Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet plot, protestuesit i përgjigjen policisë, fëmijët dhe gratë udhëheqin marshimin
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Që kur kryevepra e tij, teoria e përgjithshme e relativitetit ishte demonstruar prej vëzhgimeve astronomikë të dy ekipeve të pavarur studiuesish britanikë në 1919 ishte rishfaqur në qendër të skenës, nga qarqet akademikë, në shtypin ndërkombëtar Anija nuk kish përfunduar së ankoruari në New York, në pasditen e 2 prillit 1921, kur një turmë gazetarësh, fotografësh dhe kameramanësh rendën të hipin në bord. Preja e tyre, Albert Einstein, i priste në këmbë, mbi urë. Ishte në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara: mbante veshur një pallto leshi të errët si dhe një kapelë që vetëm pjesërisht ia fshihte flokët e thinjur. Në njërën dorë mbante një llullë, ndërkohë që me tjetrën shtrëngonte një kuti violine.
“Duket si një artist”, shkruante të nesërmen The New York Times. “Por poshtë flokëve të shpupurisur ka një mendje shkencore, deduksionet e të cilës kanë shushatur mendjet më të mira të Europës”. Kështu Amerika i jepte mirëseardhjen shkencëtarit që një herë e përgjithmonë kishte ndryshuar mënyrën tonë të perceptimit të hapësirës, kohës dhe universit. Dhe që prej pak vitesh, domethënë që kur kryevepra e tij, teoria e përgjithshme e relativitetit ishte demonstruar prej vëzhgimeve astronomikë të dy ekipeve të pavarur studiuesish britanikë në 1919 ishte rishfaqur në qendër të skenës, nga qarqet akademikë, në shtypin ndërkombëtar. Në atë kohë Einstein ishte një dyzetëvjeçar tërheqës, me maniera plot mirësjellje dhe joformale, dhe me zërin e qetë që shpesh herë dhe papritur i linte vend një të qeshure bombastike. E ardhmja e tij ishte në Amerikë, por e shkuara e tij kishte rrënjë të forta në Europë: në Gjermani, në Zvicër… dhe në Itali.
Fëmijëria dhe dyshimet për autizëm
I lindur më 14 mars 1879 në Ulm, Gjermani, në një familje hebreje të klasës së mesme, Albert në fillimet e jetës së tij u konsiderua nga familjarët si një fëmijë i vonuar. Ai filloi të fliste vetëm rreth moshës tre vjeç dhe preferonte të luante vetëm. Megjithëse ishte përgjithësisht i qetë, ndonjëherë shpërthente në zemërime. Kjo ka çuar disa studiues modernë të sugjerojnë se mund të ketë pasur një formë të lehtë autizmi ose sindromën e Aspergerit – një hipotezë e diskutueshme dhe e pavërtetuar. Megjithatë, me kalimin e kohës ai u zhvillua normalisht në një ambient të pasur kulturor dhe intelektual.
Rrënjët në Europë dhe faza italiane
Në 1895, duke mos ndier më rehati në Gjermani dhe i frikësuar nga shërbimi ushtarak, Einstein braktisi shkollën në Mynih dhe u bashkua me familjen në Itali, fillimisht në Milano, pastaj në Pavia. Aty kaloi muaj të lumtur duke studiuar, punuar me të atin dhe xhaxhain në industrinë elektrike, dhe duke eksploruar Italinë jugore. Ai madje mësoi pak gjuhën italiane dhe shprehej se ajo periudhë ishte ndër më të lumturat e jetës së tij.
Zhvillimi akademik dhe ndriçimi intelektual
Pas një përpjekjeje të dështuar për të hyrë në Politeknikun e Zyrihut në 1895, për shkak të mungesës së njohurive të përgjithshme, ai u pranua një vit më vonë, pasi fitoi diplomën në shkollën e Aaraut. Në Zyrih ai u njoh me Mileva Mariç, studentja e vetme femër në kursin e tij, me të cilën më vonë do të kishte tre fëmijë – njëra prej të cilëve, Lieserl, mbeti mister për historinë.
Viti i mrekullive – 1905
Në vitin 1905, ndërkohë që punonte në zyrën e patentave në Bernë, ai botoi katër artikuj revolucionarë në Annalen der Physik, që ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e fizikës moderne. Ai prezantoi:
Teorinë e fotoneve
Shpjegimin e efektit fotoelektrik (që më vonë i dha Nobelin),
Dëshmimin e ekzistencës së atomeve përmes lëvizjes browniane,
Dhe teorinë e relativitetit të veçantë me formulën e famshme E=mc².
Këto arritje nuk vinin nga një profesor i respektuar, por nga një 26-vjeçar i panjohur, që punonte ditën dhe studionte natën.
Nga Berlini në Princeton – një jetë mes lavdisë dhe përkushtimit
Einstein e vijoi karrierën e tij në Zyrih, Pragë dhe më pas në Berlin, ku në 1915 përfundoi teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Pas vitit 1921 ai udhëtoi në të gjithë botën, por përballja me antisemitizmin dhe nacionalizmin gjerman e detyroi të largohej nga Gjermania në 1933, sapo Hitleri erdhi në pushtet. Ai u vendos në Princeton, SHBA, ku do të qëndronte deri në fund të jetës.
Shkencëtar dhe humanist
Në SHBA, Einstein vazhdoi kërkimet në teorinë unifikuese, por pa arritur suksesin që kishte pasur në rininë e tij. Ai refuzoi të marrë pjesë në Projektin Manhattan për ndërtimin e bombës atomike, megjithëse më herët kishte paralajmëruar Presidentin Roosevelt për rrezikun që ajo të binte në duar naziste. Më vonë, ai do të kthehej në një kritik të ashpër të armëve bërthamore dhe të makartizmit amerikan.
Trashëgimia
Einstein ndërroi jetë më 18 prill 1955 në Princeton, në moshën 76-vjeçare. Sipas dëshirës së tij, trupi iu dogj dhe hiri iu shpërnda në një vend të panjohur. Në dhjetor të vitit 1999, revista Time e shpalli atë “Njeriu i Shekullit XX”.
Figura e tij mbetet sinonim i gjeniut, jo vetëm për arritjet në shkencë, por edhe për mendimet e thella mbi paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.
Një stuhi e fortë ka goditur qytetin Odesa të Ukrainës, ku si pasojë ka lënë nëntë të vdekur dhe 24 mijë...
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision 2026 mbetet e paqartë, teksa një numër vendesh kanë paralajmëruar bojkot nëse ven...
Ajo që organizatat kriminale kanë frikë më shumë është fjala e shkruar. Këtë e ka vërtetuar për herë...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku një çift prindërish me origjinë nga Bangladeshi jan&...
Kremlini njoftuar se Rusia është duke përgatitur forcat e armatosura, të cilat vijnë si përgjigje ndaj vërejtjes së Sekr...
Dy anëtarë të Forcave Ajrore Italiane humbën jetën të mërkurën pas rrëzimit të avionit të tyre T-260B gja...
Rrjeti televiziv turk NTV ka shkarkuar nga puna korrespondentin e tij në Uashington, Huseyin Gunay, komentet e të cilit në lidhje me rezultatin e...
Në përgjigje të detektimeve të dronëve që penguan trafikun ajror në Kopenhagë dhe në qytetin tjetër danez t&eu...
Nga Mia Cathell, Washington Examiner Si një sfidë ndaj administratës së Presidentit Donald Trump, grupi aktivist i mbështetur nga...
Salvatore Ocone, një burrë italian i akuzuar për vrasjen e gruas dhe djalit të tij 15-vjeçar dhe për lënien e vajzës s...