Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Nga Mia Cathell, Washington Examiner
Si një sfidë ndaj administratës së Presidentit Donald Trump, grupi aktivist i mbështetur nga George Soros, që qëndron pas protestave kombëtare “No Kings”, po udhëheq tani një fushatë presioni për të nxitur senatorët demokratë drejt detyrimit të një mbylljeje të qeverisë.
‘Indivisible Project’ (‘Të pandashmit’), organizata 501(c)(4) përgjegjëse për organizimin e pjesës më të madhe të “rezistencës” ndaj Trump, po drejton ushtrinë e saj të aktivistëve që të mbushin linjat e telefonit të senatorëve të tyre demokratë dhe të kërkojnë që ata të bllokojnë propozimet e financimit të qeverisë të sponsorizuara nga republikanët gjatë votimit këtë javë, duke detyruar kështu një mbyllje të pjesshme.
Për të shmangur një mbyllje të qeverisë, e cila pritet të hyjë në fuqi gjatë natës në mungesë të veprimeve nga Kongresi, ligjvënësit duhet të miratojnë një rezolutë vazhduese (CR) për të financuar qeverinë federale. Mbështetja dy-partiake është e nevojshme për të thyer ngërçin në Senat.
“Republikanët kanë nevojë për votat e demokratëve për të kaluar ngërcin,” pranon ‘Indivisible Project’ në thirrjen e tyre për veprim në fushatën “Call Now”.
“Demokratët kanë një pozicion të fortë për të luajtur. Ata duhet ta përdorin për t’i mohuar Donald Trump çekun e bardhë që republikanët duan t’i japin!”
Pasuesit e ‘Indivisible’ udhëzohen që t’u thonë senatorëve të tyre përpara votimit të CR-së se ata “besojnë” tek ata për të “qëndruar në luftën kundër mbylljes së qeverisë.”
Për t’u lidhur me senatorët e duhur, pjesëmarrësit plotësojnë një formular adresash që i lejon të “targetojnë” personat e duhur.
Faqja e internetit e organizatës jep një dialog të shkruar gati.
“Pres që senatori të VAZHDOJË të luftojë fort deri sa të arrijmë një marrëveshje që na mbron nga shkurtimet e Trump në shëndetësi dhe paligjshmëria e tij,” thotë skripti. “Nuk mund të lejojmë një përsëritje të fundit të luftës për financimin e qeverisë – kur lideri Schumer dhe disa demokratë të Senatit u dorëzuan dhe lejuan Trump ta vazhdojë përdorimin e parave tona tatimore si armë!”
Kryetari i pakicës në Senat, Chuck Schumer, dhe nëntë anëtarë të tjerë të Grupit Demokratik u kritikuan nga linjat e ashpra të partisë për bashkëpunimin me republikanët për të miratuar një legjislacion të ngjashëm shpenzimesh në mars, një ligj buxhetor gjashtëmujor për fonde të mëtejshme deri më 30 shtator.
Si përgjigje ndaj “dorëzimit” nga Schumer, ‘Indivisible’ nisi një fushatë për ta larguar nga pozicioni i tij udhëheqës në parti.
Drejtori bashkë-ekzekutiv i ‘Indivisible’, Ezra Levin, publikoi një deklaratë duke thënë: “Senatori Schumer duhet të japë dorëheqjen si lider. Çdo demokrat në Senat duhet ta kërkojë këtë dhe të fillojë menjëherë të bëjë plane për udhëheqje të re”.
Si pjesë e fushatës së presionit, ‘Indivisible’ gjithashtu organizoi një aktivitet ku pjesëmarrësit shkruanin kartolina lamtumire të adresuara ndaj demokratit nga Nju Jorku, “sepse kemi humbur çdo besim tek ai si lider dhe ai duhet të largohet.”
‘Indivisible’, e cila figuron si një “organizatë për mirëqenie sociale,” financohet kryesisht nga Open Society Foundations, qendra e granteve të George Soros. Midis viteve 2017 dhe 2023, kjo organizatë mori më shumë se 7.6 milionë dollarë fonde nga fondacioni.
Grupi jofitimprurës, me seli në kryeqytetin e vendit, mbikëqyr 1.600 degë të lokalizuara në gjithë vendin brenda rrjetit të tij kombëtar dhe vazhdon të rekrutojë anëtarë të rinj për t’u bashkuar me “rezistencën”.
Në korrik, ‘Indivisible’ nisi një program rekrutimi aktivistësh me qëllim trajnimin e 1 milion protestuesve anti-Trump “për të kundërshtuar” dhe për të lehtësuar fazën tjetër të lëvizjes.
I promovuar si “One Million Rising,” programi, i kompletuar me paketa veglash për protesta, mëson “bazat e organizimit komunitar”, “mosbashkëpunimin strategjik,” dhe mobilizimin masiv. “Le të organizohemi. Le të ndalojmë Trump,” thotë portali i regjistrimit.
Salvatore Ocone, një burrë italian i akuzuar për vrasjen e gruas dhe djalit të tij 15-vjeçar dhe për lënien e vajzës s...
Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë mëngjes në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3 në aeroportin Heathrow, pa...
Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë, pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një m...
Akullnajat e Zvicrës janë shkrirë ndjeshëm gjatë 12 muajve të fundit, duke shënuar reduktimin e katërt më të m...
Këtë të hënë ka nisur procesi gjyqësor “Sky ECC” në Namur të Belgjikës ku 58 persona po ndiqen penalish...
Familjet e BE-së duhet të mbajnë para cash në shtëpi për raste emergjence, ka sugjeruar një studim i Bankës Qendrore Evr...
Të paktën nëntë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në Odesa në jug të Ukrainës, ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mynihut në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku shp&eum...
Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin ve...
"Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira", thotë Anni, shefe...