Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Filantropistja amerikane Melinda French Gates thotë se do të dhurojë 1 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për individë dhe organizata që punojnë për të drejtat dhe mirëqenien e grave dhe familjeve në mbarë botën, përfshirë në drejtim të të drejtave riprodhuese në Shtetet e Bashkuara.
French Gates, një nga mbështetëset më të fuqishme filantropiste të barazisë gjinore në SHBA, njoftoi në fillim të këtij muaji se do të largohet nga “Fondacioni Bill & Melinda Gates” dhe u zotua se do të përqendrohet tek puna për gratë dhe familjet.
Ajo shkruan në një artikull të botuar të martën në gazetën New York Times se e ndërmerr këtë hap pasi ka humbur durimin duke dëgjuar për vite me radhë të thuhet se nuk është koha e duhur për të folur për barazinë gjinore.
“Dekada të tëra studimesh mbi ekonominë, mirëqenien dhe qeverisjen e bëjnë të qartë se të gjithë përfitojnë nga investimi te gratë dhe vajzat”, shkruan filantropistja.
Zonja French Gates përmend përqindjen e lartë të vdekshmërisë së nënave në SHBA, duke vënë në dukje se nënat afrikano-amerikane dhe ato me origjinë indigjene përballen me rrezikshmërinë më të lartë.
“Gratë në 14 shtete kanë humbur të drejtën ta ndërpresin shtatzaninë në pothuajse të gjitha rrethanat. Ne mbetemi e vetmja ekonomi e përparuar që nuk ofron leje familjare në shkallë kombëtare. Dhe numri i vajzave adoleshente që mendojnë për vetëvrasjen dhe ndjehen vazhdimisht të trishtuara dhe të dëshpëruara është më i larti prej një dekade”, tha ajo.
Zonja French Gates tha se javët e fundit ka filluar të dërgojë fonde të reja përmes organizatës së saj “Pivotal Ventures”, për organizata në SHBA që punojnë për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për t’i fuqizuar ato.
Mes tyre janë Qendra Kombëtare Juridike për Gratë, Aleanca Kombëtare e Punonjësve Shtëpiakë dhe Qendra për të Drejtat Riprodhuese.
Teresa Younger, presidente e “Fondacionit Ms. për Gratë”, një nga përfitueset e këtyre fondeve, vlerësoi angazhimin e filantropistes.
“Nëse organizatat filantropiste do të ndiqnin shembullin e grave në menaxhimin e financave, do të shihnim më shumë fonde në këtë drejtim dhe një ndikim më të madh”, thotë ajo.
Zonja Younger tha se nuk kishte pasur asnjë proces aplikimi për fondet që iu dhanë organizatës së saj. Ajo nuk pranoi ta bënte publike shumën, por tha se do të ndihmonte në zgjerimin e punës së organizatës.
“Pivotal Ventures” është përqendruar në një sërë nismash për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqinë ekonomike dhe politike të grave, si mbyllja e hendekut të pagave, kompensimi i punës për kujdesin ndaj familjarëve që shpesh kryhet nga gratë dhe inkurajimi i grave për të kandiduar për poste politike.
Zonja French Gates planifikon të paraqesë një nismë prej 250 milionë dollarësh në vjeshtë që do të përqendrohet tek përmirësimi i shëndetit mendor dhe fizik të grave dhe vajzave në mbarë botën. Ajo do të largohet nga “Fondacioni Bill & Melinda Gates” javën e ardhshme. Ajo ishte bashkëthemeluese e organizatës gati 25 vjet më parë.
“Fondacioni Bill & Melinda Gates” do ta ndryshojë emrin në “Fondacioni Gates”. Është një nga organizatat filantropike më të mëdha në botë. Deri në dhjetor 2023, pasuria e tij ishte 75.2 miliardë dollarë, falë donacioneve nga Gates dhe investitori miliarder Warren Buffett.
Shëndeti global mbetet drejtimi kryesor i punës së tij dhe pjesa më e madhe e financimeve ka si objektiv çështjet botërore dhe jo ato në SHBA.
Marre nga VOA
takimi ITALI- Një takim i tensionuar ka qenë ai mes kryeministres Giorgia Meloni dhe presidentit të rajonit të Campania, Vin...
foto ilustruese UKRAINA- Liderët e Francës dhe të Gjermanisë kanë thënë të martën se Ukraina duhet të lej...
AMERIK- Një grua nga Connecticut është përballur me një situatë të rrezikshme pasi u përpoq të shuante vajin e dj...
FRANCË- Arkeologët francezë kanë zbuluar nëntë varre të mëdha që përmbajnë eshtrat e kuajve deri në...
Gazetarja IRAN- Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka dënuar gazetaren Zina Modares Gorji me 21 vjet burgim, pë...
Macron GJERMANI- Presidenti francez Macron është vlerësuar me Çmimin Westfalian të Paqes për angazhimin e tij për Evro...
I arrestuari KINË- Hong Kongu ka njoftuar arrestimet e tij të para sipas miratimit të një ligji të ri sigurie. MNësohet se au...
foto ilustruese RAFAH- Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotë...
JERUZALEM- Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gë...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frankfurt ku një 17-vjeçar ka dhunuar për vdekje një 28-vjeçare. ...