpushim.
“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë – dhe e kam fjalën për GJËRA VËRTET TË KËQIJA. Ai po luan me zjarrin!” – tha Trump më 27 maj në Truth Social.
Zyrtari rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, iu përgjigj kritikave të Trump duke aluduar në Luftën e Tretë Botërore.
“Sa i përket fjalëve të Trumpit se Putini ‘po luan me zjarrin’ dhe për ‘gjëra vërtet të këqija’ që mund t’i ndodhin Rusisë – unë e njoh vetëm një GJË VËRTET TË KEQE: Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!” shkroi Medvedev në X.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia i hodhi më shumë se 900 raketa në Ukrainë gjatë një bombardimeve treditore, që përfunduan më 26 maj. Trembëdhjetë civilë u vranë në sulmet e 25 majit. Moska tha se kishte goditur vetëm “caqet ushtarake” në Ukrainë. Sulmi i 26 majit ishte më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus mbi tri vjet më parë. Sulmi ndodhi një ditë pasi Trumpi shkroi në rrjete sociale se Putini ishte “plotësisht i çmendur”.
Autoritetet ruse njoftuan mbrëmjen e 27 majit se Ukraina kishte kryer një sulm të madh me dronë kundër Rusisë. Sipas tyre, mbrojtja ajrore e vendit shkatërroi 112 dronë ukrainas gjatë sulmit. Para sulmit treditor të Rusisë, grupi i G7-ës dhe Kongresi amerikan e kishin shtyrë administratën të vendoste sanksione ndaj Rusisë për mospranimin e armëpushimit të menjëhershëm 30-ditor. Kongresi, i kontrolluar nga republikanët e Trumpit, ende nuk e ka çuar për votim projektligjin më të fundit për sanksione ndaj Rusisë.
Kur u pyet javën e kaluar pse nuk vendosen sanksione ndaj Rusisë pasi Putini sërish e shpërfilli thirrjen për armëpushim, Trump tha se kjo do ta largonte udhëheqësin e Kremlinit në një kohë kur ai ndiente se po bënte përparim. Sergei Zhuk, profesor në Universitetin Ball State dhe ekspert për Rusinë dhe Ukrainën, tha se nuk pret që komentet e Trump në rrjetet sociale të sjellin veprime konkrete.
“Do të mbeten në nivelin e kritikave në rrjetet sociale dhe kaq”, tha Zhuk, i cili është gjithashtu hulumtues në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington.
“Putini e kupton se administrata e re amerikane nuk do të reagojë aktivisht ndaj këtyre sulmeve”, tha Zhuk për REL.
Trump e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë prioritet kryesor të politikës së jashtme që kur mori detyrën më shumë se katër muaj më parë. Në mars, ai u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë menjëherë një armëpushim 30-ditor. Zelensky e mbështeti thirrjen e Trumpit, por Putini nuk e pranoi, duke kërkuar që Ukraina fillimisht t’i pranojë disa kushte, përfshirë tërheqjen e trupave nga territori i saj. Kjo ishte e papranueshme për Kievin. Ekspertët thonë se Putini nuk është i interesuar ta përfundojë luftën tani sepse beson se po e fiton atë dhe ende nuk ka i përmbushur synimet kryesore të saj./ REL
FINLANDA- Në muzeun detar të Turkut, "Forum Marinum", ai kalon pranë torpedove dhe anijeve të vjetra detare gjatë rrugës pë...
LINDJE E MESEM- Një grup, i mbështetur nga Uashingtoni, që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsip&eu...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi se pati një "humbje të përkohshme të kontrollit" në një q...
GJERMANI- Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht&rdq...
RUSI- Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Donald Trump, i cili ...
GREQI- Njw tragjedi ka ndodhur në Kallithea tw Greqisw, ku një vajzë 7-vjeçare dha frymën e fundit teksa po luante kur kaloi n...
RUSI- Imazhet satelitore tregojnë se Rusia po ndërton linja transmetimi energjie drejt centralit bërthamor të vendosur në&n...
TURQI- Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot, se ka emëruar dhjetë juristë për të hartuar propozimin e tyre për Kushtetut&e...
GAZA- 800 aeroplanë transporti dhe 140 anije kanë dërguar mbi 90,000 ton armë dhe pajisje ushtarake nga SHBA-të në Izrael&n...
MEKSIKË- Autoritetet gjetën shtatëmbëdhjetë trupa brenda një shtëpie të braktisur në shtetin e Guanajuato-s,...